giovedì 23 aprile 2009

ndjenje per Palestinen

Nje moshatar i imi palestinez, koleg studimesh ne universitetin tim, me tregon ne nje bisede te sinqerte se si  kur ai i shte ne fillore dhe 8- jeçare ne bangat e shkolles mesonte per Shqiperine atebote te burgosur nen regjimin komunist... Dhe une sot ndjej diçka per ate Palestine dhe ato njerez te vuajtur. Allahu ja lehtesofte dhembje...

Nder netet e erreta te historise

Luajne me ty sikur femije

Sikur femije jetim e pa mbrojtje

Qaj per mua moj te qafsha

Hidhi litet e mendafshta

Qaje nise vet vajtimin

Sa te vij dit e lirimit

Nuk ka pas ne kete bote

Te qendroj me jete e mote

Te qendroje per gjithmone

Popull i shtypur me klithm ne goje

Se do vij dit e pranuar

Dit e bukur e kerkuar

E kerkuar tek me i Madhi

Tek i Ndrituri e tek Sovrani

Mbahu toke e mbahu zemer

Mbahu ne kembe e mjera femer

E mjera femer qe je nene

Se do vij nja ai biri jot

Prej barkut tend do vij te shpuri

Te te shpuri ne liri

Dhe ta largoj nja at padrejtesi

Se kur boten e zuri gjumi

E mbi ty vershonte plumbi

Edhe ty ta marne frymen

Pa meshire ta shtypne gryken

Se nuk lodhen se babzituri

Se gerrhituri e pritur

Se nuk lodhen se beri feste

Mbi gjakun tend edhe mbi rreshne

Njerezimi kthen koken menjane

Ndersa lotet ne s’na u thane

Rrijme e lutemi pa pushuar

Te kam pare te praruar

Gjak e mish te copetuar

Do vij dita te jesh lulezuar


 

Nessun commento: