...atyre që i kam dashur me zemër për hir të Allahut, kur i pash me sytë e mi se si ma hapën kraharorin, e shkulën zemrën prej vatrës së ngrohtë, ngadal e vendosën mbi tokë dhe i ranë me varre...e masakruan të shkretën të pa fajshmen të pa mëshirët...trupi një sekond mbeti frymë, aq sa për të thënë: "të lança Zotin" Pastaj vdiq... po Zoti mbeti gjallë me amanetin tim per gjithmone...
Vajada K. Manjani
"Zemra të devotshme" apo fiktive fallco?
Disa mendojnë se janë të denjë të hyjnë në nijetet të të tjerëve, ja kështu, sepse pandehin të jenë aq inteligjentë sa të zhbirojnë në thellësitë e shpirtrave të tyre, duke menduar se grada e tyre e sinqeritetit ka arritur suffizmin njerëzor, të dijnë gajbin, mendojnë se janë aq larg pamës... të posedojnë firasah...
Disa të tjerë mendojnë se mëshira nuk është obligim të praktikohet nga to, po për sa i përket më të dobtëve, ofrojnë dhëmbshuri me pikatore në gotën e nënçmimit...
Të tjerë shpifin mbasi marin spunto nga një detaj mos plotësimi, e trillin histori në mungesë, se për derisa ato e ndjen me zemër me siguri që do të ketë ndodhur asisoj...
Prapaskena këto, me nuanca dhe pretendime megalo-devotshmërie.
Të tjerët vështrojnë të habitur dhe me një fije revolte...e revolta trrashet me kalimin e kohës, e për pasoj zë vëndin që mbante mëshira në zemër.
Është e vështirë të rendisësh idetë mbas momenteve të habisë dhe tronditjes. Shpesh herë më duhet thjeshtë kohë, dhe të hesht një kohë.
Allahu i gjithë ditur, ka rregulluar botën me urtësi, ka vënë në qëndër të vlerësimit të punës së njeriut nietin e tij, dhe jo madhësinë apo vogëlsinë e punës siç e shohim ne me sytë tanë.
Në vijim të shtjellimit të lidhjes niet-punë Allahu i madhëruar e ka fshehur nietin prej syve të njerëzve, e ka fshehur në zemrën thellë në kraharor, dhe e ka bërë punën të tillë që edhe nëse lyhet me fjalë të bukura dhe shkëlqim fasade ajo po qe se nuk është e shoqëruar nga një niet i sinqertë nuk depërton as në sy dhe as në zemër .
Prandaj, është e kotë gjykimi i jashtëm i veprave të të tjerëve, është e kotë besimi i pohimeve për sinqeritet, por gjithashtu i kotë është pretendimi se me zemër mund të arrijmë të kuptojmë nietin e të tjerëve duke qënë se as gjëndjen e zemrës sonë nuk e gjykojmë dot në është e sëmurë ose jo.
Kur një zemër e devotshme bëhet e egër dhe arrogante.
Jam e bindur në pohimin se sinqeriteti fshihet në zemër. Gjithashtu jam e bindur se të sinqertin dhe të devotshmin Allahu e dallon nga të gjitha krijesat e tjera, Ai i jep një nur të veçantë, një nur që nuk shihet me sytë e ballit por shihet me sytë e zemrës. Besimtari nuk e shet dot veten për posedues të tij sepse për ta pasur kërkohet shumë në këmbim (alias : është shumë i shtrenjtë). Nëse Allahu don një njeri, çdo krijesë do ta dojë atë njeri sepse Allahu ua shtin në zemër dashurinë për të.
Dikush thonte : kujdes në rënien nga simpatia në antipati. Është e vërtetë, se nëse përpara simpatia të bënte ta gjykoje tjetrin apriori në mënyrë pozitive tek sa përjetoje veprimet e tij, rënia në antipati është krejt më e rrezikshme sepse në këtë rast hynë në lojë llogjika dhe gjykimi i ftohtë, thyerja e një ekuilibri brënda vetes dhe vendosja e një të riu i cili revolucjonon të parin duke forcuar pozitat e antipatisë brënda tij, kësaj rradhe më të forta se herën e parë për arsye se zhduket aprioriteti dhe lind racjonaliteti dhe grada e alertës për atë individ. Me pak fjal, kjo quhet zhgënjim. Reagim ndaj një personi i cili thjesht të zhgënjeu,të lën një shenjë, kjo ndodh edhe me zemrat e devotshme.
Ajo zemër e devotshme e cila pretendon se grada e saj e besimit ka arritur nivele të konsiderueshme dhe të vetkënaqshme, ajo gradë e besimit e cila në vënd që të mos lodhet me ibadet, rrinë e numëron se sa ibadet ka bërë gjer më sot, dhe se sa i shkon fjala tek Allahu, dhe arrijnë të kenë mëshirë për ato (që simbas tyre fjala nuk i shkon edhe aq shumë).
Këtë gradë dikur e pata arritur edhe unë: tek sa shkonim në një udhëtim dhe ne, veshur bukur me shamiat tona "firmato" vërejmë një vajzë e rrethuar nga çuna, e tillë super trendy dhe moderne me pantallona e me bandana në kokë, të cilën sapo e shohim nis "dita e gjykimit për të" me fjalë të tilla si: e shkreta gjynaf sikur ta udhëzonte Zoti , e pohime të ngjashme, ne kishim të drejtë të luteshim për "gjynafqaren", ne ishim në një gradë akoma më të lartë, ne faleshim ishim të mbuluara, maillaf , na shkonte fjala tek Zoti... Sapo na pa e "gjora gjynafqare" vërsulet tek ne e përlotur duke na puthur e përqafuar të gjitha dhe me nxitim na tregonte se sa ishte lutur Allahut që të takonte motra muslimane se edhe ajo dëshironte dhe i luteshe Allahut sa herë që falej dhe lexonte Kur'an që të mbulohej si ne!!! – O Zot zemra jonë në çfar grade ishte në ato momente !!!
O Zot, kur mbulohet koka e jo zemra nga ligësitë, ja pra, mendjemadhësia e zemrës së devotshme.
Mendjemadhësia mund të arrij edhe limite të tjera, si ato të zbatimit të shprehjes së lirë... Të shprehjes dhe gjykimit të lirë – me dhuntinë e diturisë apo profesjonit që të ka dhënë Allahu si mëshirë ndaj teje- haptasi se sa i devotshëm apo jo është një zemër karshi tjetrës, mohimin e të drejtës që ka një individ për t'u falur nga njeriu, për shkak të arrogancës që mbulon zemrën e devotshme, duke qënë se nuk i takon atij falja apo dënimi i dikujt.
"Zemra e devotshme nuk duhet të fal gabimet që sheh tek tjetri, ajo është tepër e rreptë në gjykimin ndaj fenomeneve negative të islamit që vëren përreth vetes... është më e rreptë se vetë Allahu xh.sh !!! Se nëse Falësi e ka garantuar faljen e Tij gjithkujt që ja kërkon atë , zemra e devotshme përmëndet kundra padrejtësive në botë... e marrë nga vrrulla dhe euforia e të zbuluarit të vetvetes të devotshëm... kundra çdo lloj ibadeti që nuk është perfekt siç e praktikon ajo... ajo është në rrugën e drejtë...është naturale, s'ka si të jetë ndryshe, orët e namazit të natës numri i hatmeve të Kur'anit gjat muajit të Ramazanit dhikri orë e minut të gjithë duhet të bëjnë kështu, kush nuk e bën i shkreti sa posht që është në grada Allahu nuk do i japi aq shumë..."
Kjo lloj zemre e devotshme, në realitet nuk është e tillë, ajo duhet më parë të pastroi vet veten dhe të turpërohet para Allahut për arrogancën dhe të drejtat që ka i ka mveshur vetes me pa të drejtë. Devotshmëria nuk të jep të drejtën të jesh gjykatës i Allahut në tokë, e gjykatës tokësor i çështjeve qiellore.
Allau është mbikqytës i robërve ë vet.
I devotshmi nuk e kupton që është i tillë për shkak të frikës që ka nga nieti i tij, dhe nga vepra e pa pranuar. Ndërsa ai që një ditë e gjen veten se është i devotshëm , pikërisht në atë moment ka reshtur së qëni i tillë, sepse ka lindur mendje madhësia : shoqëruesja për në rrugën drejt Xhehenemit. Nëse ai një ditë e gjen veten duke gjykuar atë çka Allahu ka vendosur që të jetë e fshehur tek një besimtar...ruajna Zot nga sherri...
O zemra që pretendoni të hyni të pastra në Xhenet pastrohuni ! O zemra që harroni se Allahu ju ka dhënë, dhe si ju u jep edhe të tjerëve, Zgjohuni! Nuk e keni ekskluzivitetin e mëshirës së Zotit, depot e mëshirës së Tij Ai nuk ua ka lënë në dorën që ju simbas gjykimit tuaj ta shpërndani atë tek kush e meriton dhe kush jo.
Largojeni mëndjemadhësinë nga vetja se nuk jeni të vetëm në adhurim ndaj Tij. Të mjerët të verbër që nuk dijnë për verbërinë e tyre.
Të lutemi o Zot, bëj që të vijmë tek Ti, me zemër të ndritur.
martedì 20 gennaio 2009
dedicato a palestina
Çdo send ka një histori të vetën, shpesh përfaqëson një kujtim, një imazh.
Edhe sendit më të vogël të paktën një përkujdesje iu është kushtuar.
Vështrova një ditë një palë atlete, ishin akoma të bardha borë, me tre viza jeshile që shkëlqenin, të lidhura fjongo, simbas shijes delikate të një vajze. Dukej që atë ditë ishin veshur për herë të parë, ndoshta kishin qënë dhuratë ditlindje, apo thjesht një përkujdesje nga nëna apo babai, mbase gjyshja, ndoshta...
Të lagura, atë ditë binte shi, shumë shi, i furishëm ish, sikur breshëri kokërr madh i shkrirë në avujt që ngrihen lart tek sa ai bie posht, në tokë. Përplasej fort mbi gjithçka, duke formuar përreth një zhurmë shurdhuese, gati gati qetësuese të atyre britmave dhe ulërimave që më rrethonin, atë natë, atë çast. Unë shikoja atletet, ato atlete që më tërhoqën aq shumë vëmëndjen, më bën të heshtja për një çast dënesën time edhe pse lotët nuk reshtnin së garuari me shiun, ndala, fiksoja atletet.
Shiu binte me rebesh, pa pushim, njerëzit endeshin në panik, dhe ai tym i errët, o Zot , ai tym i zi nuk pyeste për gjithë atë dhëmbie ai ishte si vetë dhëmbia, për mua bota kish ndaluar, asnjë muskul nuk lëvizte, ay sytë, frymëmarrja ish ngadalësuar, atë çast kish ndalur edhe loti. Sa çudi, ku shkoi gjithë ajo dhëmbie, nga erdhi kjo pausë e shkurtër qetësie, si mund ta quaj të tillë?
Ajo atlete a bardhe me tri viza jeshile që shkëlqenim, e mbështetur anash mbi një pellg me gjak, aty , afër dyerve të shkëlyera të makinave rrinte e bardhë dhe e re mbi atë pellg me gjak. Unë mendoja për këpucën, dukej sikur sapo ishte blerë, priste të jetonte edhe ajo disa vite në këtë jetë si gjitha të tjerat. Tashmë nuk mund t’a bënte më, trupu i pronares së vogël dergjej aty i copëtuar i hedhur tutje përzier me gjak e me shi. S’kish kohë njeri të merrej me trupin e vdekur të një fëmije kur mund të shpëtonte të tjerët, fundja, ishte atletja e saj që i bënte shoqëri , atletja e saj e lagur me gjak e me shi. Qajta përsëri, atë sekond tek sa mëndja ime ndaloi botën. Më pas renda të ndihmoja trupat e tjerë që ende kishin frymë të leshonin klithma dhëmbjeje dëshpërimi dhe kërkese për ndihmë. Kjo histori nuk gjen fundin.

arome e vjeter
A me lejon te hyj Brenda ne shpirtin tend ,si nje eksplorues ,me cante dhe elektrik ne dore ,te shoh se cka aty Brenda .
E magjithshme ,cte shohesh ,nje bote me vete ,nje bote floreale shume ngjyreshe me aroma te shperndara gjithkundi ,me zera melodioz qe s’dihet nga vijne.
Nje hapesire e gjere qe si mungon drita ,ne cdo cep te saj .
Toka shume pjellore, ne shpirtin e nje besimtari mund te mbije cdo lloj lule faren e se ciles hedhim .
Nuk di, vall cfar gjendet ne kete kopesht botanik .Te gjitha llojet e luleve I shoh,shumengjyreshe jane te tera ,njera me e bukur se tjetra .
Jam ndalur tashme, pran kendit te dashurise.Nje vend I cuditshem jo ashtu sic e mendoja une me petale shume ngjyreshe, por bardh e zit te tera ,ndoshta sepse kjo ndjenje I ka te dyja: dashurine edhe vuajtjen .
A me lejon te kepus disa prej tyre? Thjesht,per te formuar buqeten time . E dua te madhe, me lule te larmishme, dhe ajo te jet nje copez nga shpirti yt, te cilen une do ta mbaj gjithmone brenda meje kudo.
Pa dale ,ketu qenka edhe kendi I urrejtjes,e dija qe ekzistonte nje I tille,por se mendoja se do te Ishte kaq I larmijshem.Te them te drejten prej saj sdo te marr asgje ,por meqe ajo eshte pjese e jotja, po kepus vetem nje lule, nje te vyshkur, gati duke vdekur, per te te treguar qe urrejtja jeten e ka vertet te shkurter, dhe si kjo lule do te vdes shpejt.
Hedh veshtrimin por çte shoh?...nje kopesht te madh… vertet ti ke shume ndjenja .
Te faleminderit, une tashme buqeten time e formova,dhe s’me mbetet gje tjeter vec se te te bej nje ftese:
-eja hyr dhe ti ne shpirtin tim, qe te shohesh se clloj lulesh ka aty. Me pas me thuaj se ke prej tyre ke zgjedhur per buqeten tende

Islami na meson per drejtesi dhe na ndalon nga gjerat e keqia
Islami na mëson për drejtësi dhe na ndalon nga gjërat e këqija!
Përktheu: Vajada Keçi ManjaniIslami është e vetmja fe hyjnore e zbritur nga Allahu – Zoti i vërtetë i të gjithë njerëzimit. Vetë Allahu pohon se kjo është feja e vërtetë, por shumica e njerëzve nuk e dinë (Kur`an, 12: 40: dhe 30: 30). Islami, si fe e vertetë, pranon vëtëm të drejtën, e gjithashtu ai e ndalon të shëmtuarën dhe veprat e këqija. Fatkeqësisht shumë njerëz nuk kanë dijeni për mësimet e virtytshme të Islamit.Për të udhëzuar të gjithë njerëzimin në fenë e vërtetë dhe në një mënyrë jetese të plotë, Allahu – Krijuesi ynë, Mbizotëruesi, i ka urdhëruar muslimanët t’i përmbahen asaj çka është e drejtë dhe të ndalen përpara asaj që është e gabuar: “Nga ju le të jetë një grup që thërret në atë që është e dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja! Të tillët janë ata të shptuarit!” (Kur`an, 3: 104).“Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqja, e falin namazin dhe e japin zekatin, respektojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do t’i mëshirojë Allahu. Allahu është Ngadhënjyes, i Urtë!” (Kur`an, 9: 71).Pejgamberi, alejhi selam, gjithashtu, na ka urdhëruar, që t’i përmbahemi të drejtës dhe të ndalemi nga e keqja. E ne, në vazhdim, do të paraqesim disa hadithe të cilat tregojnë se si i Dërguari i Allahut na bën thirrje t’i bashkohemi kësaj praktike të virtytshme:Ebu Said el-Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) tregon se ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut të ketë thënë: “Kush nga ju sheh një të keqe, le ta ndryshoje me dorë, e nësë nuk mundet këtë ta bëjë, atëherë me gjuhën e tij, e nëse nuk mundet këtë ta bëjë, atëherë më zemrën e tij, porse ky është imani më i dobët!”.Abdullah ibën Mes’udi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë: “… Patjetër, ju betohem në Allah, ju duhet t’i bashkangjiteni asaj çka është më e mirë dhe të ndaloni atë çka është e ligë, të parandaloni keqbërësit, t’i ktheni ata në përshtatje me të mirën dhe t’i kufizoni ata në drejtesinë!”(Transmeton ebu Davudi, 4322).Islami, pra, i shtyu ithtarët e tij që të jenë të drejtë dhe në të njëjtën kohë t’i ftojnë jomuslimanët në drejtësi. Drejtësia, për më tepër, është një nga çelësat e Parajsës. Allahu i Lartësuar në Kur`anin Famëlartë thotë: “E përgëzoji ata që besuan dhe bënë vepra të mira se ata do të jenë në Xhennete në të cilët rrjedhin lumenj! Saherë që u jepet ndonjë ushqim nga frutat e tij, ata thonë: “Ky është që me të u ushqyem edhe më parë!”, ngase u sillet ushqim i ngjajshëm (vetëm në formë, e jo edhe në shije). Aty do të kenë bashkëshorte të pastra dhe aty do të jenë përgjithmonë!”(Kur`an, 2: 25); “Falënderimi i takon vetëm Allahut që ia shpalli robit të Vet Librin dhe në të nuk lejoi ndonjë kundërthënie! (ia shpalli) Të saktë (pa shmangie), për t'ua tërhequr vërejtjen (atyre që nuk besojnë) ndaj një dënimi të rëndë prej Tij, e për t'i përgëzuar besimtarët që bëjnë vepra të mira, se ata do të kenë një shpërblim të mrekullueshëm. Duke qenë në të përgjithmonë!”(Kur`an, 18: 1-3); “Do t'i shohësh jobesimtarët të frikësuar nga ajo që vepruan, po, ajo do t'u ndodhë atyre, kurse ata që besuan dhe bënë vepra të mira, do të jenë në kopshtet e Xhenneteve dhe ata kanë te Zoti i tyre çka të dëshirojnë; e kjo është ajo dhuntia e madhe. Ajo (dhunti) konsiston në atë që Allahu u jep myzhde robërve të Vet, të cilët besuan dhe bënë vepra të mira. Thuaj: “Unë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim për thirrjen time vetëm se respektin e dashurisë për hir të farefisnisë (akraballëkut)!”. Kush bën ndonjë të mirë, Ne ia shumëfishojmë të mirat; vërtet, Allahu fal mëkatet, është mirënjohës!”(Kur`an, 42: 22-23).Pejgamberi, alejhi selam, jo vetëm që na urdhëron kryerjen e veprave të mira, por, në të njëjtën kohë, na shtyn edhe që të thërrasim edhe njerëzit në të! Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) përcjell se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Ai i cili thërret njerëzit për veprat të mira do të shpërblehet për të ashtu sikurse shpërblehet ai i cili e zbaton atë pa ia pakësuar shpërblimin e tij për sa i takon; dhe ai i cili i thërret (njërezit) në mëkate atij do t’i duhet të mbart mëkatet njësoj si ai i cili i ka kryer ato, pa iu pakësuar mëkatet për aq sa i takon!”(Transmeton Muslimi, 4/6470).Theubani (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) përcjell se i Dërguari i Allahut, alejhi selam, ka thënë: “Kapuni fort pas veprave të mira të cilën ju nuk do të ishit të aftë t'i përmbushnit plotësisht, mbaj mënd se vepra më e mirë është namazi dhe askush nuk është më i kujdesshëm ndaj pastrimit (abdesit) se sa besimtari!”(Transmeton Tirmidhi, 292 dhe ibën Maxhe).Për më tej, Allahu i Lartësuar në Kur`anin Famëlartë thotë: “O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s'ka dyshim se te Allahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat) e Allahu është i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë!”(Kur`an, 49: 13).Edhe më tej, Allahu i Madhëruar udhëzon besimtarët që të ndihmojnë njëri-tjetrin në vepra të mira dhe mëshirë (Kur`an, 5: 2); Na bën të qartë se Ai e do të drejtën (Kur`an, 9: 4); dhe ata që veprojnë drejt (Kur`an, 5: 93). Kështu, kjo është një vepër e mirë nga ana e besimtarëve, që të ftojnë të tjerët tek gjithçka që është e mirë dhe e drejtë.Jomuslimanët duhet të dinë se Islami është feja e vetme dhe e vetmja mënyrë jetesë më prejardhje hynore e cila na mëson kuptimin e vërtetë të së drejtës. Allahu i Lartësuar në Librin e Tij thotë: “Nuk është tërë e mira (e kufizuar) të ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perëndimi, por mirësi e vërtetë është ajo e atij që i beson Allahut, ditës së gjykimit, engjëjve, librit, pejgamberëve dhe pasurinë që e do ua jep të afërmve, bonjakëve, të vërfërve, udhëtarëve, lypësve dhe për lirimin e robërve si dhe ai që e fal namazin, e jep zekatin dhe ata që kur premtojnë e zbatojnë dhe të durueshmit në skamje, në sëmundje dhe në flakën e luftës. Të tillët janë ata të sinqertët dhe të tillët janë ata të devotshmit!” (Kur`an, 2: 177).Versetet e mësipërme na tregojnë se vepërmirët janë ata që vërtet e kanë frikë Zotin. Ata e tregojnë këtë në besimin e tyre të drejtë e të sinqertë në Allah jo vetëm duke iu lutur Atij, por dhe duke bërë bamirësi, vepra të kënaqshme dhe në të qënët të durueshëm e të qëndrueshëm përballë çfarëdo lloj vështirësie që mund t’u bie atyre. Pejgamberi i Zotit e përshkruan drejtësinë si vijon: Uabisha ibën Uabat tregon se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Vepra e mirë është ajo në të cilën shpirti është i qetë dhe zemra është e qetë, ndërsa mëkati është ajo e cila të ngjallë dyshim në shpirt dhe të shqetëson në gjoks, edhe nëse njerëzit të përkrahin në të!”.Nga përkufizimi i mësipërm në lidhje me veprën e mirë në Islam, njerëzit vepërmirë pritet të jenë të vyeshëm dhe jo pasivë në shoqërinë të cilës i përkasin dhe, në përgjithësi, kundrejt të tjerëve. Në përputhje me konceptin e veprës së mirë, Allahu na udhëzon se si ne mund të arrijmë kryerjen e saj. Ai na thotë: “Ata përpiqen me gojët e tyre ta shuajnë dritën e Allahut, e Allahu nuk do tjetër, pos ta përsosë dritën e Tij, ndonëse jobesimtarët e urrejnë këtë!” (Kur`an, 9: 32).Për të qënë të virtytshëm, duhet të dhurojmë me gjithë shpirt dhe plot sinqeritet gjëra të cilat ne i duam. Ne duhet të japim dhurata të përzemërta të tjërëve me qëllimin e sinqertë për të kënaqur Allahun e Lartësuar dhe jo sepse duam që njerëzit të na njohin. Të dhurosh lirshëm dhe natyrshëm atë çka ne duam nënkupton se Allahu na bashkon në dashuri ndaj njëri-tjetrit me anë të veprës së mirë. Kjo është në përputhje me atributin e Tij hyjnor se si Ai i cili është plot me dashuri e butësi (Kur`an, 85: 14); Allahu jep dashuri atyre të cilët besojnë dhe ndërkohë punojnë vepra të mira (Kur`an, 19: 96). Ai është Zoti (Rab – Zoti i Vetëm Furnizuesi) i Madhërishëm (Kur`an, 57: 29). Ai dëgjon ata të cilët besojnë dhe kryen vepra të mira i jep atyre më shumë nga Mirësia e Tij (Kur`an, 42: 26). Ai i garanton nevojat çdo krijese (Kur`an, 55: 29). Dyert e mirësive të Tij janë të hapura për gjithkënd (Kur`an, 17: 20).Kjo është arsyeja pse jomuslimanët të cilët dëshirojnë dhe punojnë për mirësitë materiale, bëhën të pasur në këtë botë, kanë famë dhe arrijnë suksese. Ata marin shpërblimin e Allahut për çdo vepër të mirë që kanë bërë apo sjellje të virtytshme që kanë kryer në këtë botë. Sidoqoftë, kënaqësia e tyre është e përkohëshme. Në botën tjetër ata do të vuajnë dënimin e dhimbshëm dhe të pafund për arsye se nuk kanë adhuruar Zotin e Vërtetë dhe nuk kanë praktikuar të vetmen fe të vërtetë nga Zoti.Allahu i Gjithëmëshirshëm thekson: “Ky është udhëzim i Allahut, udhëzon me të kë të dojë nga robët e Tij. E sikur t’i përshkruajnë shok Zotit (edhe ndonjë nga këta) kishte për t'iu shkuar huq ajo që kanë vepuar!” (Kur`an, 6: 88); “E, kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do ti pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpëruarit!” (Kur`an, 3: 85).Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar të presim takimin më Të, të adhurojmë vetëm Atë dhe të kryejmë vepra të mira (Kur`an, 18: 110).Ai na ka urdhëruar t’i shërbejmë Atij me devotshmëri të sinqertë (Kur`an, 39: 14).Ai na ka bërë shumë të qartë se devotshmëria e sinqertë i përket vetëm Atij (Kur`an, 39: 3). Më tej, Ai na urdhëron t’i bindemi Atij dhe të Dërguarit të Tij nëse duam që veprat tona të mos jenë të pavlefshme (Kur`an, 74: 33). Me fjalë të tjera, nëse ne muslimanët i bëjmë të gjitha veprat e mira vetëm për kënaqësinë e Zotit, ndjekim Kur`anin dhe Sunnetin, i Madhërishmi do të na shpërblejë, nësë nuk e bën në këtë botë me siguri që do ta bëjë në botën tjetër. Allahu me siguri që do të na dhurojë paqen e pafundme, mirqënie dhe lumturi në Parajsë.Nëse flasim për shpëtimin e jomuslimanëve dhe hipokritëve, atyre do t’u duhet të përqafojnë Islamin sinqerisht dhe ta praktikojnë atë duke u bazuar në Kur`an dhe Sunnet, kështuqë çfarëdo vepër e mirë dhe e drejtë që ata do të kryejnë, ajo do t’u shpërblehet dhe nuk do t’u shkojë huq. Vërtët Allahu është gjithmonë i Drejtë kundrejt atyre që e bësojnë Atë: “S’ka dyshim se Allahu nuk bën padrejtësi as sa grimca, e nëse ajo vepër është e mirë, Ai e shumëfishon atë dhe Vetë Ai i jep shpërblim të madh!”(Kur`an, 4: 40).Enes ibën Maliku (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) përcjell se i Dërguari i Allahut, alejhi selam, ka thënë: “Vërtet, Allahu nuk e trajton padrejtësisht një besimatar në lidhje më virtytet e tij. Ai është gati ta këshillojë atë në këtë botë dhe t’i japë atij shpërblim në botën tjetër. Për sa i përket një jobesimtari, atij do t’i vihet të shijojë shpërblimin e asaj që ka vepruar vetë aq shumë sa kur të vijë në botën tjetër ai nuk do të gjejë virtyte për të cilat do të duhej të shpërblehej!”(Muslimi, 6739).Në Kur`an gjenden shumë urdhra hyjnore për vepra të mira, për të mirën e të gjithë njerëzimit. Në Islam veprat e mira përfshijnë të gjitha virtytet e njohura, shembull si: sinqeriteti, barazia, drejtësia dhe paqa. Allahu jo vetëm që urdhëron besimtarët që t’i frikësohen Atij, por dhe që të jenë prej të sinqertëve. Ai na tregon se kryen një padrejtësi ai i cili gënjen në lidhje me Të dhe refuzon të Vërtetën (Kur`an, 39: 32). Ai do t’i shpërblejë njerëzit e vërtetë për vërtetësinë e tyre dhe do t’i dënojë ata të cilët e mohojnë Atë (Kur`an, 33: 24). Ai ka urdhëruar rregullin e barazisë ndërmjet besimtarëve. Ai i cili kalon kufijt, të cilët Allahu i ka vendosur, do të ketë një dënim të rëndë (Kur`an, 2: 178).Ai na ka urdhëruar të ndjekim rregullin “Jetë për jetë, sy për sy, hundë për hundë, vesh për vesh, dhëmb për dhëmb dhe plagë për plagë!”, por nëse ndokush fal, bën një akt bamirësie, si shlyerjeje për atë (Kur`an, 5: 45).Një tjetër mësim i shkëlqyer kur`anor thotë se Allahu e dëshiron drejtësinë. Krijuesi ynë na urdhëron t’i rijapim besim atij të cilit e meriton dhe kur të gjykojmë ndërmjet njerëzve të gjykojmë me drejtësi (Kur`an, 4: 58). Ne duhet të qëndrojmë të vendosur në drejtësi, si dëshmitarë të Allahut madje edhe kundër vetvetes, prindërve dhe të afërmve tanë në qofshin të pasur apo të varfër. Nuk duhet të reshtim kurrë së qeni të drejtë, sepse Allahu e di atë që ne bëjmë (Kur`an, 4: 135). Ai na thotë të mos e lëmë kurrë atë. Të jemi të drejtë, thotë Allahu, është shumë pranë Mëshirës (Kur`an, 5: 8). Ne duhet të jemi të qëndrueshëm në drejtësi edhe në lidhje me jetimët (Kur`an, 4: 127). Ne duhet të masim dhe të peshojmë me drejtësi. Kudo që të flasim ne duhet të flasim drejt edhe nëse është i përfshirë ndonjë familjar i afërt (Kur`an, 6: 152).Edhepse Allahu i Madhëruar ka lejuar një mashkull besimtar të martohet me një grua, sipas zgjedhjes se tij të martohet edhe me dy, tre apo katër gra, për këtë Ai ka vendosur drejtësinë si kusht. Nëse burri nuk mund t’i trajtojë ato në një mënyrë të barabartë, atëherë ai duhet të martohet vetëm me një (Kur`an, 4: 3). Që të mbizotërojë drejtësia, Allahu ka urdhëruar që besimtarët të luftojnë edhe kundër shtypësve (Kur`an, 2: 193); (Kur`an, 8: 39).Prej besimtarëve pritet që të përhapin paqen ndërmjet tyre dhe ndër të gjithë njerëzimin. Allahu i Madhëruar na urdhëron të përhapim paqen dhe t’i përgjigjemi përshëndetjeve të të tjerëve (Kur`an, 4: 86).Gjithashtu na urdhëron të vendosim traktat paqeje me ata që nuk na luftojnë (Kur`an, 4: 90). Për më tepër, Krijuesi ynë na urdhëron: “T’i frikësohemi Atij dhe të jemi prej atyre të sinqertëve!” (Kur`an, 9: 119); “Ta ndihmojmë njëri-tetrin në vepra të mira dhe mëshirë e jo në mëkate dhe zemërime!” (Kur`an, 5: 2); “Të jemi të përmbajtur e të kujdeshshëm në ecjen tonë dhe të ulim zërin!” (Kur`an, 31: 19); “Të jemi të butë jo vetëm më prindërit tanë e të afërmit apo jetimët, por me të gjithë ata që kanë nevojë, t’u flasim drejt njerëzve!” (Kur`an, 2: 83); “Të kthesh të këqen me të mirë!” (Kur`an, 41: 34); “Të jemi të vetëpërmbajtur!” (Kur`an, 41: 35); “Të jemi të mëshirshëm!” (Kur`an, 2: 270, 274); “Të japim zekatin!” (Kur`an, 2: 277); “Të falim rregullisht namazin; t’i bashkohemi asaj çka është më e mirë dhe të ndalojmë atë çka është e keqe dhe të durojmë me durim të vazhdueshëm çkado që të na ndodh!” (Kur`an, 31: 17); “Allahu i Madhërueshëm gjithashtu na ka urdhëruar për durim dhe këmbëngulje se Ai do të na provojë në diçka nga frika, uria, humbje në pasuri, jetë dhe rezultat të punës sonë (Kur`an, 2: 153 dhe 155); “Për të ruajtur paqen ndërmjet njerëzve, Zoti ynë ndalon: të gjitha veprat e turpshme, ligësitë dhe revoltën!” (Kur`an, 16: 90); “Mëkatet” (Kur`an, 59: 19); “Dinakëritë” (Kur`an, 28: 77); “Arrogancën”, “Egoizmin”, “Koprracinë” (Kur`an, 4: 36-37); “Fodullëkun” (Kur`an, 31: 18); “Jofisnikërinë” (Kur`an, 2: 276); “Lavdëratat” (Kur`an, 4: 38); “Zilinë” (Kur`an, 2: 109); “Mashtrimin e të tjerëve duke u betuar rrejshëm” (Kur`an, 16: 92); “Pandershmërinë” (Kur`an, 3: 161); “Shpifjen” (Kur`an, 68: 11); “Përqeshja e të tjerëve, sjelljet sarkastike, të emërtuarit e të tjerëve me nofka ofenduese, mosbesimin, përgjimin apo të folurit keq pas shpinës së të tjerëve” (Kur`an, 49: 11-12).Të flasësh me keqdashje rreth dikujt pa presencën e tij, në Islam, konsiderohet si një vepër e neveritshme. Në përputhje me këtë Allahu na ka kërkuar të mënjanojmë dyshimin sa më shumë të jetë e mundur (Kur`an, 49: 12). Nësë një person na sjell ndonjë lajm kundër dikujt tjetër ne nuk duhet ta pranojmë atë menjëherë si një informacion i vërtetë. Nëse ndonjë mëkatar vjen tek ne me ndonjë lajm në duhet ta vërtetojmë atë në mënyrë që të mos i dëmtojmë të tjerët pa dashur (Kur`an, 49: 6).Ndër veprat e tjera të ndaluara në Islam përfshihen:“Veprat e pahijshme qofshin ato të fshehta apo të hapura; mëkatet dhe shkeljet ndaj së vërtetës dhe arsyes”, “Rrebelimi” (Kur`an, 49: 7); “Pirja e alkooleve apo të luajturit kumar” (Kur`an, 2: 219 dhe 5: 90-91)” “Fajdeja” (Kur`an, 2: 275-276); “Teprimi” (Kur`an, 6: 141 dhe 17: 26); “Grabitja, shkelja e kurorës, imoraliteti, vrasja e fëmijëve shpifja dhe përhapja e gënjështrës” (Kur`an, 6: 151).Një besimtar nuk duhet të vrasë një besimtar tjetër, por nëse ndodh kjo gabimisht atëherë është i nevojshëm kompensimi (Kur`an, 4: 92). Ndërsa nëse ndonjëri vret me qëllim ndonjë besimtar atëherë shpërblimi i tij është zjarri i Xhehenemit (Kur`an, 4: 93).Në mënyrë që të evitojmë veprat e keqija Allahu na urdhëron që ta konsiderojmë shejtanin e mallkuar si armik. Allahu i Lartësuar na udhëzon që të qëndrojmë larg mendimeve dhe veprave të këqija, Ai na tërheq vëmendjen në atë çka ne nuk duhet ta lejojmë shejtanin të na shtyjë drejt ndjekjes së rrugës së tij duke qënë se ai është armiku ynë i hapur. Allahu i Madhëruar na paralajmëron: “O ju të cilët besuat, mos shkoni gjurmëve të djallit, pse kush ndjek gjurmët e djallit ai urdhëron për të shëmtuara e të irrituara, e sikur të mos ishte mirësia e Allahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, askush prej jush nuk do të pastrohej kurrë (prej mëkateve), por Allahu e pastron atë që do Ai. Allahu dëgjon e di!”(Kur`an, 24: 21); “Djalli është armik juaji, pra, edhe ju konsiderojeni armik, ai e thërret atë grupin e vet, vetëm për t'i bërë banues të zjarrit!”(Kur`an, 35: 6).Ne duhet të largohemi nga shejtani me çdo mjet. Allahu na kujton se shejtani na bën premtime vetëm për të na mashtruar. Shejtani dëshiron që ne të largohemi nga rruga e drejtë. Ata që e marrin atë për mik me siguri që do të digjen në zjarr. Krijuesi ynë na ka bërë të qartë se “djalli ju frikëson nga varfëria dhe ju urdhëron për të këqija, e Allahu ju garanton falje (mëkatesh) e begati; Allahu është Dhurues i Madh, i Dijshëm!” (Kur`an, 2: 268); “Do t'i shmang (nga e vërteta), do t'i bëjë të shpresojnë në gjëra të kota; do t'i urdhëroj dhe ata do të shqyejnë veshët e bagëtive; do t’i urdhëroj dhe ata do të shëmtojnë krijesat e Allahut. E kush bën mik djallin, e jo Allahun, ai ka dështuar sheshazi! Të tillët (që ndjekin djallin) kanë vendin në Xhehennem dhe prej tij nuk kanë të ikur (shpëtim)!”(Kur`an, 4: 119-121).Allahu është Ruajtësi ynë (Kur`an, 2: 21-22); Mbrojtësi ynë (Kur`an, 2: 257). Ajetet e mëposhtme të Kur`anit Famëlartë do t’i ndriçojnë jomuslimanët dhe do t’i bëjnë të kuptojnë se Allahu na udhëzon të kërkojmë ndihmën e Tij kundrejt influencës së shejtanit të mallkuar.“E nëse të godet shejtani me ndonjë vesvese, ti kërko strehim te Allahu, sepse vërtet Ai dëgjon e di. Vërtet, ata që janë të ruajtur, kur i prek ndonjë iluzion nga djalli, ata përkujtojnë (Allahun) dhe atëherë shohin (të vërtetën)” (Kur`an, 7: 200-201).Jobesimtarët dhe hipokritët të cilët nuk besojnë se Islami është feja e vërtetë prej Allahut, duhet të mendojnë mbi shumë gjëra pozitive të cilët Islami ia ka sjell gjithë njerëzimit. Ata duhet të pranojnë të vërtetën se vetëm Islami është e vetmja fe e cila udhëzon në tërësi për të drejtën dhe ndalon nga e keqja. Islami këshillon të gjithë njerëzimin që të tërhiqet nga veprat e këqija duke qënë se ato janë prej shejtanit. Ai na udhezon qartë të luftojmë kundër djallit dhe të mos e lëmë atë dhe ndjekësit e tij të na mashtrojnë. Ai na mbron nga kryerja e mëkateve kështu që ne të mos përfundojmë në zjarrin e Ferrit, të cilin Allahu e ka përgatitur për djallin dhe për ata të cilët e mohojnë Islamin. Për udhëzimin dhe shpëtimin e jomuslimanëve dhe hipokritëve ato nuk duhet të lënë shejtanin të hyjë në zemrat e tyre, duhet të reshtin së mohuari mësimet e virtytshme islame. Ata duhet të jenë të arsyeshëm e të pranojnë se Islami është me të vërtetë feja e drejtë. Ai na mëson dhe udhëzon për vepra të mira dhe në ndalimin nga veprat e këqija për udhëzimin dhe drejtimin e të gjithë njerëzimit.Autor: Dr. Norlain Dindang MababayaPerktheu: Vajada Keçi Manjani

mercoledì 14 gennaio 2009
Flete nga ditari i dhembjes
Tek sa numri i të vdekurve në Gaza rritet, Muhamed Ali një avokat dhe kërkues mediatik për Oxfam i cili jeton në Gaza City , është duke mbajtur një ditar në lidhje me ndjenjat dhe eksperjencën e tij.
Natën e mirë e dashura ime, shihemi në botën tjetër...
Sot u takova me njerëz jasht spitalit Shifa në Gaza City. Nuk mund tu besoja historive që isha duke ndëgjuar.
Një burr i moshuar më tha se ishte duke u verbuar. Gjëndja a tij diabetike ishte duke u rënduar dhe i nevoitej mjekim i shpejtë në mënyrë që të mos humbiste shikimin. Ai u nxorr përjasht; nuk ishte në gjëndje aq të rëndë në krahasim me njerëzit që mbushnin plot koridoret e spitalit ndersa doktorrët nuk mjaftoninpër t-u kujdesur edhe për të.
Ekipet mjekësor nuk mjaftojnë; mjekët janë duke punuar me turne 24 orëshe, nuk mjaftojnë krevatet, paisjet mjekësore, apo ilaçet për t-i bërë ball kësaj krize humanitare.
Jam duke ndegjuar shumë ngjarje për njerëz të bllokuar nën rrënoja- ndërsa ambulancat nuk janë në gjëndje ti arrijnë ato, kështu që ato presin të vdesin.
Tek sa isha jasht, një burr më kapi dhe më pyeti nëse unë mund ta ndihmoja të laja xhenazet.
Një tjetër më pyeti nëse unë punoja për ndonjë organizatë humanitare, përpara se të mund të përgjigjesha ai pa nga qelli dhe bërtiti: “Ku është humaniteti!!!”
Gjëndja ka arritur një pikë aq tragjike saqë mjekët herë pas here përballem me dilema të tilla si: - të trajtojnë më parë fëminë të cilin është duke vdekur nga rrjedhjet e gjakut apo atë i cili ka plagë traumatike në kokë.
Tek sa mjekët përballen me kësi dilemash çdo minut, disa politica vazhdojnë debatet nëse jemi duke u përballur me nje krizë humanitare apo jo.
Që kur nisi sulmi i Izraelit mbi Gaza, askush nuk ka mar ndonjë rrogë dhe zor se ndokush ka mundur të shkoi në punë. Shumë njerëz janë të varur nga prodhimi agrar për të pasur për të ngrënë, teksa popullsia e Gazës mban shpresat tek to për furnizime me prodhime bujqësore; kjo ngase bllokada dhe embargo zor se lejojnë ndonjë gjë të hyj brënda.
Askush prej fermerëve nuk do të shkoi në tokat e tyre këto dit. Ashtu si të gjithë ne, edhe për to frika se mos vriten tek sa dalin prej shtëpive të tyre është e njejt me atë të të qëndruarit në shtëpi.
Çmimet e gjërave të nevojshme janë duke u rritur dita ditës, tek sa vazhdojnë të pakësohen.
Qirinjt zor se gjënden më; gjërat më të nevojshme këto dit, na duhet të rrezistojmë edhe pa to përderisa prerja e energjisë elektrike ka shumë që vazhdon. Nisëm të përdorim elektrikët e dorës ,por edhe bateritë e tyre u harxhuan dhe gjëkundi nuk gjen më të tilla.
I njëjti planet, gjihë të ndryshme.
Çdo orë, imazhe të shpejta nga e gjithë bota shfaqen në ekranet e televizioneve tona. Kur tek ne ka drita, unë i shoh këto skena të njerëzve që kënaqen, dhe pyes veten, cili është ndryshimi midis atyre dhe mua? Përse jetët tona janë ndryshe edhe pse ne jetojmë në të njëjtin planet?
Çuditem, a po e bëjnë këta njerëz të njëjtën pyetje vetes si unë, tek sa shohin tmerrin e përhapur në Gaza?
Pushtimi e çoi Gazën në gjëndjen e një mungese të tej skajshme ushqimesh; ne kemi pasur për të ngrëne veç aq sa mjaftonte për ta mbajtur veten gjallë, por jo mjaftueshëm sa për të thënë që po jetojmë normalisht, dhe tani kjo…
Nëse unë ja dal t-i mbijetoi këtij konflikti, menjëherë do të larghe prej këtu sapo të mundem. Nuk do të doja që fëmijët e mi të rriten në një situatë të tillë, te shtypur nga pushtimi, të mesuar me zërin e aereoplaneve jet F-16, të pa mundur për të lën vëndin nëse kanë nevoj për ndonjë trajtim që mund t-u shpëtoi jetën.
Kjo nuk është një tragjedi natyrore siç ishte Tcunami; kjo eshte një tragjedi e bërë nga njeriu, e cila thellohet herë e më shumë ndersa bota rrin e vështron.
Numri i të vdekurve sa vjen e rritet, unë dhe bashkëshortja ime i kalojmë këto ditë dike pritur turnin tonë.
Tani, në këto orët e vona të natës duke u përpjekur të na kap gjumi i them asaj: “ Natën e mirë e dashura ime, shihemi në botën tjetër.”
Marë nga AL jazeera
Nga Anglishtja Vajada Keçi Manjani
http://english.aljazeera.net/focus/war_on_gaza/2009/01/200911115531127445.html

sabato 10 gennaio 2009
11 Rregullat e Gazetarise ne konfliktin Izrael vs Gaza
Po ju paraqesim ekskluzivisht 11 rregullat që duhet të ndjek gazetaria e cila meret me çeshtjet e Lindjes së Mesme
http://www.infopal.it/leggi.php?id=8214&PHPSESSID=cf90da912fa8c6bb4ab2df89b24f8c67
Po ju paraqesim , rregullat e gazetarisë që secili prej jush duhet të mbaj në mendje tek sa sheh Lajmet e Darkës apo tek sa është duke lexuar gazetën në mëngjes.Kjo do t’ju ndihmoi te kuptoni më qartë.
Rregulli numër 1: Në Lindjen e Mesme janë gjithmonë Arabët ata që sulmojnë të parët, dhe është Izraeli ai që duhet të mbrohet prej tyre. Raprezalja e Izraelit është gjithmonë e arsyetuar.
Rregulli numër 2: Arabët, Palestinezët, Libanezët nuk kanë të drejtë të godasin civilët : kjo është terrorrizëm.
Rregulli numër 3: Izraeli ka të drejte të godas civil Arab : kjo është vet mbrojtje...
Rregulli numër 4: Kur Izraeli massakron një numër të madh civilësh, fuqitë perëndimore bëjnë thirrje për moderim të dhunës. Kjo mer emrin “ Reagim i komunitetit nder kombëtar”
Rregulli numët 5: Palestinezët dhe Libanezët nuk kanë të drejtë të kapin rob ushtarak izraeljan, edhe nëse numri i tyre nuk i kalon 3 ushtarë.
Rregulla numër 6 : Izraelitët kanë të drejtë të rrëmbejnë sa të dëshirojnë prej palestinezëve ( për momentin numërohen rreth 10000 të burgosur , 300 prej të cilëve nën moshën madhore). Izraelitët nuk kan asnjë limit , atyre nuk u duhet të paraqesin asnjë provë për fajësinë e të burgosurve. Mjafton që të shqiptojnë fjalen magjike : “terrorist” .
Rregulli numër 7: Kur përmëndni “Hezbollah”, duhet të shoqërohet gjithmon me shprehjen : “ të mbështetur nga Siria dhe Irani”.
Rregulla numër 8 : Kur të përmëndet Izraeli nuk duhet të dalë kurrë shprehja: “ të mbështetur nga Amerika, Italia dhe Bashkimi Europian” sepse kjo mund të bëj të kuptohet që po bëhet fjalë për një konflikt me përmasa jo të barabarta.
Rregulla numër 9 : Të mos flitet kurrë për “ zona të pushtuara”, për rezolutat e OKB, as për cënimin e të drejtave ndër kombëtare, për Konventën e Gjenevës etj. Kjo rrezikon të turbulloi teleshikuesit apo degjuesit e radios.
Rregulla numër 10 : Izraelitët flasin Italisht më mirë se Arabët, kjo është arsya përse u ipet gjithmonë fjala atzre, në këtë mënyrë mund i shpjegojnë më qartë rregullat e sipër përmëndura ( nga 1 gjer tek 9).
Rregulli numër 11 : Nëse nuk jeni në dakord me këto rregulla apo nëse jeni të mendimit se ato favorizojnë njëren prej palëve në konflikt për kundër tjetrës...atëherë dijeni se ju jeni antisemit të rrezikshëm. Nga Italishtja : Vajada K.M

terza protesta Brascia
Nuk ma merte mendja se do ta thoja, por ja, sot ishte dita e tretë e marshimeve në forme proteste në Brescia. Ne jemi mësuar, nje herë dhe mjaft, një herë dhe na duket sikur e kemi shlyer veten nga përgjegjësia para Allahut për atë çka në largësi mund të bëjmë. Brënda pak ditësh me mira vetë dolën në shesh për të thënë fjalën e tyre, herën e parë nuk i dëgjoi kush, ishin pak, herën e dytë që dolën njerëzve u bëri çudi, po kto çfar bëjn këtu përse ulërasin?! Sot ishte hera e tretë që u zhvillua marshimi, o Zot, rrugët plot, njerëzit ndaleshin na ndëgjonin e kishte prej atyre që bashkoheshin me ne. Italianët, ku po u intereson atyre se përse vuajn muslimanët, por jo, sot marshimi nisi me pak dhe përfundoi me shumë plot vërtet plot ishin rrugët.
Ngjarje: Një natë më parë më telefonon shoqa për tu konsultuar: Në xhami kanë mbledhur aq shumë lekë për në Gaza saqë nuk kanë ku ti çojnë! Kjo në plot kuptimin e fjalës nuk kan si ti çojnë më sakt! Gratë më të varfëra kanë dorëzuar florinjt e fejesave apo martesave të tyre . Shumë lekë meillaf, po Gaza është e izoluar, shoqatat organizmat institucjonet nuk dërgojnë dot as ndihma materjale as ndihma financjare (përmënd anijet me ndihma të sulmuara). Objektivisht atje nuk shkon gjë dot nga ne, përveç duave dhe zërit tonë: " Me Zemër me shpirt jemi me ty o Gaza" të paktën kështu ulëritej sot në gjysmën e botës.
Përbërja: Shumë shumë gra, burra të rinj dhe fëmij me prindërit e tyre, dhe më pas ajo çka ishte më e bukura: shumë qytetar italian, në fakt u tha se marshimin e kishin organizuar shoqatat italiane si Cgl , rifondazione etj. Nuk doja ta thoja, por Rifondacjone është shoqatë komuniste, urreja të qëndroja në të njëjtin vënd me to e urreja (ndoshta nga refleksi i së shkuarës së Shqipërisë)! Po kur i ndegjoja tek sa bërtisnin më shumë se ne *Palestina Libera* etj etj ktheja kokën e i shihja e hutuar: po këto përse !?
Ja dita e sotme, kthehesh në shtëpi pa zë, me premtimin që na bën se së shpejti do të organizohen protesta të tjera të ngjashme! Sa keq o Zot, inshAllah nuk është më nevoja, inshAlla ndalet masakta.

Iscriviti a:
Post (Atom)