Ekonomia Islame: Zgjidhja e piramides perendimore ne Dubai*
Siç dihet, rregullat e Islamit nuk kufizohen vetem ne praktikimin e tyre ne privat brenda mureve te shtepise, apo vetem ne maredhenien e njeriut me Zotin, ato jane thjeshte gjithe perfshirese. Asnjera nga sferat e jetes se shoqerise Islame nuk eshte lene pa trajtuar ne kete fe, por ne te mund te gjenden principe te shendosha per çdo sektor te jetes private e publike si dhe gjithçka qe ka te beje me komunitetin e besimtareve.
Si nje fe dinamike e cila ofron zgjidhje per çdo problem te paraqitur gjate zhvillimit te njerezimit, Islami, e ka gjetur veten te jape alternativen e duhur per zgjidhjen e tyre mbi baza te forta morale dhe etike.
Nje nga rastet me konkrete bashkekohore te cilat Islami ka ditur me mjeshteri dhe qartesi ti japi zgjidhje eshte edhe ajo e “ Ekonimise Islame”. Term ky i cili eshte ndegjuar per here te pare nder vitet dyzet te shekullit te kaluar ne viset e Indise aso kohe nen protektoratin e Britanise se Madhe. Ne ate perjudhe gjen zhvillim ideja se muslimanet jo vetem kishin nevoje te krijonin nje shtet te pavarur nga hindut (behet fjale per Pakistanin e sotem) por edhe te kishin nje identitet te vetin antropologjik. Keshtu qe per here te pare u perdoren terma si “ Politika Islame”, “ Kushtetuta Islame” si dhe “Ekonomi Islame”. Edhe pse, u desh kohe qe keto koncepte te konkretizoheshin. Per sa i perket ekonomise islame do te verehej hapja e bankes se pare Islamike ne “Mit Gamar” te Egjiptit pas nje studimi te detajuar dhe bashkepunimi midis eksperteve te jurisdiksjonit fetar (sheriat) dhe parimeve te tregetise, duke arritur keshtu ne perpunimin e metodave te ndryshme te zhvillimit te ekonomise dhe finances sipas normave fetare Islame. Na duhet te theksojme se finances islamike iu desh te zhvillohej fillimist ne nje mjedis kulturor te pershtatshem, siç ishin vendet me shumice derrmuese muslimane.
Natyrisht, mund te themi fare qarte se financa islame ka ndryshime thelbesore nga ajo tradicionale. Ato mund te perkthehen fillimisht duke u bazuar mbi principet e forta fetare dhe etike siç mund te permendim disa shembuj: çdo transaksion finaciar duhet te jete i lidhur me nje transaksion te ekonomise reale; eshte krejtesisht i ndaluar interesi (riba); per te pasur nje fitim, duhet qe te pranohet mundesia e fitimit edhe e humbjes; theksohet ne menyre te qarte e drejta dhe detyrimi per nje trasparence dhe qartesi ne çdo lloj kontrate; Jane rreptesisht te ndaluara basti dhe kumari (maisir); fitimet e njeanshme; si dhe çdo lloj shit-lberje duhet te jete e menjehereshme dhe konrete (garar).
Natyrisht qe perkunder ketyre rregullave qe kane te bejne me tregetine, egzistojne te tjera qe meren drejt per drejte me financen Islame siç jane strukturat kontraktuale te bazuara ne ndarjen e fitimit dhe te humbjes (mudarabah dhe musharaka) gjithsesi keto jane shume pak te perdorura. Ndersa mund te thuhet se gati 90% e aktivit te bankave eshte i perbere nga maredhenie kembimi (murabaha) te cilat mbajne ne vetvete pagesene nje komisjoni te barazvlefshem me nje perqindje interesi qe percaktohet nga palet. Eshte verejtur, se ne shumicen e rasteve, obligacionet islamike qe marin emrin “sukuk” permbajne ne vetvete nje kartolarizim ne te cilin ai qe mban kete titull ne realitet nuk ka asnje te drejte mbi mallin i cili mbulohet nga ky titull sukuk, pra mund te themi se ky fakt bie ndesh me parimin e permendur me pare se blerja e mallit duhet te shoqerohet edhe me pronesine e tij. Realisht ne kete menyre arrihet te krijohet gati çdo lloj strumenti derivat duke perdorur kombinime te kontratave ne perputhie me sheriatin. Mund te themi se ne kete aspekt eshte perdorur ne menyre te gjere inxhenjeria finaciare ose thene ndryshe financa kreative.
Eshte pretenduar gjer me sot, se financa islamike ka arritur ti bej ball me sukses krizes se fundit financiare boterore. Efektivisht mund te themi se ky eshte nje pohim i vertete por ne fakt nuk eshte e gjithe e verteta. Eshte e njohur boterisht tashme se bankat islamike nuk kane pesuar renie per aq kohe sa ato kane plotesuar kriteret e parathena te bazuara ne sheriat sidomos per sa i perket perdorimit te interesit si dhe perdorimin e metodave financiare te cilat ne nje menyre apo ne tjetren permbajne element te “shitjes se borxhit” . E njejta gje mund te thuhet edhe per sa i perket bankave te vendeve arabe te cilat kane maredhenie te ngushta me bankat Amerikane por qe trajtojne sportele te cilat punojne me produkte finaciare islame qe nuk ndikojne ne fakt ne teresine e ekonomise se tyre te brendshme per ta kthyer ate ne “hallall”. Eshte e vertete se keto institute finaciare Islame nuk kishin pervetesuar ne portfolin e tyre tituj “toksik” pra ato tituj qe shkaktuan krizen flinanciare globale, por kjo nuk do te thote se paten nje imunitet total nga kjo e fundit.
Fakti se ne ditet e sotme, pas renies se bankes se “Dubai World” efikasiteti i finances Islame ne raport ne financen konvencionale duket se eshte vene ne dyshim. Mund te themi qartazi, se kjo nuk ka ardhur per pasoje e zbatimit te rregullave te Islamit ne to por pikerisht per shkak te infektimit e institucioneve financiare nga financa konvencionale.
Eshte e njohur boterisht se ne vendet Arabe qendron e depozituar nje pjese e madhe e pasurise monetare boterore e cila pret nje destinacion per t’u investuar. Ne rast se shumica e bankave Arabe per te terhequr kapitalin nisin te modifikojne titujt sukuk duke perdorur alternativa te reja te modifikuara ne menyre qe t’i pernjgajne finances konvencionale dhe kreative perendimore atehere rastet si ky i fundit i bankes Dubai World nuk do te jete i vetmi.
Kjo krijon kundersens, se, perderisa Bankat Islame paraqesin alternativene e tyre pikerisht duke u diferencuar ne ideologji dhe metodologji, titujt sukuk te ashtuquajtura hallall nuk duhet te jene te modifikueshme, dhe jo vetem, por do te theksonim ketu se eshte e ndaluar tregetia titujve te perkthyer ne gjuhen e sotme si obligacione ose aksione, pra teorikisht, nuk mund te trasferohet borxhi apo shitja e tij (Kartolarizimi i borxhit) sepse kjo do te perbente thyerjen e rregulles se pergjithshme: ate se ne Islam nuk mund te trasferosh riskun por financuesi duhet te jete pjesemarres ne risk. Kjo do t’i perngjante kartolarizimit sintetik te tij, faktor kryesor ky ne nxitjen e krizes financiare globale. Isalmi kerkon te bazoje ekonomine ne ekonomi reale dhe jo virtuale, ku nuk ka vend per spekulator si dhe efektin e leves (leverage).
Ne rast se bankat islamike do te perpiqen te kopjojne produkte te finances kreative siç eshte rasti i Dubai Word (e cila emetoi titujt te ngjashme me derivatet) atehere te njejtat pasoja negative te cilat shfaqn tek financa ordinere do te shfaqen edhe tek keto institucione finaciare. Çka do te thote se ate çka islami pretendon ta parandaloi: spekullimin dhe trasferimin e rrizkut, keto tituj nuk do ta bejne, pra duke sjelle keshtu te gjitha pasojat negative qe sollen krizen financiare globale.
Vajada Keçi Manjani
Brescia, Itali
*Publikuar ne : “Gazeta Impakt”
Tirana, Albania
