giovedì 23 aprile 2009

ndjenje per Palestinen

Nje moshatar i imi palestinez, koleg studimesh ne universitetin tim, me tregon ne nje bisede te sinqerte se si  kur ai i shte ne fillore dhe 8- jeçare ne bangat e shkolles mesonte per Shqiperine atebote te burgosur nen regjimin komunist... Dhe une sot ndjej diçka per ate Palestine dhe ato njerez te vuajtur. Allahu ja lehtesofte dhembje...

Nder netet e erreta te historise

Luajne me ty sikur femije

Sikur femije jetim e pa mbrojtje

Qaj per mua moj te qafsha

Hidhi litet e mendafshta

Qaje nise vet vajtimin

Sa te vij dit e lirimit

Nuk ka pas ne kete bote

Te qendroj me jete e mote

Te qendroje per gjithmone

Popull i shtypur me klithm ne goje

Se do vij dit e pranuar

Dit e bukur e kerkuar

E kerkuar tek me i Madhi

Tek i Ndrituri e tek Sovrani

Mbahu toke e mbahu zemer

Mbahu ne kembe e mjera femer

E mjera femer qe je nene

Se do vij nja ai biri jot

Prej barkut tend do vij te shpuri

Te te shpuri ne liri

Dhe ta largoj nja at padrejtesi

Se kur boten e zuri gjumi

E mbi ty vershonte plumbi

Edhe ty ta marne frymen

Pa meshire ta shtypne gryken

Se nuk lodhen se babzituri

Se gerrhituri e pritur

Se nuk lodhen se beri feste

Mbi gjakun tend edhe mbi rreshne

Njerezimi kthen koken menjane

Ndersa lotet ne s’na u thane

Rrijme e lutemi pa pushuar

Te kam pare te praruar

Gjak e mish te copetuar

Do vij dita te jesh lulezuar


 

mercoledì 15 aprile 2009

Takim ne Udine

Muslimanët Shqiptarë organizuan një Konvenjo në Udine të Italisë

Në datat 11-12 prill 2009 në ambientet e fshatit turistik të Lignano Sabbia D'oro në Udine të Italisë u zhvillua një nga takimet më të mëdha të muslimanëve shqiptarë të Italisë.

Takimi në fjalë ishte dy ditor dhe u shoqërua me pjesëmarrjen e një numri të konsiderueshëm emigrantësh muslimanë shqiptarë (afro 100 persona) të ardhur nga shumë qytete të Italisë. Në takim morën pjesë emigrantë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, studentë, individë të moshave të ndryshme, të cilët jetojnë prej disa vitesh në Itali. Takimi i Udines ishte organizuar me dëshirën e mirë për t’iu ofruar emigrantëve shqiptarë të Italisë mundësinë e përjetimit të disa momenteve vëllazërore, bashkimi dhe kujtimi mbi besimin, origjinën dhe historinë e tyre.

Konvenjo e Udines nisi që ditën e shtunë, kur pjesmarrësit që vinin nga të gjitha cepat e Italisë dhe Evropës u sistemuan në dhomat e fshatit turistik të zhytur në gjelbërimin e brigjeve të Adriatikut. Ambjentet në Lignano Sabbia d'oro ishin jashtëzakonisht të këndshme. Fshati turistik ka fare pak metra larg tij detin, i cili i shoqëruar me kohën e ngrohtë e me diell favorizuan qëndrimin duke e bërë atë shumë të këndshëm dhe duke i kujtuar pjesëmarrësit që vinë nga vise më të ftohtë të Italisë, klimën e ngrohtë dhe mesdhetare të Shqipërisë.

Konvenjoja e Udinesë u organizua me nismën e muslimanëve shqiptarë të Italisë të cilët në këto vitet e fundit kanë nisur të organizohen në të gjithë vendin. Konvenjot e muslimanëve shqiptarë tashmë po ndërtojnë një traditë të mirë në Itali. Një vit më parë në Bergamo, u organizua një tjetër takim i madh i muslimanëve shqiptarë të Italisë. Ndërsa pak javë më parë, në Xhaminë shqiptare të Trentos u organizua një koncert masiv për të përkujtuar pavarësinë e Kosovës, në të cilin mori pjesë aktori i mirënjohur Reshat Arbana.

Promotorë të takimeve të muslimanëvë të Italisë janë organizatat lokale të muslimanëve shqiptarë në vend, dhe tashmë edhe federata e mirënjohur e shqiptarëve të Italisë, UAMI (Unione degli Albanesi Mussulmani in Italia) e cila kryesohet nga doktor Alfred Aga. UAMI është një federatë e organizatave muslimane shqiptare të Italisë, qëllimi i të cilës është të bashkojë dhe përfaqësojë muslimanët shqiptarë që ndodhen si emigrantë në Itali dhe të shërbejë si një organizatë nacionale për ruajtjen e identitetit islam dhe kombëtar të shqiptarëve dhe në të njëjtën kohë, për të ndihmuar në intergrimin e komunitetit të madh shqiptar të Italisë në shoqërinë italiane dhe atë evropjane. Vlerat demokratike, liberale dhe progresiste të Italisë janë ato që muslimanët shqiptarë vlerësojnë shumë në Itali. Këto faktorë u theksuan nga drejtuesi i UAMI-t, Dr. Alfredi i cili vuri në pah mundësitë dhe hapësirat e mëdha që i ofrohen shqiptarëve nga shteti italian për praktikimin e fesë Islame, edukimin dhe të drejtat demokratike që gëzohen në Itali.

Të ftuar specialë në konvenjon e Udines ishin edhe hoxhë Sabahudin Jashari nga Shqipëria, doktor Laurent Ibra, avv. Sokol Lamaj, Dr. Asllan Tahiraj intelektualë muslimanë me banim ne Gjermania dhe Olsi Jazexhi nga Firence. Gjatë qëndrimit dy ditor përfaqësuesit e federatës së UAMI-it kishin organizuar një seri leksionesh të cilat u mbajtën nga të ftuarit.

I pari që hapi leksionet e Konvenjos së Udines ishte hoxhë Sabahudin Jashari i cili lekturoi mbi: “Fenë si një elementët dominues në jetën e një besimtari praktikant”. Ndër të tjera hoxhë Jashari përmendi se “Kudo që shkon, ngado që ndodhet, muslimani tregon me shembuj nga jeta e tij fetare, jo vetëm për cilësitë morale të muslimanit, por edhe për të ardhmen morale të rinisë, femijëve dhe përçimin dhe mësimin e fesë.” Hoxhë Jashari solli shembuj nga jeta e Profetit Muhamed a.s i cili synonte gjithmonë kontaktin me njerëzit për të prezantuar besimin në Zot dhe përcjellë mesazhin universal të Islamit”.

Hoxhë Jashari vuri në pah sesi në disa shoqëri, Islami është fenomen i pa njohur dhe i huaj (në të shumtën e rasteve i paragjykuar) dhe theksoi mbi rëndësinë që intelektualët besimtarë kanë për të prezantuar në formën më të civilizuar misionin e lartë hyjnor të fesë së profetit Muhamed.

Intelektualët muslimanë shqiptarë të ardhur nga Gjermania u përqëndruan në aspektet operative të bashkësive dhe organizatave shqiptare në Gjermani duke treguar realitetet e komunitetit shqiptar aty. Ndër të tjera të ftuarit nga Gjermania theksuan se: ”Ne duhet të vetëdijësohemi se, ne nuk banojmë në vende të cilat nuk lejonë praktikimin e plotë të fesë sonë, por në vënde të cilat nuk e njohin siç duhet atë, dhe për këtë arsye përgjegjësia e prezantimit të Islamit në mënyrën më të mirë i mbetet në dorë vetë muslimanëve. Për ta bërë një gjë të tillë nevojitet nje organizim i rregullt dhe efikas“.

Eksperienca e intelektualëve gjermano - shqiptarë u prit me mjaft interes nga bordi drejtues i UAMI-t të cilet u shprehën se: „Nevoja e organizimit dhe përfaqësimit të denjë të muslimanëve sot, shihet si një përparësi, ndaj, këmbimi i eksperjencave të përbashkëta është një hap përpara drejt suksesit afatgjatë.“

Përveç shkëmbimit të eksperiencave të emigrantëve muslimanë shqiptarë në perëndim dhe tregimit të gjëndjes së tyre, në takimin e Udines interesant ishte edhe prezantimi historik i perceptimit nëpërmjet artit të Islamit në Shqipëri i percjellë nga Olsi Jazexhi. Olsi prezantoi një seri filmash të prodhuar në Shqipëri që në kohën e komunizmit (filmi Prefekti, Nëntori i Dytë, Liri a Vdekje) dhe deri kohëve të fundit (Koha e Kometës), nëpërmjet të cilëve tregoi sesi komunistët dhe post-komunistët kanë përdorur industrinë filmike dhe artin në Shqipëri për të poshtëruar islamin dhe treguar këtë fe si një fe të huaj për Shqipërinë, të lidhur sa me Italinë fashiste, Perandorinë Osmane, barbarizmin etj. Portretizimi i Qazim Mulletit si një sundimtar i paditur dhe islamik, apo i bimbashit të Gjirokastrës si një despot islamik, apo edhe i banorëve të Shqipërisë së Mesme si islamikë (në filmin Koha e Kometës) kanë një mision orientalist ne veten e tyre – nëpërmjet të cilës publikut islami i tregohet si feja e hasmit dhe anti-civilizimit – ndërsa krishtërimi apo nacionalizmi shqiptar tregohen si anti-islamikë dhe si pasojë progresistë.

Në leksionet e Udines, në emër të studenteve muslimane shqiptare të Italisë prezantoi edhe Vajada Keçi Manjani e cila shprehu shqetësimin e vajzave muslimane ndaj fenomentit shqetësues të vërejtur vitet e fundit në Shqipëri, i cili ka të bëj me diskriminimin e vajzave me shami. U vu në pah që abuzimet që po bëhen sot në Shqipëri janë një shkelje e rëndë dhe e hapur e te drejtave themelore të njeriut, në emër të laicizmit të shtetit. Ndërsa në Itali, vajzat muslimane me shami gëzojnë të drejta të plota dhe të pakufizuara, në Shqipëri, jeta e gruas muslimane i ngjan gulagëve të kohës së komunizmit.

Shkelja e të drejtave të grave muslimane të cilat në ditët e fundit janë shoqëruar me përjashtimet nga shkollat të vajzave me shami kanë krijuar një gjëndje të rëndë psikologjike për gratë muslimane si në Shqipëri – ashtu edhe jashtë saj – pasi ato ndjehen të përjashtuara nga jeta sociale në Shqipëri dhe jetojnë në kushtet e një aparteidi stalinist. Shqetësimi i vajzave muslimane të Italisë u mbështet edhe nga presidenti i UAMI-t, z. Alfred Aga i cili përpara disa ditësh i nisi një letër kryeministrit të Shqipërisë z. Sali Berisha në emër të federatës së shqiptarëve muslimanë të Italisë.

Konvenjo dyditore e UAMI-t u mbyll në datën 12 prill 2009 në orën 11.00 pm të ditës së djelë, në prezencë të hoxhës Sabahudin Jashari i cili iu përgjigj pyetjeve të shumta të të pranishmëve.

Fjalën mbyllëse të konvenjos e mori nënkryetari i UAMI-t , Doan Dani i cili pasi falenderoi pjesëmarrësit nga të gjithë viset e Italisë dhe të ftuarit nga jashtë për pjesëmarrje e tyre, i ftoi pjesëmarrësit që të jenë prezent në organizimet e UAMI-t edhe në të ardhmen.

Vajada Keçi Manjani

Liberalizimi i kapitalit

Argumente per sa i perket liberalizimit te kapitalit

Mbeshtetesit e levizjes se lire te parave ne rang nderkombetar i bazojne propozimet e tyre ne pasojat pozitive ekonomike qe pritet prej liberalizimit financjar.

Liberalizimi i levizjes se kapitalit pritet te rrise rritjen e konomike afatgjat, kjo nepermjet disa menyrave te cilat do ti trajtome ne vijim.

Kanali i pare nepermjet te cilit mund te zhvillohet “liberalizimi i transaksjoneve te kapitalit” zhvillohet nepermjet impaktit qe ka fluksi i kapitalit (capital flows).

Argumenti kryesor eshte se liberalizimi financjar mund te rrisi capitalin hyres (capital inflow), nepermjet drejtimit te inverstimeve me volum te madh, produktivitet te madh, prodhimit me te madh si dhe rritjes ekonomike (forbs 2004).

Si fillim, liberalizimi financjar mund te rrisi vleren e fondeve per hua ne ato ekonomi me mungese kapitali. Pra ne kete menyre, kapitali mund te rrjedhi nga vende te cilat kane teprice kapitali si vendet e pasura (ku tasso di interese eshte i ulet) ne vende te cilat keto te mira jane me pakice (ku tasso di interesse jane te larta apo edhe me te lartat): pra kapitali hyres ne kete rast do te bashkohet me rezervat e brendshme, pra ne kete menyre duke bere te mundur rritjen e rezervave ne menyre qe te mund te ipet hua brenda per brenda vendit. Volumi i larte i kapitalit hyres, ka mundesi qe te uli tasso di interesse te brendshem( pra çmimin e borxhit qe merr, interesin) dhe keshtu te rrisi sasine e fondeve ne dispozicjon, dmth, te rrisi sasine e kerkesave ne menyre qe te stimulohet investimenti privat.

Argumenti i dyte per sa i perket kanalit te pare, eshte se kapitali qe hyn brenda do te mund te rris avantazhet kompetitive qe ka sistemi i ketij shteti, per sa i perket dijes dhe teknologjise. Ne kete rast nuk do te ishte portfolio inflow (hyrje monetare) por investimente direkte te jashtme (fdi) te cilat mund te shenderrohen ne mjete qe mund te ri gjallerojne avantazhet kompetitive, duke transferuar ne kete menyre ato nga ekonomite e avancuara dhe te zhvilluara ne ne ekonomite ne ne zhvillim. Flukset Fdi mund te stimulohen jo vetem nepermjet proçesit te liberalizimit, por edhe nepermjet faktit se ky liberalizim i ketyre flukseve te capitalit funksjonon edhe si nje lloj sinjalizuesi i politikave te zhvillimit te ekonomive me shtetet mike te cilat mund te jene te ndjekuara nga investime te jashme ne te ardhmen, ne kete menyre mund te zvogelohet risku afat gjat i operacjoneve. Firmat Multinacjonale, te cialt posedojne me teper burime dije dhe teknologjie, pritet te jene me shume konkuruese se firmat lokale. Ne vendet ne zhvillim te cilat keto kompani shkojne e vendosen, ato duket se jane me shume kompetitive se konkurentet e tyre vendas dhe per pasoje keto e rrisin konkurencen. Pra keto filjale te huaja e kane me te thjeshte te hyne dhe te paisen me dijet dhe teknologjite e reja te kompanive te tyre meme. Per me teper keto elemente perhapen ne ekonomine e shtetit qe ato vendosen duke gjeneruar keto lloj zhvillimesh ne ekonomine ne te cilen keto multinacjonale operojne. Nga njera ane klientet dhe puntoret vendas mund te perfitojne ne menyre direkte nga avantazhet qe kjo firme e huaj sjell ne ate vend. Por nga ana tjeter gjeneron nje efekt imitimi, dmth, firmat vendase per te mbijetuar mund te detyrohen te adoptojne nje strategji te ngjashme me ate te multinacjonales, ne menyre qe te arrijne te mbijetojne ne nje mjedis teper kompetitiv tashme. Pra, perfundimisht mund te themi se keto firma te huaja do te jene ne gjendje te nxjerrin nga gjendja e nje kompetitiviteti te dobet qe keto firma vendase ndodheshin, duke liruar ne kete menyre burime qe mund te jene shume eficiente nese perdoren ne firma te tjera apo aktivitete te tjera.

Ne te 2ja rastet, vendet me nje zhvillim te dobet, vuajne nga problemet strukturale e mungeses se kapitalit dhe problemit te mungeses se dijese dhe teknologjise. Pra keto do te jene ekonomite qe do te perfitojne nga liberalizimi i kapitalit. Kjo duke promovuar investimet private, hyrja e kapitalit mund te rrise prodhimin dhe produktivitetin, duke i dhe ne nje shtyse me teper rritjes economike, dhe kjo nepermjet zvogelimit te GAP-it (hapesres qe i ndan) vendet e zhvilluara nga vendet ne zhvillim.

Kanali i dyte i perçimit eshte shtytja ne zhvillim dhe eficenze sektorit vendas. Liberalizimi i fluksit te kapitalit mund te drejtoje vendin ne nje vendosje me te mire dhe efivciente te resurseve. Kjo duket te jete efektive persa i perket sektorit financjar dhe atij bankar. Ndersa per sa i perket faktit se ai promovon zhvllimin financjar ai mund te ndihmoje ne rritjen si te kapitalit ashtu edhe te borxheve qe banka jep (equities dhe bonds) ne treg. Firmat bankare dhe financjare vendase mund te fitojne eksperjence ne zhvillimin e eficiences dhe keshtu kjo mund te ul mundesine e nje rritje te brendshme dhe evitimin e nje krize te mundshe te bankave brenda vendit.

Kanali i trete i perçimit nderhyn nepermjet rritjes se eficiences se tregut te kapitalit nderkombetar. Nje treg nderkombetar eficient jo vetem qe sjell nje rritje te volumit te flukseve te kapitalit por gjithashtu imponon nje (allokacjon) vendosje me te sakte te ketyre resurseve ne aspektin nderkombetar. Kjo mund te arrije te zvogeloje problemet e asimetrise se informacjoneve si dhe jo qendrueshmerine e flukseve te kapitalit te cilat nuk varen nga bazat afatgjata. Nje treg perfekt i kapitaleve eshte i afte te shperndaje fonde dhe kostot e tyre tek secili borxhli, duke zvogeluar keshtu rrezikun sistematik dhe te perhershem te tregut internacjonal si dhe efektet e infektimit qe ato mund te sjellin (te cilat vijne per pasoj e problemeve te lidhura me mungesen e informacjonit si dhe pa sigurise qe ajo mund te prodhoi) dhe te eleminoi rreziqet e nje krize ekzogjene ( e shpjeguar nepermjet ndryshimeve te jashtme te fluksit te kapitalit, i cili sjell flutuacjon ne vendosjen e tasso di interesse).

Qe te dy, pra, rritja e eficences ne sektorin e brendshem si dhe tregun nderkombetar te kapitalit, liberalizimi i levizjes se kapitalit lehteson diversifikimin e rrizkut duke rritur mundesite e investimeve. Ky volatilitet apo jo qendrueshmeri i ulet i vleres se pasurise dhe te ardhurave zvogelon qendrueshmerine e konsumit dhe finances, dhe kjo çon ne nje livel me te siugurt te aktiviteteve ekonomike. Per pasoje, vendete te cilat do te shfrytezojne liberalizimin e levizjes se kapitalit mund te arrijne perfitime prej ndarjes se rrizkut (risk sharing) rritjes se konsumeve, si dhe nje rruge me e sigurte per zhvillim.

Kanali i katert i perçimit eshte dishiplina e mekanizmit qe liberalizimi i levizjes se kapitalit prodhon per sa i perket makroekonomise vendase. Politika makroekonomike duhet te gjeneroi nje mjedis ekonomik i cili te ndihmoje ne krijimin dhe mbajtjen e disa vlerave te qendrueshme per investimet e huaja. Inflacjoni, defiçiti i sektorit te larte publik si dhe nje borxh i madh publik, jane faktore te cialt prekin drejt per prejt zhvillimin e kembimit valutor. Nese kembimi valutor varet nga fluksi i kapitalit nderkombetar, politikat fizike dhe monetare mund ti largohen si inflazionit ashtu edhe mos ballancimin e sektorit publik te cialt pa dyshim qe mund te dergojne ne kriza potencjale.

Kanalet e me siperme veprojne ne menyre direkte ne liberalizimin financjar. Edhe pse shume autor mbrojne liberalizimin e flukseve te kapitalit vetem per shkak sepse kontrolli i kapitalit ka aktualisht nje kosto shume te larte. Megjithate, keto autore i pranojne dyshimet qe lindin per sa i perket pasojave te levizjes se kapitalit pa asnje lloj kosto ( free), ato pohojne se kostot e transaksioneve te kapitaleve jane shume here me te larat se benefitet e tyre, pra ky eshte kosti qe i referohet liberalizimi i shkembimeve te kapitalit. Per sa i perket atyre qe mbeshtesin kete lloj transaksioni pa kosto (free) te levizjes se kapitalti, kontrolluesit e kapitalit kthehen ne strument jo te dobishem dhe sidomos ineficient, kjo sjell pasojat e pa deshirueshme qe do te rradhisim ne vijim.

· Ato nuk mund te evitojne kapitalet e pa deshirueshme hyrese dhe dalese (per sa i perket sasise si dhe llojit te burimit) per derisa keto kontrolle mund te kalohen shume kollaj.

· Ato kontribuojne ne uljen e problemit te korrupsionit ne ekonomite te cilat perdorin kete metode. Nxitjet dhe mundesite qe keto mjete i ofrojne agjenteve te cilet deshirojne te anashkalojne keto, prodhojne nje situate te karakterizuar nga terheqja e ketyre ofivcereve qe kontrollojne flukset e kapitaleve. Per me teper, kostot administrative te menaxhimit te kapitalit rriten sa here qe agjentet dhe tregjet zbulojne potencjale te te çarave ne sistem (diskrepanze).

· Ne kete kuptim levizja e kapitalit ne menyre te kontrolluar do te mund te rris kualitetin e institucjoneve vendase ne pergjithesi, dhe ato te qeverise ne veçanti. Ndersa ne menyre te terthorte ky kontribuon ne eficenzen e sektorit privat.

· Diskriminimi ndermjet agjenteve, prek me shume ato agjent te cilet nuk kan aq shume aftesi per te evituar kontrollin e kapitalit (njerezit e varfer, si dhe ndermarjet e vogla dhe familjare)

· Duke pakesuar kapitalin hyres, institucjoni qe meret me kontrollin e kapitalit pakeson umrin e burimeve te kapitalit qe eshte ne dispozicjon, duke sjell si rezultat nje tasso i interesi te larte ne ekonomine vendase, pra shume me te larte se ne vendet e tjera. Ato gjtithashtu pakesojne produktivitetin qe mund te kene investimet si dhe nivelin e aktivitetit ekonomik.

· Duke pakesuar kapitalet dalese, kontrollimi i flukseve te kapitalit do ta mbaj tasso di interesse te ulet ne menyre artificjale, kjo do te promovoj huane ne menyre masive. Gjithashtu, kontrollimi i kapitalit qe e zvogelon (restrict) daljen e kapitalit, krijon nje vlere te perceptueshme e cila mund te mbush boshlleqet qe vijne nga humbjet fiskale per shkak te politikave drejtuese te dobeta me livele te larta te deficiteve dhe borxheve te shtetit.

Edhe pse mund te kete rrethana ne te cilat zhvillimi i kontrollit te kapitalit mund te jete i justifikuar ato jane te kushtezuara nga mundesia e deshtimit te qeverise ne to. Eksperjenca me kontrollimin e kapitalit na tregon se ato krijojne me shume kosto se sa çdo lloj benefiti qe mund te pritet prej tyre.



perktheu nga anglishtja: Vajada Keçi Manjani

martedì 14 aprile 2009

My UAMI

U.A.M.I

Dt. 13/04/2009
Protokoll n° 0002/04


Permbajtja: Takimi i dyte i muslimaneve shqiptar ne Itali.



Vellezer e motra ne islam ju njoftojme se keto dite, ne datat 11 – 12 Prill ’09 u zhvillua ne Lignano Sabbiadoro (Udine), takimi i dyte i muslimaneve shqiptar te Italise. Takimi ishte i organizuar kesaj radhe nga shoqata kulturore ALB TRENTO e drejtuar nga Z. Altin Braka ne bashkepunim me Unioni e Muslimaneve Shqiptar te Italise, i cili vetem nje muaj me pare nisi ekzistencen.
Edhe kesaj radhe, ashtu si ne takimin e pare te muslimaneve shqiptar te Italise i zhvilluar ne Bergamo, fteses iu pergjigjen nje numer i konsiderueshem i vellezerve musliman shqiptar dhe gjithashtu nje numer pak me i vogel i motrave muslimane, por me vlere te madhe per takime te ketij lloji.

DITA E PARE – e shtune 11/0472009
Ø Dr. Alfred Aga
Ne diten e pare te ketij takimi, ne hapjen e tij, pasi u pershendeten pjesemaresit e mori fjalen Dr. Alfred Aga, i cili i komunikoi te gjithe pjesmarresve krijimin pra pas shume perpjekjesh te Unionit te Muslimaneve Shqiptar te Italise “U.A.M.I” dhe me pas u foli te pranishmeve per objektivat e Unionit e si objektiv kryesor permendi bashkimin e muslimaneve shqiptar ne Itali dhe koordinimin ndermjet tyre. Ketu presidenti Dr. Alfred Aga paraqiti nje kronologji si nisi puna per bashkimin e muslimaneve shqiptar te Italise, ku ne fillim u nxiten krijimi i bashkesive te muslimaneve shqiptar neper qytetet ku banojne, gje kjo qe ne pak kohe u finalizua me krijimin e shoqatave lokale si ALB FORUM TRENTO, ALB FORUM BRESCIA, ASIAM, etj. Ketu presidenti theksoi sa i rendesishem ishte krijimi i ketyre shoqatave dhe pastaj si u finalizua ky aktivizim i muslimaneve shqiptar me krijimin e U.A.M.I – it, i cili erdhi si kerkese e kohes ne menyre te natyrshme dhe te domosdoshme. Ju kujtua te pranishmeve edhe rendesia e bashkepunimit ndermjet te gjithe muslimaneve shqiptar ketu, per te arritur objektivat dhe qellimet e vena. Gjithashtu foli dhe per disa objektiva te tjera afat shkurtra, ku permendi organizimin per muajin e Ramazanit per kete vit me ftuarjen e nje ose me shume hoxhallareve nga Shqiperia, apo nga trevat shqiptare per te folur dhe mbajtur ligjerata neper qytete te ndryshme ku ndodhen muslimanet shqiptare ne Itali.
Me pas Dr. Alfred Aga prezantoi nje nder te ftuarit e ketij takimi, i cili ishte i nderuari Dr Sabahudin Jashari.

Ø Dr. Sabahudin Jashari
Merr fjalen Dr. Sabahudin Jashari, ku pasi falenderon Allahun e madheruar dhe i dergon salavate Profetit s.a.v.s, falenderon gjithe pjesemaresit dhe i pergezon ata dhe drejtuesit per nismen e marre. Pa humbur kohe hoxha i nderuar mbajti nje teme me titull: ADHURIMI I ALLAHUT TE MADHERUAR, ku shume thjeshte na foli per rendesine e besimit dhe per kenaqesine e tij. Duke na permendur hadithin e njohur ku Profeti s.a.v.s para se te niste Muadh iben Xhebelin ne Jemen e keshillonte ate: “O Muadh ti do vesh tek nje popull idhetar te librit prandaj ne fillim flitu atyre se ka nje Zot dhe vetem Ai e meriton te adhurohet, pasi ta pranojne kete thuaju atyre qe e kane detyre te falin 5 namaze ne dite, e pasi ta pranojne kete thuaju atyre se kane detyre agjerimin e muajit te Ramazanit e pasi ta pranojne kete thuaju se e kane detyre te pasurit qe te njerrin zekatin e keshtu me rradhe”. Ketu hoxha i nderuar na kujtoi sa e rendesishme eshte per secilin prej nesh te dije se perse beson? Perse falet? Perse agjeron? Duke vazhduar ligjeraten hoxha i nderuar bente shpesh here pyetje pjesmarresve, duke e bere shume aktiv ligjeraten dhe shume terheqese. Me pas hoxha i nderuar fillon te permende disa histori nga Kur’ani famelarte, si ajo e Junuzit a.s., Ibrahimit a.s., etj dhe i keshilloi pjesmarresit qe ti lexonin shpesh keto histori te Kur’anit, pasi jane shume frytdhenese. Duke e mbaruar temen e tij hoxha i nderuar zhvillon nje dialog me pjesmarresit me ane te pyetjeve nga ata dhe pergjigjeve nga ana e tij. Ketu u vu re nje aktivizim i madh i pjesmarresve, ku beheshin vazhdimisht pyetje te formave dhe permbajtjeve te ndryshme. Me pas e mbyll fjalen dhe hoxha i nderuar.

Mbas fjalimit pjesemaresit u shperndane per tu shplodhur pak, ku shume prej tyre vazhduan biseden e lire me hoxhen apo dhe me njeri tjetrin e pas pak u krye ngrenia e darkes. Mbas darke u krye falja e namazit mbas kesaj u rinis takimi ku u prezantuan tre te ftuar nga Gjermania te cilet ishin:

Ø Dr. Asllan Tahiraj, i diplomuar ne Universitetin e Jemenit, fakulteti Mjeksi e Teologji. Aktualisht ndjek studimet pasuniversitare ne universiteti e Mynihut dhe eshte imam i xhamise se shqiptareve ne Munih te Gjermanise. Pasi falenderoi Allahun e madheruar dhe dergoi salavatet Profetit s.a.v.s, u foli pjesmareseve per rendesine e adhurimit te Allahut xh.sh, meshtejen plotesisht ndaj Tij dhe pendimin ne All-llah.
Ø Avv. Sokol Lamaj, kryetar i shoqates se te gjithe muslimaneve te Munihut, i cili na foli per organizimin e muslimaneve ne Munih, per arritjet e tyre, ku nder te cilat ishte ajo e perfaqesimit te te gjithe muslimaneve pa dallim origjine (sic ndodh zakonisht neper europe). Pastaj na foli per bashkepunimin me bashkine e Munihut, e cila i mbeshteste shume dhe nje arritje tjeter, qe i impresionoi te gjithe pjesmaresit; ajo e mesimit te fese islame ne shollat e ciklit te ulet dhe te sistemit 8 – vjecar, ku ne cdo klase qe kishte nje numer nga 7 e siper nxenesish musliman, keta kishin te drejte te kerkonin nje mesues te fese islame. Arritje kjo qe vertet na gezoi te gjithe dhe gjithashtu na beri optimist. Me pas u shkembyen pyetje e pergjigje me vellane per te marre sa me shume eksperience nga pervoja e tyre.
Ø Laurent Ibra, i cili ishte anetar i kryesis se Unionit te qendrave islame shqiptare ne Gjermani. Edhe vellai na foli per eksperiencen ne Gjermani, per arritjet e tyre atje dhe per prespektiven e islamit ne Gjermani, gjithashtu edhe per vleren e bashkimit dhe te dashurise mes njeri tjetrit si vellzer ne nje fe.
Ketu mbyllet dhe takimi per diten e pare.

DITA E DYTE – e djele 12/04/2009
Ø Dr. Sabahudin Jashari
Dita e dyte hapet perseri me nje ligjerate te hoxhes se nderuar Dr. Sabahudin Jashari i cili na foli per universalitetin e fese islame, pra per gjeresine e saj dhe gjitheperfshirjen e te gjitha fushave te jetes ne te. Ketu theksoi rendesine e perhapjes se fese islame, ku theksoi qe pas vdekjes se Profetit te fundit Muhamed s.a.v.s, pergjegjesi e perhapjes se fese islame bie mbi secilin musliman. Theksoi shfrytezimin e hapesirave te krijuara, por edhe kur nuk ka hapesira duhet qe ne duke levizur ti krijojme keto hapesira. Keshilloi te shfrytezonim takimet me njerezit dhe mos te largoheshim prej tyre, sepse ata jane jobesimtare apo gje tjeter. Na permendi praktiken e Profetit s.a.v.s. i cili deshironte te futej ne popull dhe t’u fliste atyre. Na kujtoi si Profeti s.a.v.s ne kohen e fillimit te islamit vinte dhe falej ne Qabe edhe pse ne te ekzistonin 360 idhuj dhe shume idhujtar qe i luteshin ketyre idhujve. Kjo nuk e pengoi Profetin s.a.v.s qe te dilte e ta komunikonte fene njerezve dhe t’u bente te ditur atyre se ka dhe nje lloj adhurimi tjeter pervec atij te idhujve, qe ishte ai me frytdhenesi dhe me i vlefshmi, pra adhurimi ndaj All-llahut xh.sh. Hoxha i nderuar na theksoi se per ne nuk duhet te jete problem qe njerezit nuk e pranojne Islamin, se njerezit e kundershtojne Islamin, pasi keshtu ka keshilluar All-llahu xh.sh Profetin s.a.v.s dhe na permendi ajetin Kur’anor ku All-llahu xh.sh keshillon Profetin s.a.v.s qe te mos brengoset se njerezit nuk e pranojne islamin, por e kundershojne ate, pasi ti je vetem perkujtues. Nga kjo marrim shembull dhe ne per te thirur ne Islam me durim e dituri, te ftojme njerezit ne rruge te drejte. Ne lidhje me thirjen ne Islam hoxha i nderuar na pershkroi pak dhe cilesite e thiresit ne Islam, te cilat jane: qartesia e mesazhit, mos paragjykimi i njerezve, te jete shembull per te tjeret, te sillet me kulture dhe me edukate, dialogu ne formen me te mire etj.
Ketu e mbylli hoxha ligjeraten e tij dhe pas saj i ftoi pjesmarresit te bejne pyetje te ndryshme qe hoxha i pergjigjej.
Mbasi mbaroi ligjerata pjesemaresit u lane te lire dhe pasi hengren dreken shkuan te qehtesohen...

Ø Dr. Olsi Jazexhi
Ne mbas dreke u fal namazi dhe me pas filloi ligjerata me referuesin Olsi Jazexhi, i cili eshte duke mbrojtur doktoraturen ne fushen e historise ne Firenze, Itali.
Dr. Olsi Jazexhi mbajti nje ligjerate me objekt “lojen” me identitetet e popullit shqiptar qe pas luftes se pare boterore, regjimit komunist deri ne ditet tona. I paraqiti pjesmarresve sekuenca nga filma shqiptare te pas luftes se dyte boterore e deri me sot, ku tregohej ne menyre te vazhdueshme fryma e sharjes se identitetit musliman shqipetar, si nje identitet i vene me dhune dhe si nje kob i zi per popullin shqiptar pasi i solli injorance e varferi. I ftuari e analizoi me fakte historike lojen me muslimanin shqiptar dhe fallsitetin e termit: “Feja e shqiptarit eshte shqiptaria”. Ai na tregoi me fakte historike komplotin kunder islamit dhe popullates muslimane ne Shqiperi, qe edhe pse ishte nje shumice arriti te manipulohet e nder vite te degradohet duke u paraqitur si nje prapambetje dhe si nje frenim i zhvillimit dhe integritetit te popullit shqipetar. Dr i nderuar na paraqiti me profesionalizem dhe me fakte konkrete historike si eshte hedhur balte mbi figura te ndritura musliamne te kombit shqiptar, te cilet bene histori dhe ndryshuan rrjedhen e rrezikshme qe po mundoheshin ta fusnin fuqite e medha pas luftes se pare boterore. Tregoi si keto figura me kohen u diskriminuan dhe iu paraqiten popullit si “anadollake”, te prapambetur dhe me keq akoma, si bashkepuntor te fashizmit e shitjes se identitetit te popullit shqiptar. Dr. Olsi Jazexhi vertetoi te kunderten dhe na paraqiti vlerat dhe sakrificat e verteta te ketyre figurave te pluhurosura nga propoganda te huaja dashakeqase dhe ato vendase komuniste te pas clirimit. Ketu e mbylli dhe ligjeraten e tij duke i bere pjesmaresit te impresionuar me lojen e krijuar nga historia dhe historianet servil e aspak profesional.
Me pas zhvillohet nje aktivitet sportiv ne ambjentet e fshatit turistik, ku luhen disa ndeshje futbolli me ekipe te krijuara ndermjet pjesmaresve, aktivitet ky qe i terhoqi te pranishmit dhe krijoi nje ambient clodhes dhe pak ndryshe.
Me vone pas ngrenjes se darkes dhe faljes se namazit te pranishmit u mblodhen perseri, por kesaj rradhe per te perfunduar kete takim 2 ditor.

Ø Z. Altin Braka
E merr fjalen presidenti i shoqates ALB FORUM TRENTO Z. Altin Braka i cili pasi i falenderon te pranishmit per pjesemarjen, i njofton per mundesine e deklarimit te 5/1000 duke filluar nga ky vit ,gjithashtu u kujtoi te pranishmeve per rendesine e mbledhjes se fondeve per keto shoqata ne menyre qe aktivitetet ne te ardhmen te jene me te shumta dhe me produktive.

Ø Dr. Sabahudin Jashari
Merr fjalen per here te fundit dhe Prof. Dr Sabahudin Jashari duke bere nje permbledhje te ketij takimi dhe duke i nxitur te pranishmit qe te vazhdojne me keto aktivitete. Me pas kalohet perseri ne disa pyetje/pergjigje me hoxhen e nderuar.

Ø Znj. Vajada Keci Manjani
Nje moment tjeter mbreslenes ishte dhe marrja a fjales permbyllese te motres sone Vajada e cila kujtoi pjesemaresit per rendesine e femres muslimane ne shoqeri, per rendesine e shkollimit te saj dhe gjithashtu permendi nje teme tjeter delikate ne lidhje me fushaten diskriminuese ndaj femres muslimane e cila po debohet nga istitucionet shkollore vetem se mban shami. Ketu motra theksoi si shteti shqiptar nga njera ane po perhap simbolin e nene Terezes “e cila perfaqeson nje figure fetare katolike dhe gjithashtu te mbuluar me shami” – tkekson folesja - neper institucione te ndryshme publike dhe nga ana tjeter ate diskriminuese ndaj femres muslimane. Vertet ishin fjale qe preken te gjithe pjesemaresit dhe qe na therrasin te reagojme me force intelektuale.

Ø Z. Doan Dani
Mbas fjales se motres e merr tani fjalen per mbylljen e ketij takimi perfundimisht, zv. Presidenti i U.A.M.I-it Z. Doan Dani, i cili dhe njhere falenderoi pjesmaresit dhe ne vecanti te ftuarit te cilet referuan ne keto dy dite dhe e deklaroi te mbyllur aktivitetin.



Me respekte


Dr. Alfred Aga Briken Bakalli
(president) (sekretar)

giovedì 9 aprile 2009

Islami na meson drejtesi

Përktheu: Vajada Keçi Manjani

Nga përkufizimi i mësipërm në lidhje me veprën e mirë në Islam, njerëzit vepërmirë pritet të jenë të vyeshëm dhe jo pasivë në shoqërinë të cilës i përkasin dhe, në përgjithësi, kundrejt të tjerëve. Në përputhje me konceptin e veprës së mirë, Allahu na udhëzon se si ne mund të arrijmë kryerjen e saj. Ai na thotë: “Ata përpiqen me gojët e tyre ta shuajnë dritën e Allahut, e Allahu nuk do tjetër, pos ta përsosë dritën e Tij, ndonëse jobesimtarët e urrejnë këtë!” (Kur'an, 9: 32).
Për të qenë të virtytshëm, duhet të dhurojmë me gjithë shpirt dhe plot sinqeritet gjëra të cilat ne i duam. Ne duhet të japim dhurata të përzemërta të tjërëve me qëllimin e sinqertë për të kënaqur Allahun e Lartësuar dhe jo sepse duam që njerëzit të na njohin. Të dhurosh lirshëm dhe natyrshëm atë çka ne duam nënkupton se Allahu na bashkon në dashuri ndaj njëri-tjetrit me anë të veprës së mirë. Kjo është në përputhje me atributin e Tij hyjnor se si Ai i cili është plot me dashuri e butësi (Kur'an, 85: 14); Allahu jep dashuri atyre të cilët besojnë dhe ndërkohë punojnë vepra të mira (Kur'an, 19: 96). Ai është Zoti (Rab – Zoti i Vetëm Furnizuesi) i Madhërishëm (Kur'an, 57: 29). Ai dëgjon ata të cilët besojnë dhe kryen vepra të mira i jep atyre më shumë nga Mirësia e Tij (Kur'an, 42: 26). Ai i garanton nevojat çdo krijese (Kur'an, 55: 29). Dyert e mirësive të Tij janë të hapura për gjithkënd (Kur'an, 17: 20).
Kjo është arsyeja pse jomuslimanët të cilët dëshirojnë dhe punojnë për mirësitë materiale, bëhën të pasur në këtë botë, kanë famë dhe arrijnë suksese. Ata marin shpërblimin e Allahut për çdo vepër të mirë që kanë bërë apo sjellje të virtytshme që kanë kryer në këtë botë. Sidoqoftë, kënaqësia e tyre është e përkohëshme. Në botën tjetër ata do të vuajnë dënimin e dhimbshëm dhe të pafund për arsye se nuk kanë adhuruar Zotin e Vërtetë dhe nuk kanë praktikuar të vetmen fe të vërtetë nga Zoti.
Allahu i Gjithëmëshirshëm thekson: “Ky është udhëzim i Allahut, udhëzon me të kë të dojë nga robët e Tij. E sikur t’i përshkruajnë shok Zotit (edhe ndonjë nga këta) kishte për t'iu shkuar huq ajo që kanë vepuar!” (Kur'an, 6: 88); “E, kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do ti pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpëruarit!” (Kur'an, 3: 85).
Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar të presim takimin më Të, të adhurojmë vetëm Atë dhe të kryejmë vepra të mira (Kur'an, 18: 110).
Ai na ka urdhëruar t’i shërbejmë Atij me devotshmëri të sinqertë (Kur'an, 39: 14).
Ai na ka bërë shumë të qartë se devotshmëria e sinqertë i përket vetëm Atij (Kur'an, 39: 3). Më tej, Ai na urdhëron t’i bindemi Atij dhe të Dërguarit të Tij nëse duam që veprat tona të mos jenë të pavlefshme (Kur'an, 74: 33). Me fjalë të tjera, nëse ne muslimanët i bëjmë të gjitha veprat e mira vetëm për kënaqësinë e Zotit, ndjekim Kur'anin dhe Sunnetin, i Madhërishmi do të na shpërblejë, nësë nuk e bën në këtë botë me siguri që do ta bëjë në botën tjetër. Allahu me siguri që do të na dhurojë paqen e pafundme, mirqënie dhe lumturi në Parajsë.
Nëse flasim për shpëtimin e jomuslimanëve dhe hipokritëve, atyre do t’u duhet të përqafojnë Islamin sinqerisht dhe ta praktikojnë atë duke u bazuar në Kur'an dhe Sunnet, kështuqë çfarëdo vepër e mirë dhe e drejtë që ata do të kryejnë, ajo do t’u shpërblehet dhe nuk do t’u shkojë huq. Vërtët Allahu është gjithmonë i Drejtë kundrejt atyre që e bësojnë Atë: “S’ka dyshim se Allahu nuk bën padrejtësi as sa grimca, e nëse ajo vepër është e mirë, Ai e shumëfishon atë dhe Vetë Ai i jep shpërblim të madh!”(Kur'an, 4: 40).
Enes ibën Maliku (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) përcjell se i Dërguari i Allahut, alejhi selam, ka thënë: “Vërtet, Allahu nuk e trajton padrejtësisht një besimatar në lidhje më virtytet e tij. Ai është gati ta këshillojë atë në këtë botë dhe t’i japë atij shpërblim në botën tjetër. Për sa i përket një jobesimtari, atij do t’i vihet të shijojë shpërblimin e asaj që ka vepruar vetë aq shumë sa kur të vijë në botën tjetër ai nuk do të gjejë virtyte për të cilat do të duhej të shpërblehej!”(Muslimi, 6739).
Në Kur'an gjenden shumë urdhra hyjnore për vepra të mira, për të mirën e të gjithë njerëzimit. Në Islam veprat e mira përfshijnë të gjitha virtytet e njohura, shembull si: sinqeriteti, barazia, drejtësia dhe paqa. Allahu jo vetëm që urdhëron besimtarët që t’i frikësohen Atij, por dhe që të jenë prej të sinqertëve. Ai na tregon se kryen një padrejtësi ai i cili gënjen në lidhje me Të dhe refuzon të Vërtetën (Kur'an, 39: 32). Ai do t’i shpërblejë njerëzit e vërtetë për vërtetësinë e tyre dhe do t’i dënojë ata të cilët e mohojnë Atë (Kur'an, 33: 24). Ai ka urdhëruar rregullin e barazisë ndërmjet besimtarëve. Ai i cili kalon kufijt, të cilët Allahu i ka vendosur, do të ketë një dënim të rëndë (Kur'an, 2: 178).
Ai na ka urdhëruar të ndjekim rregullin “Jetë për jetë, sy për sy, hundë për hundë, vesh për vesh, dhëmb për dhëmb dhe plagë për plagë!”, por nëse ndokush fal, bën një akt bamirësie, si shlyerjeje për atë (Kur'an, 5: 45).
Një tjetër mësim i shkëlqyer Kur'anor thotë se Allahu e dëshiron drejtësinë. Krijuesi ynë na urdhëron t’i rijapim besim atij të cilit e meriton dhe kur të gjykojmë ndërmjet njerëzve të gjykojmë me drejtësi (Kur'an, 4: 58). Ne duhet të qëndrojmë të vendosur në drejtësi, si dëshmitarë të Allahut madje edhe kundër vetvetes, prindërve dhe të afërmve tanë në qofshin të pasur apo të varfër. Nuk duhet të reshtim kurrë së qeni të drejtë, sepse Allahu e di atë që ne bëjmë (Kur'an, 4: 135). Ai na thotë të mos e lëmë kurrë atë. Të jemi të drejtë, thotë Allahu, është shumë pranë Mëshirës (Kur'an, 5: 8). Ne duhet të jemi të qëndrueshëm në drejtësi edhe në lidhje me jetimët (Kur'an, 4: 127). Ne duhet të masim dhe të peshojmë me drejtësi. Kudo që të flasim ne duhet të flasim drejt edhe nëse është i përfshirë ndonjë familjar i afërt (Kur'an, 6: 152).
Edhepse Allahu i Madhëruar ka lejuar një mashkull besimtar të martohet me një grua, sipas zgjedhjes se tij të martohet edhe me dy, tre apo katër gra, për këtë Ai ka vendosur drejtësinë si kusht. Nëse burri nuk mund t’i trajtojë ato në një mënyrë të barabartë, atëherë ai duhet të martohet vetëm me një (Kur'an, 4: 3). Që të mbizotërojë drejtësia, Allahu ka urdhëruar që besimtarët të luftojnë edhe kundër shtypësve (Kur'an, 2: 193); (Kur'an, 8: 39).
Prej besimtarëve pritet që të përhapin paqen ndërmjet tyre dhe ndër të gjithë njerëzimin. Allahu i Madhëruar na urdhëron të përhapim paqen dhe t’i përgjigjemi përshëndetjeve të të tjerëve (Kur'an, 4: 86).
Gjithashtu na urdhëron të vendosim traktat paqeje me ata që nuk na luftojnë (Kur'an, 4: 90). Për më tepër, Krijuesi ynë na urdhëron: “T’i frikësohemi Atij dhe të jemi prej atyre të sinqertëve!” (Kur'an, 9: 119); “Ta ndihmojmë njëri-tetrin në vepra të mira dhe mëshirë e jo në mëkate dhe zemërime!” (Kur'an, 5: 2); “Të jemi të përmbajtur e të kujdeshshëm në ecjen tonë dhe të ulim zërin!” (Kur'an, 31: 19); “Të jemi të butë jo vetëm më prindërit tanë e të afërmit apo jetimët, por me të gjithë ata që kanë nevojë, t’u flasim drejt njerëzve!” (Kur'an, 2: 83); “Të kthesh të këqen me të mirë!” (Kur'an, 41: 34); “Të jemi të vetëpërmbajtur!” (Kur'an, 41: 35); “Të jemi të mëshirshëm!” (Kur'an, 2: 270, 274); “Të japim zekatin!” (Kur'an, 2: 277); “Të falim rregullisht namazin; t’i bashkohemi asaj çka është më e mirë dhe të ndalojmë atë çka është e keqe dhe të durojmë me durim të vazhdueshëm çkado që të na ndodh!” (Kur'an, 31: 17); “Allahu i Madhërueshëm gjithashtu na ka urdhëruar për durim dhe këmbëngulje se Ai do të na provojë në diçka nga frika, uria, humbje në pasuri, jetë dhe rezultat të punës sonë (Kur'an, 2: 153 dhe 155); “Për të ruajtur paqen ndërmjet njerëzve, Zoti ynë ndalon: të gjitha veprat e turpshme, ligësitë dhe revoltën!” (Kur'an, 16: 90); “Mëkatet” (Kur'an, 59: 19); “Dinakëritë” (Kur'an, 28: 77); “Arrogancën”, “Egoizmin”, “Koprracinë” (Kur'an, 4: 36-37); “Fodullëkun” (Kur'an, 31: 18); “Jofisnikërinë” (Kur'an, 2: 276); “Lavdëratat” (Kur'an, 4: 38); “Zilinë” (Kur'an, 2: 109); “Mashtrimin e të tjerëve duke u betuar rrejshëm” (Kur'an, 16: 92); “Pandershmërinë” (Kur'an, 3: 161); “Shpifjen” (Kur'an, 68: 11); “Përqeshja e të tjerëve, sjelljet sarkastike, të emërtuarit e të tjerëve me nofka ofenduese, mosbesimin, përgjimin apo të folurit keq pas shpinës së të tjerëve” (Kur'an, 49: 11-12).
Të flasësh me keqdashje rreth dikujt pa presencën e tij, në Islam, konsiderohet si një vepër e neveritshme. Në përputhje me këtë Allahu na ka kërkuar të mënjanojmë dyshimin sa më shumë të jetë e mundur (Kur'an, 49: 12). Nësë një person na sjell ndonjë lajm kundër dikujt tjetër ne nuk duhet ta pranojmë atë menjëherë si një informacion i vërtetë. Nëse ndonjë mëkatar vjen tek ne me ndonjë lajm në duhet ta vërtetojmë atë në mënyrë që të mos i dëmtojmë të tjerët pa dashur (Kur'an, 49: 6).
Ndër veprat e tjera të ndaluara në Islam përfshihen:
“Veprat e pahijshme qofshin ato të fshehta apo të hapura; mëkatet dhe shkeljet ndaj së vërtetës dhe arsyes”, “Rrebelimi” (Kur'an, 49: 7); “Pirja e alkooleve apo të luajturit kumar” (Kur'an, 2: 219 dhe 5: 90-91)” “Fajdeja” (Kur'an, 2: 275-276); “Teprimi” (Kur'an, 6: 141 dhe 17: 26); “Grabitja, shkelja e kurorës, imoraliteti, vrasja e fëmijëve shpifja dhe përhapja e gënjështrës” (Kur'an, 6: 151).
Një besimtar nuk duhet të vrasë një besimtar tjetër, por nëse ndodh kjo gabimisht atëherë është i nevojshëm kompensimi (Kur'an, 4: 92). Ndërsa nëse ndonjëri vret me qëllim ndonjë besimtar atëherë shpërblimi i tij është zjarri i Xhehenemit (Kur'an, 4: 93).
Në mënyrë që të evitojmë veprat e keqija Allahu na urdhëron që ta konsiderojmë shejtanin e mallkuar si armik. Allahu i Lartësuar na udhëzon që të qëndrojmë larg mendimeve dhe veprave të këqija, Ai na tërheq vëmendjen në atë çka ne nuk duhet ta lejojmë shejtanin të na shtyjë drejt ndjekjes së rrugës së tij duke qënë se ai është armiku ynë i hapur. Allahu i Madhëruar na paralajmëron: “O ju të cilët besuat, mos shkoni gjurmëve të djallit, pse kush ndjek gjurmët e djallit ai urdhëron për të shëmtuara e të irrituara, e sikur të mos ishte mirësia e Allahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, askush prej jush nuk do të pastrohej kurrë (prej mëkateve), por Allahu e pastron atë që do Ai. Allahu dëgjon e di!”(Kur'an, 24: 21); “Djalli është armik juaji, pra, edhe ju konsiderojeni armik, ai e thërret atë grupin e vet, vetëm për t'i bërë banues të zjarrit!”(Kur'an, 35: 6).
Ne duhet të largohemi nga shejtani me çdo mjet. Allahu na kujton se shejtani na bën premtime vetëm për të na mashtruar. Shejtani dëshiron që ne të largohemi nga rruga e drejtë. Ata që e marrin atë për mik me siguri që do të digjen në zjarr. Krijuesi ynë na ka bërë të qartë se “djalli ju frikëson nga varfëria dhe ju urdhëron për të këqija, e Allahu ju garanton falje (mëkatesh) e begati; Allahu është Dhurues i Madh, i Dijshëm!” (Kur'an, 2: 268); “Do t'i shmang (nga e vërteta), do t'i bëjë të shpresojnë në gjëra të kota; do t'i urdhëroj dhe ata do të shqyejnë veshët e bagëtive; do t’i urdhëroj dhe ata do të shëmtojnë krijesat e Allahut. E kush bën mik djallin, e jo Allahun, ai ka dështuar sheshazi! Të tillët (që ndjekin djallin) kanë vendin në Xhehennem dhe prej tij nuk kanë të ikur (shpëtim)!”(Kur'an, 4: 119-121).
Allahu është Ruajtësi ynë (Kur'an, 2: 21-22); Mbrojtësi ynë (Kur'an, 2: 257). Ajetet e mëposhtme të Kur'anit Famëlartë do t’i ndriçojnë jomuslimanët dhe do t’i bëjnë të kuptojnë se Allahu na udhëzon të kërkojmë ndihmën e Tij kundrejt influencës së shejtanit të mallkuar.
“E nëse të godet shejtani me ndonjë vesvese, ti kërko strehim te Allahu, sepse vërtet Ai dëgjon e di. Vërtet, ata që janë të ruajtur, kur i prek ndonjë iluzion nga djalli, ata përkujtojnë (Allahun) dhe atëherë shohin (të vërtetën)” (Kur'an, 7: 200-201).
Jobesimtarët dhe hipokritët të cilët nuk besojnë se Islami është feja e vërtetë prej Allahut, duhet të mendojnë mbi shumë gjëra pozitive të cilët Islami ia ka sjell gjithë njerëzimit. Ata duhet të pranojnë të vërtetën se vetëm Islami është e vetmja fe e cila udhëzon në tërësi për të drejtën dhe ndalon nga e keqja. Islami këshillon të gjithë njerëzimin që të tërhiqet nga veprat e këqija duke qënë se ato janë prej shejtanit. Ai na udhezon qartë të luftojmë kundër djallit dhe të mos e lëmë atë dhe ndjekësit e tij të na mashtrojnë. Ai na mbron nga kryerja e mëkateve kështu që ne të mos përfundojmë në zjarrin e Ferrit, të cilin Allahu e ka përgatitur për djallin dhe për ata të cilët e mohojnë Islamin. Për udhëzimin dhe shpëtimin e jomuslimanëve dhe hipokritëve ato nuk duhet të lënë shejtanin të hyjë në zemrat e tyre, duhet të reshtin së mohuari mësimet e virtytshme islame. Ata duhet të jenë të arsyeshëm e të pranojnë se Islami është me të vërtetë feja e drejtë. Ai na mëson dhe udhëzon për vepra të mira dhe në ndalimin nga veprat e këqija për udhëzimin dhe drejtimin e të gjithë njerëzimit.

Perktheu: Vajada Keçi Manjani

martedì 7 aprile 2009

Termetet dhe dhembia kapriçoze

I lënduari kapriçoz

I lënduari mendon se ka ekskluzivitetin e dhëmbjes
Se të gjithë duhet ta kenë vëmendjen në të
Se është e drejta e tij; ajo çka e prek ka shëmbur botën
Edhe pse e vetmja botë që është shëmbur është e tija
Sot kur një rajon është rrënuar, çdokujt i dhimbset dhëmbja e tij
Çdokush i kushton vëmëndje trupit të tij
Solidarizohet me të, përqndrohet në të
Pret prej të tjerëve atëhere kur vetë nuk i ka dhenë të tjerëve
Kur kishin nevoj
Jo; nuk është kështu; të paktën nuk duhet ë jetë
Nuk duhet të jemi me shprehjen:
secili për vete e Zoti për tëe gjithë
por me shprehjen e Profetit tone (a.s) se nuk është musliman ai
që flen tek sa fqinji i tij vuan, është i uritur i pa strehuar i pa veshur
dhe ne indiferent…
Dhëmbje kur kujtoj viktimat e bombardimeve njerëzore
Që sot janë harruar nga shumëkush
A mos vallë nuk ra një tërmet edhe atje
Çdo shtëpi u rrënua
Njerëz që vdiqën
Gra
Fëmi
Pleq
Pa asnje lloj dallimi i mirë apo i keq
Tërmet nga dora e njeriut
I lënduari ka gjithmonë të drejtë
Ai vuan, rënkon lëngon ne shtrain e vdekjes
Dhe ne jemi spektator
Shpesh here indiferent
Prite indiferencen kur të lëngosh ti
Edhe pse gjithmone do të gjesh njerez human
Me zemër të pastër që luten për ty

giovedì 2 aprile 2009

goccioline di pioggia

Tra il mare e la pioggia…sempre aqua è!

Cos’è una piccola goccia di pioggia difronte al immenso mare ed oceano. Mi chiedo ,una goccia di pioggia puo formare un mare, un fiume una pozzanghera si, ma essa puo anche morire sola, singola goccia di pioggia, grigia rumorosa snella e piccola. Se e per te bene, cadere dal alto cielo nuvoloso raccontarmi la tua insignificante storia invisibile ed noiosa come se viaggiassi solo per morire ed non rinascere piu, triste gocciolina di pioggia. Da denunciare per la tua colpa solo di esistere, senza di te stan bene i deserti, senza di te l’antartide non muore, senza di te io adesso non mi lamenterei. È in vano il mio pensiero, tanto , tu cadi e non ti rialzi più, tanto non esisterai più tranne nel indomani dopo un istante ed un respiro. Mi mancherai piccola gocciolina, nei giorni di caldo vento senza freschezza, durante l’affanno della fatica, durante il buio quando per l’etternita faro compagnia alla terra arrida.

Se potessi, vi farei amiche tutte, ogni singola goccia di pioggia. Voi siete come me, un essere in mezzo a tanti, invisibile nella folla insignificante per molti. Cosi svanirò anch’io come te, la mia vita sara tanto lunga quanto il tuo cadere veloce dal cielo, non ti sembra un eternita? Non ti sembra che solo tu sei la protagonista di questa vita, invece no. Eppure, anche tu hai un anima, nasci viaggi ed muori proprio come me. Forse, se cadi su una terra dove ce un fiore, con il tuo corpo lo alimenterai, ed gli permetterai di vivere, ma se cadi sulla superficie di un sasso mia cara, ben presto non servirai più anull altro tranne che colorare di grigio il fortunato sassolino oramai rinfrescato da te, poi, muori, diventi vapore, affa di nuovo. Triste gocciolina di pioggia, io canto a te invece tu ormai non ci sei più, sei solo parte di una giornata grigia passata tra i pensieri, riparata da te conogni cosa che si può. Ed il mare, il mare è sempre blu