mercoledì 29 luglio 2009

Reflektime

****

Për vite me rradhë i kam bërë pyetje vetes nëse ishte e drejte apo jo të theksoje dhe të ngrije zërin kritik ndaj fenomeneve “negative” që mbizotërojne vetë komunitetin e vogël musliman të shqipëtarëve. Pyetje e cila thellë vërvitet mbi argumentime të brendshme të plota ose jo karshi rrespektimit të etikës vëllazerore islame dhe deshirën për mos korruptimin e më tejshem të figurës së muslimaneve në sytë e të “tjerëve”. Duke mos qene e mundur kriptizimi i ketyre informacjoneve kritike vetem ne mesin e muslimaneve detyra per përcjelljen e tyre behet akoma me e veshtire. Por, karshi ketij rreziku, qendron tjetri akoma me i madh, ai i humbjes se metodologjise se korigjimit te gabimeve me ane te venies ne dukje te tyre. Mos dija dhe mos vërejtja e egzistences se nje problemi paraqet injorance ne te gjitha nivelet, si dhe pengesë në përmirësimin e tyre sado pak. Të qënurit aktiv në një mjedis të caktuar te çon ne pësimin e shume elementeve dhe fenomeneve influente te cilat e bejne te levizin ate shoqeri. Ndjeshmeria e perceptimit gjithashtu te çon ne analizen e brendshme te asaj çka perjeton. Si mund te jemi nje shoqeri e shendetshme kur na mungon esenca reale e kritikes. Kur ndarjet dhe perçarjet ndodhin me frekuence edhe ne baze te ketyre mendimeve, te tilla, e gjejne veten jo ne pararoj te funksjonit te paracaktur, pra atij te nje katalizatori zbutes dhe jo ngurtesues te shpirtrave dhe mendimeve te njerezve. Hendeku me i thelle i muslimaneve ne kohen e sotme, mbetet vetpelqimi, vetëkënaqësia se gjithsecili ka arrritur ate çka misjoni i shenjte kerkon. Zor, dhe janë të paktë njerëzit të cilët mund te perceptojne realitetin dhe gjendjen ne te cilen ndodhen dhe keshtu te perballen me nje zgjidhje te perbashket sqaruese dhe gjithperfshirese. Te parit e vetvetes nën suazat e së perkryerës ndërsa tjetrit te humbur duke notuar ne flaket e xhehenemit... Zmadhimi katastrofal i nje gabimi minimal, eshte si rreziku i atij personit i cili realisht nuk arrin te perceptoi se cili eshte armiku i tij ne te vertete.

Ku qendron gabimi?

Hiper kritika shpesh here mund te behet element largues dhe destabilizues, sidomos atehere kur elementi i kritikuar eshte minimal dhe dobia apo rreziku i tij është i pa perfillshem. Keshtu është e pa evitueshme krijimi i mos bindjes mos perfilljes dhe injorimit më se të vullnetshem, gati gati dhe perbuzes. Nuk mendoj se perdorimi i fjaleve me te embla ne nje fjalim do te mund te eleminonte notat e renda te argumentit me te cilin perballen shpesh bashkë debatuesit musliman. Ashpersia nuk vjen nga fjalet e perdorura por se nga argumenti i perballur pershtjellimet dhe mendimet e paraqitura, te tilla mund te jen te renda dhe thumbuese si mos me keq. Partizanet e ndonje çeshtje verviten me argumente therese dhe pseudo bindese, te gatshme per sehirxhinjte të cilët gajasen me problemet e brënshme të muslimanëve, paraqitja e nje diskutimi ne formen me te mire kthehet keshtu ne nje perpjekje te deshtuar dhe te thyer qe ne fillim. Absurditeti i pretendimit te perkryerjes personale karshi elementit te analizuar çon ne çarje dhe rebelim, ngurtesim ne mendimin personal dhe largim nga zgjidhja prfundimtare dhe paqëtuese. Perqindja e suksesit ne debate te tilla eshte pa dyshim minimale pa llogaritur ketu edhe uljen e me tejshme te probabilitetit per perballje ne nje moment te dyte dhe më të qetë të të njëjtës temë. Ajo kurajo që vjen nga vetë kënaqësia kthehet në një rrezik të vërtetë për vetë temën e përballur, këshillimi në mënyrën më të mirë. Një debat i edukuar nuk është i vetmi tregues për kompletimin e kumtimit të hadithit të ResuluLlahut a.s i cili udhezon ne formen e këshillimit më të mirë formë e cila nuk përfshin vetëm elokuencën e pastër me fjalë të zgjedhura nga nje fjalor i zgjeruar, nuk gjëndet aty çelësi i suksesit, por tek vetë tema e mbrojtur dhe qëndrimi i mbajtur. Të bërurit thirrje arsyes me anë të elementëve të zgjedhur të cilat janë sa më larg përbuzjes ofendimit dhe prekjes personale të bashkëbiseduesit. Trajtimi i çështjes si një problem i përbashkët i cili nuk kompromenton aspak individët në fjalë, bërja thirrje për një zgjidhje dhe një mëndjeje e cila do të ishte element bashkues për të dyja palët divergjente. Perceptimi i debatit si parashtrim i thjesht i mendimeve personale dhe jo si cënimi i një dogme të shenjtë, paralelisht faktit që ne kemi përgjegjësi për veprat dhe fjalët tona qëndron dhe aspekti i gabueshmërisë njerëzore e cila nuk e ka të ndaluar kuptimin e arsyeve te “gabuara” te tjetrit por ka te ndaluar përvetësimin e tyre. Etiketimi apiriori i bashkëbiseduesit si një njeri i cili e ka gabim që në fillim, con në ngurtësimin e qëndrimeve, në mos vërjen në diskutim të tyre, madje edhe në nënvlerësimin e vet tezës personale që paraqet, për arsye se, dihet që kur e vërteta perballet me gënjeshtrën është gjithmonë e para ajo që triumfon ndaj nuk ka arsye për ngurim në paraqitjen e saj.

Çelësi i suksesit është dhe siguria në atë që paraqet, sepse e vërteta nuk ka gabime, nuk ka dyshime nuk ka hile dhe nuk ka nevoj për zbukurime të kota e të më tejshme. Prandaj, në këtë mënyrë, bëhet e thjeshtë dhe natyrale paraqitja e argumenteve në mënyrën më të mirë ashtu siç na mëson i Dërguari i Allahut (a.s). Është e kotë qasja si objektiv primar konvertimin e tjetrit në mendimin tënd, sepse kjo do ta çonte atë në mbyllje paraprake të vetvetes në një mbrojtje të vebër dhe të shurdhër nën frenezinë e të gjeturit argumente përball kundërshtarit. Mënyra më e mirë do të ishte përballja e qetë dhe e hapur me bashkëbiseduesin në mënyrë që biseda ti lë hapësirë llogjikës me natyrshmëri, duke pranuar perceptimet personale duke marë e duke dhënë mendime përtej personales, parja e tjetrit jo si kundërshtar dhe palë e largët nga vetvetja, por si dy individ që kanë qëllime të përbashkëta: arritjen e mirësisë dhe largimit nga e gabuara. Nuk ka kundërshtime, e kundërthënie në Isalm, ai është i pastër dhe i përkryer, nuk është i ngurtësuar dhe i kodifikuar, por është i qartë dhe universal.

Perceptimi i praktikës fetare, e përbaskëta më e madhe e muslimanëve si element bashkues dhe jo ndarës dhe largimi nga etiketimi i vetes si posedues i atributeve të nevojshme për tu bërë Xhennetli, ndërsa tjetrit numërimi i difekteve dhe anomalive, do të na çoj në esencëne vërtetë që duket se muslimanët shqiptar e kanë harruar me kohet moderne, atë të vëllazërimit, pavarësisht difekteve individuale.