Vajada Keçi Manjani
Testi ispirati a sentimenti religiosi che compongono lo spirito
giovedì 26 aprile 2012
Tre zonjat e kuvendi të V të UAMI-t
Për të pestin vit rradhazi u mbajt eventi më i rëndësishëm i vitit për shqiptarët musliman me banim në Itali, kuvendi vjetor i UAMI-t. I mbajtur në ambientet komode të fshatit turistik 'Getur' pranë bregdetit në Lignano Sabbiadoro (Udine) ku tashmë është bërë një pikë takimi i ideal për besimtaret musliman që banojnë në krahina të ndryshme të Italisë dhe jo vetëm; strukturat komode dhe të përshtatshme favorizuan këtë vit akomodimin e më se treqind pjesmarrësve.
Islami si mënyrë jetese nuk e shkëput besimtarin nga realiteti që e rrethon, por tenton t'i jap atij një vizion më të qartë dhe forcë të brëndshme për të përballur sfidat e përditshme, e gjitha nën dritën e besimit. Kështu dhe tema kryesore e kuvendit është parë në këtë prizëm: " Vlerat e Islamit në ekuilibrin socialo-ekonomik" . Duke u përpjekur që mesazhi i mësipërm të arrinte sa më i plotë, organizuesit u munduan të gërshetojnë momente ligjëratash fetare me momente të organizuara ose të lira aktivitetesh argëtuese në ambientet e fshatit turistik. Natyrisht, synimi kryesor mbetet ai i arritjes së rinovimit të besimit e devotshmërisë duke përfituar nga qetësimi që të ofrojnë ditët e pushimit nga frenezia e punës apo edhe nga streset e përditshme.
Prania në kuvend e besimtarëve me prejardhje të ndryshme krahinore, ka ndikuar edhe në zgjedhjen e të ftuarëve, të cilët janë figura të njohura dhe të dashura nga besimtarët. Këtë vit, ndër të tjerë mund të përmëndim hoxhën e njohur nga Tirana Ahmed Kalaja, hoxhën e nderuar nga Maqedonia Zekeria Bajrami dhe drejtuesi i shoqatës Ardhmëria në Tiranë z. Ferid Piku.
Ajo që bie në sy në këtë aktivitet të madh është pjesëmarrja mjaft aktive e femrave muslimane si në organizimin e programit të përgjithshëm ashtu edhe në drejtimin e programit të tyre të menduar enkas për to. Këtë vit, pjesmarrëse ekselente ishin zonja Anjeza Xhaferraj pedagoge pranë Universitetit Evropian të Tiranës dhe zonja Patrizia Khadija dal Monte nën kryetare e UCOII-t organizatës më të madhe të komuniteteve fetare islame në Itali. Dy zonja të shkëlqyera të cilat me thjeshtësinë më të madhe arritën t'i përcillnin publikut femëror koncepte teologjike dhe sociale të niveleve më të larta.
Zonja dal Monte autore dhe përkthyese e shume librave teologjik në gjuhën italiane, shprehu një ndjeshmëri të madhe në trajtimin e temës së saj gjatë programit të femrave. Ajo na përkujtoi mbi figurën e lartë dhe të nderuar të Profetit tonë (a.s), mbi sjelljen e tij të karakterizuar nga morali më i bukur dhe edukata më e përkryer. Na solli shëmbullin e tij në trajtimin me rrespektin më të madh të figurës së femrës dhe me një përkujdesje të veçantë jo vetëm për të drejtat e saj por edhe per kultivimin e një figure femërore të dobishme, aktive dhe frytdhënëse për komunitetin Islam kudo që ndodhet dhe në të gjitha kohërat.
Në vazhdën e kësaj fryme përkujtimi, zonja Xhaferraj na projektoi në realitetin e sotshëm në të cilin shfaqen sfida të mëdha për gratë muslimane. Në mënyrë analitike dhe konçize, pedagogia e ftuar ilustroi përpjekjet që duhet të bëjnë sot muslimanet për të arritur sukses në kuadër të një shkollimi gjithmon e më cilësor të tyre por që në shumicën e rasteve nuk merr qasje pozitive nga tregu i punës apo dhe institucionet publike. Shqetësime këto mjaft reale të cilat prekin një pjesë të konsiderueshme të femrave muslimane. Analiza dhe sygjerimet praktike të zonjës Xhaferraj u mirëpritën me mjaft interes nga të pranishmet.
Me një karrierë të shkëlqyer universitare, zonja Englantina Xheka, vjen për të dytën herë rradhazi në podiumin e UAMI-t, këtë rradhë për të trajtuar temën kryesore dhe mbizotëruese të këtij kuvendi. Specialistja në ekonomi, u përqëndrua në ilustrimin e studimeve të saj mbi sistemin ekonimik dhe financën islame të cilat sot paraqiten të jenë një zgjidhje cilësore dhe alternative për t'u vlerësuar nën optikën e krizës ekonomike globale. Etika e ekonomisë islame së bashku me moralin dhe ndjeshmërinë ndaj problematikave sociale ofron vënd reflektim për drejtimin dhe kanalizimin e zgjidhjeve ndaj sfidave të kohëve moderne të cilat jo rrallë herë ndikojnë në ekuilibrin e individit.
Këto zonja, me urtësinë dhe inteligjencën e tyre, përcjellin një vizion krejt ndryshe nga stereotipet që jemi mësuar të ndëgjojmë në lidhje me gruan muslimane dhe ndrydhjet e supozuara të saj. Këto zonja, dëshmojnë për një pozitë të rifituar të gruas muslimane e cila gjithnjë e më tepër po vetëdijësohet për rolin kryesor që zoteron në mesin e besimtarëve. Jo vetëm teori e largët të një Islami ideal, por përpjekje serjoze për të vënë në jetë mësimet e Profetit (a.s) në të cilat do të gjejmë dëshmi serioze për rëndësinë e gruas në Islam, pozitë e cila sot duhet të rifitohet nga vetë gratë me forcën e tyre të brëndshme pa pritur që askush ti dhuroje asgjë.
giovedì 31 marzo 2011
Nasci da me, ti prego

Sai, so che mi hai amato intensamente,
Mi hai visto da lontano,
Hai avuto bisogno di me.
Della mia carne
Del mio sangue
Del mio ossigeno.
Senza di me non potevi vivere
Amor mio.
Accarezzandoti con il desiderio
Di abbracciarti e tenerti stretto a me.
Aspettando con pazienza il tuo respiro,
Dolce attesa di mamma
Che tua non sarà mai.
Vita debole, mi hai abbandonato
Tra il piacere e il desiderio
Di provare con curiosità
La notte sveglia con fine soave
Sempre pensando a te, aspettandoti.
Amando non sapendo di averti
Nel grembo materno dentro di me.
Svanita la tua esistenza
Accarezzata per un istante.
Ce solo un “Mai” per noi due
Solo una speranza svanita nella fantasia
Di come avresti potuto essere
Amore di mamma, che tua non sarà mai
Vajada Manjani
martedì 28 dicembre 2010
Besimtarët jo-konformistë, një qasje alternative

Besimtarët jo-konformistë, një qasje alternative
Vajada Keçi Manjani*
‹‹Fëmite e tu nuk janë femijtë e tu, janë fëmijtë e vetë jetës. Ti i sjell në jetë, por nuk je ti që i krijon. Ata janë pranë teje, por nuk janë pronë e jotja. Mund t’i japësh të gjithë dashurinë tënde, por jo idetë e tua, sepse ato kanë idetë e veta›› - Khalil Gibran.
Në projektligjin për arsimin parauniversitar, i cili i është hapur tashmë diskutimeve të publikut, ndër të tjera në paragrafin 4 të nenit 36 ‹‹ndalohet ekspozimi i simboleve fetare në institucionet arsimore, përveçse në shkollat ku mësohen lëndë fetare››. Ky paragraf lë shumë hapesirë për reflektim, aq më tepër kur i referohet nxënësve që efektivisht nuk duhet të kenë mbushur ende moshën madhore përderisa kryejnë arsimin parauniversitar. Në sferën tonë juridike çdo subjekt i cili nuk ka mbushur ende moshën madhore, edhe pse zotëron aftesinë juridike[1], nuk zotëron aftësinë e veprimit[2]. Pra, për sa i përket minorenit, ai e ka të kufizuar aftësinë për të vepruar apo për të vendosur në saj të interesave të tij, duke mos qënë ende i “aftësuar për veprim” gjer sa të mbushë tetëmbëdhjetë vjeç. Në këtë rast është e thjeshtë të mendosh se një subjekt nën moshën tetëmbëdhjetë vjeçare, që ndoshta ndodhet në një fazë ku personaliteti i tij ende nuk është formuar plotësisht dhe për pasojë e gjen veten në vështirësi për sa i përket ndërgjegjësimit për pasojat juridike të zgjedhjeve vetiake, duhet t’i garantohet mbrojtja juridike kundrejt akteve kushtëzuese që mund të ndërrmarrë. Për aplikimin konkret të institucionit juridik i cili ka për qëllim mbrojtjen e minorenëve nën profilin që përmendem më lart, kjo sferë kërkon bashkëpunimin e atyre faktorëve që në bazë të një marrëdhënieje natyrale janë të aftë të shprehin mbrojtjen më të mirë të tyre, pra, prindërit dhe tutorët[3]. Përballë një të drejte themelore, siç është ajo e edukimit të fëmijeve, prindërve iu është dhënë hapësirë shumë e gjërë për të kryer akte të cilat lidhen me interesat e tyre. Por gjërësia e kësaj të drejte mund të shtrihet vetëm aty ku këto akte bëhen në interes të minorit. Kështu juridikisht mund të shprehemi se është e drejta dhe detyra e prindërve të mbajnë, arsimojnë dhe edukojnë fëmijët e tyre[4], kjo qoftë edhe fetarisht.
Përshkrimi që cituam më lart ka natyrë përmbledhëse, gjithsesi na mjafton që të japim idenë e pasojave delikate që ka ndërhyrja e shtetit në marrjen e vendimeve në interes të minorenit. Por ka nga ata që mendojnë se individi përpara moshës tetëmbedhjetë vjeçare, duhet të lihet i lirë nga presionet apo ndikimet familjare në marrjen e vendimeve të cilat ndikojnë në jetën e tij.
Mund të themi se e drejta për edukimin personal, për formimin njerëzor, për realizimin individual si njeri, si qytetar si punëtor, i takon prindit: vetëm në rolin e mbikqyrësit, gjersa femija të jetë i aftë të vendos vetë, prindërit kanë të drejtën dhe detyrën e edukimit të tyre. Më pas, kjo e drejtë bie dhe kalon në duar të vetë fëmijës, të vetë personit i cili vendos për të ardhmen e tij. Kjo, në aspektin fetar Islam, është e ditur dhe e praktikuar botërisht përderisa fëmijët nuk janë të obliguar fetarisht gjer sa të mbushin moshën madhore, si për praktikat e veshjes ashtu edhe të riteve të tjera fetare. Por kjo moshë madhore mund të mos përkojë me moshën e aftësimit juridik të cituar më lart, atëherë si i bëhet? Në këtë rast, mbikqyrja e prindit duhet të jetë e garantuar dhe i riu të gëzojë hapëzirë të gjërë lëvrimi në nevojat e tij për eksperimentimin e botës shpirtërore fetare e praktike. Në një ambient neutral po, por neutral në sensin e të mos pasurit asnjë shtrëngim apo ndalim të praktikës së tij fetare, as nga shteti e as nga familja për aq kohë sa praktika të jetë e njohur botërisht si jo e dëmshme apo kriminale.
Kushtetuta[5] shprehet qartë se prindërit në funksion mbikqyres kanë për detyrë të edukojnë, të përmbushin të drejtën e femijëve për t’u rritur, për t’u formuar intelektualisht, për të qënë autonom: kjo e drejtë nuk mund t’i rezervohet asnjë personit tjetër, madje as shtetit përveçse në raste të veçanta si jetimoret ku në përgjithësi është shteti që mbikqyr dhe është përgjegjës për mbarëvajtjen e tyre apo edhe kur prindi abuzon me drejtën e tij si tutor duke e shtyrë minorin në akte kriminale qoftë edhe konsensuale apo edhe në abuzime të ndryshme mbi të. Është e drejta e shtetit që të pretendojë mbrojtjen dhe edukimin e fëmijëve[6], por nuk ka të drejtë t’i edukojë ata sipas qëllimeve dhe kritereve të tij. E kemi provuar ketë eksperiment fare mirë në komunizëm, e për fat të keq kemi harruar shumë shpejt gjatë këtyre njëzet viteve se çfarë sjell një shtet i cili ia jep të drejtën vetes për të edukuar simpas doktrinave të tij. Shteti dhe institucionet lokale duhet të pretendojnë që fëmijët të bëhen qytetar të përgjegjshëm, të formuar në aspektin e bashkëjetesës demokratike si dhe në planin e aftesisë punëtore. Feja dhe praktikat e saj, të njohura botërisht si pozitive nuk pengon në këtë proçes. Në një shtet social është detyrë e Republikës të zhvendosë pengesat ekonomike dhe sociale që pengojnë zhvillimin e plotë të qënies njerëzore.
Këtu, vëmëndja ime spostohet nga sfeta private (mikro) në atë publike (makro) për të reflektuar mbi nevojat alternative që sjell implementimi i ketij projekt-ligji në fomën e paraqitur më lart.
Nuk do shumë mend të kuptosh se suksesi i reformës arsimore, nuk arrihet me pengimin e një grupi të caktuar interesi (praktikuesve të riteve fetare) për të marrë pjesë në arsimimin sipas aftësive dhe prirjeve personale, por vetëm duke ngritur cilësinë e procesit mësimor. Sa i përket projektligjit në fjalë, a nuk do të ishte më afër mënd sikur përpiluesit e tij, kur të nisnin punën të konsultoheshin gjëresisht me teologë ekspert të fushës përkatëse? Në rastin konkret të shamive të femrës muslimane a nuk do të ishte me afer arsyjes së paku të pyetet Komunitetin Musliman nëse ajo është thjesht një simbol apo obligim fetar përderisa pohoet se ka një diferencë midis tyre. Kjo do të ishte një mënyrë e mirë për të afruar në vendimmarrje grupet e interesit.
A nuk do të ishte padrejtësi ndaj këtyre vajzave të përjashtohen nga arsimi publik nëse gabimisht akti i tyre i devotshmërisë fetare të deklasohet nga praktikë dhe obligim fetar në një simbol të thjesht fetare i cili hiqet e vihet simbas nevojës apo rastit? Obligimi fetar, është akt pa të cilin një besimtar nuk do të ishte i plotë në besimin e tij ndërsa simboli është fakoltativ dhe që shpreh thjeshtë një përkatësi.
Do të ishin të natyrshme reagimet në rast se shteti do t’i ipte të drejtën vetes të mënjanonte dhe veçonte individë të caktuar nga arsimi i detyruar për t’i dërguar ato në institucione arsimore alternative, jo vullnetarisht por të detyruar nga mos toleranca dhe mos pranimi në ambjente publike për shkak të praktikimit të një riti fetar (vëre: rit fetar dhe jo simbol fetar). Në këtë rast ai duhet të përgjegjësohet dhe të plotësojë detyrat e tij ndaj kësaj kategorie duke mundësuar dhe lehtësuar praktikën e hapjes së shkollave alternative kudo që të jetë nevoja për to. Në çdo fshat, qytet apo zonë malore ku ka nxënës praktikant të detyrimeve fetare të ket shtet që furnizon arsimin e detyrueshëm, qoftë me financim nga fonde publike, ashtu siç ndodh rëndom me institucionet arsimore “paritare” në perëndim. Nëse shteti i largon nga vetja nxënësit që kanë zgjedhur një praktikë fetare atëherë ai duhet të kujdeset që e drejta e tyre për arsimim të garantohet nëpërmjet hapjes së shkollave të cilat i përmbushin si kriteret e arsimit publik ashtu edhe atij fetar, me përmbajtjen e çdo lënde të arsimit shtetëror, kjo, sepse ato në këtë rast do të kryenin nje funksion publik ndaj dhe të financueshëm nga shteti. Shumë vënde evropiane financiojnë shkollat private me fonde publike sipas llogjikës së ekselencës, për derisa këto të fundit garantojnë arsimin publik të detyrueshëm, dhe e garantojnë atë me sukses.
*Autorja po kryen master në INTERNATIONAL COMMERCE /(Seksioni Ligjor) në Padova, Itali
[1] E drejta civile e R.P. të Shqipërisë, Andrea Nathanaili.
[2] Ibidem.
[3] LIGJI Nr.10 347, datë 4.11.2010 Neni 3 pika h) Përfaqësues ligjor” është kujdestari ose familja kujdestare, personi apo institucioni, i cili, brenda tagreve që i janë dhënë nga ligji ose nga gjykata, mbron interesat e fëmijës nëpërmjet kryerjes
apo jo të veprimeve juridike, në emër ose për llogari të fëmijës. http://www.president.al/shqip/info.asp?id=6256
[4] Ibidem. Neni 6 pika: 2. Prindërit/përfaqësuesit ligjorë kanë përgjegjësi parësore të krijimit të kushteve të jetesës për t’i garantuar mirërritjen, zhvillimin, mirëqenien, edukimin dhe arsimimin fëmijëve të lindur nga martesa dhe jashtë martese.
[5] Kushtetuta e Shqiperise: Neni 27 pika ç): Liria e personit nuk mund të kufizohet, përveçse në rastet e mëposhtme: për mbikëqyrjen e të miturit për qëllime edukimi.
[6] LIGJI Nr.10 347, datë 4.11.2010 Neni 36 pika 1. Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës është person juridik, në varësi të ministrisë që bashkërendon punën për çështjet për mbrojtjen e fëmijës.
http://e-zani.blogspot.com/2010/12/besimtaret-jo-konformiste-nje-qasje.html
domenica 5 dicembre 2010
Pesha e përgjegjësisë islame

Ka paralajmëruar Muhammedi, alehjissalatu ues-selam, me thënien:"Do t'ju vërsulen jo besimtarët ashtu sikurse i vërsulen egërsirat pjatës së tyre të ushqimi. Thanë: O i dërguar i Allahut, a për shkak se atëherë do të jemi pak në numër? Tha: Jo! Do të jeni shumë, sikurse shkuma e detit, por Allahu do ta heqë frikën nga gjokset e armiqve tuaj dhe do t'jua fusë atë në zemrat tuaja dhe do t'jua mbjellë dobësimin në zemër". Ne nese sot nuk jemi ne kete gjendje, atehere e kemi punen pisk sepse “paska dhe me keq” ne nje te ardhme…
Çdokush nga muslimanët i cili ka sy për të parë realitetin e sotëm, do të vërejë me trishtimin më të madh sulmet dhe vërshimet e pa fund që reken mbi islamin dhe muslimanët. Çdo dite e më tepër, është i rrethuar nga një propagandë galopante e cila duket se nuk resht, por sa vjen dhe forcohet e rritet akoma e më tepër. Përball këti realiteti, çdokujt do ti priteshin krahët për të ndërmarrë cilëndo nisëm reagimi, shpjegimi a dialogimi. Shpesh herë, bëhet tepër e rëndë për një shpirt besimtari qoftë edhe vetëm të lexojë titujt e artikujve nëpër gazeta e revista, të hap televizionin e të ndëgjojë lajmet, apo qoftë edhe të shohë ndonjë program kulturor a zbavitës, sepse elementët nxitës së urrejtjes ndaj Islamit tashme janë të kudo ndodhura duke sfiduar kështu pohimet e shumta të një tolerance fetare që herë e më shumë po mbetet veç një kujtim. Tashmë kushdo e merr nismën t’i japë vetes kompetencë prej analisti e të flasë mbi këtë fe dhe besimtarët e saj. Duket plaçkë e lirë dhe e pa mbrojtur, me të cilën është e leverdisshme të besh tregëti sepse kudo do të kesh kundershtime, dhe kudo do të flasin për autorin, ndoshta jo në menyrën më të mire si analsit a kompetent, ndoshta do të flasin duke theksuar injorancën e tij të thellë, por gjithesi do të flasin. Ndersa nga ana e palës së lënduar, nuk do të ketë tjetër përveç se pershpërima e asgjë më tepër, mbase edhe ndonjë reagim, por shpesh herë askush nuk ja vë veshin ose askush nuk do t’i japi hapësirën e duhur mediatike në mënyrë që pergenjeshtrimi të perfshijë aq njerez saç perfshiu genjeshtra. Perfundimisht, reagimi i kujtdo muslimani do të jetë i mbytur, e pa zë, do të jetë veç pershpërimë.
Shpesh herë, muslimanët vuajnë nga deshpërimi për gjendjen në të cilën ndodhen në perdjithësi. Te rrethuar nga diskriminime të shumta, sulme të gjithanëshme, përjashtime dhe nxjerrje jasht loje si faktorë të dorës së dytë a të tretë.
Muslimanët janë të mbytur nga një frustracion artificial icili vjen si pasojë e ndrydhjes së kapacitetit të tyre intelektual, si pasojë e mënjanimit, injorimit e përjashtimit të përhershëm dhe të vetëdijshëm të tyre. Të vetëdijshëm, sepse ka një narkozë e cila i bën të durojnë pasojat negative të një situate që gjithmonë është jasht kontrollit dhe që i kalon mundësitë e tyre individuale. Ka hadithe dhe parashikime profetike të cilat i bëjnë të ditur muslimanit se shpesh herë gjendja e atij që mban fenë e Zotit do të jetë si e atij që në duar mban një gacë zjarri me një forcë të madhe durimi. Ai që e bën këtë, duhet të paiset me një vetëdijshmëri të madhe për gjendjen në të cilën ndodhet ymeti dhe vetvetja si musliman. Në një ajet të mrekullueshëm Kuranor, Zoti i madhëruar na jep nje shëmbull kuptimplotë kur thotë se, nëse ju e hidhni vështrimin në qiell, ai do të kthehet tek ju i molisur (Kuran 67:4). Pra, nëse perpiqesh të hedhësh vështrimin në hapësira pa fund, ai do te kthehet tek ty, dhe në fakt, kjo është mënyra më e mire për të parë botën: të shihet më parë vetvetja. Nëse për një çast do të reshtim së menduari për atë çka është gjëndja e muslimanëve sot – që realisht është e vështirë deri në skain e të pa përballueshmes - dhe të përqëndrohemi në atë çka gjithsecili mund të kontribuojë me veten e tij për përmirësimin e bindjes së tij fetare, pra praktikës individuale, do të vinin në mënyrë të pa evitueshme në paralajmërimin e dhënë nga i madhi Zot se Allahu nuk e ndryshon gjëndjen e një populli përderisa ai te mos e ndrysjoje veten e tij. Pra, edhe një herë sekreti i suksesit të masave na paraqitet në varësi të vetë njeriut individualisht. Nëse duam që Islami të ketë vendin e lavdishëm që meriton si fe e përkryer e zbritur nga Allahu, atëherë mendoj se është obligim individual që çdo musliman duhet ta ndjej mbi vetvete të kontribuoj për të, por Allahu gjithsecilit i ka dhënë aftësi dhe mundësi lëvrimi të ndryshme të cilat individi ka përgjegjësi ti kanalizojë në atë çka është më e mira, dhe nëse e ndjen përgjegjësinë para Allahut, ta kanalizojë atë në shfrytëzimin për të mirën e fesë dhe për përmirësimin e gjëndjes së tij në veçanti e të muslimanëve në përgjithësi.
Fundja, kthimi i gjithsecilit është tek Allahu dhe tek Ai është llogaria përfundimtare dhe Allahu do ti paraqesë atë çka përgatitur për vetveten në Akhiret. Ndoshta nga kjo dallohen muslimanët nga sulmuesit e tyre, të parët jetojnë me afsh për shehadetin e tyre (dëshminë se nuk ka Zot tjeter që meriton të adhurohet përveç Allahut dhe se Muhamedi a.s është i derguari i Tij) ndërsa disa të tjerë fitojnë “bukën e gojës” kur me afsh sulmojnë Islamin, por ky mjerim i tyre, ah sa kafshatë e hidhur është.
Vajada
Iscriviti a:
Post (Atom)