giovedì 21 gennaio 2010

Raportet e dhunes

RAPORTET E DHUNES*

Na kanë mësuar që në vogëli, se familja është djepi i qënies njeri. Ajo është qeliza më e çmuar e shoqërisë, e cila mund të shndërrohet në plagën më të madhe të saj. Ajo mund të jetë një strehë sigurie, por mund të kthehet dhe në një realitet vrasës, shpresa për të ardhmen apo makthi i saj. Vërejme se institucioni i familjes nuk mund të konceptohet veçmas nga inividi dhe i shkëputur prej tij. Kjo është krejtësisht e pa mundur. Prandaj, edhe familjet gjykohen nga pjestarët e saj, ndërsa shoqëritë, si një trup i vetëm nga qelizat e familjes që e përbëjë. Nëse e shohim në këtë aspekt makro, vërehet se është e pamundur të pretendohet një shoqëri e shëndoshë nëse nuk numërojmë mbrapsht nga hierarkia e perceptimeve; shoqëria që përbëhet nga familje, dhe familjet që përbëhen nga individë me principe të shëndosha. Në të tillë këndvështrim do të mund të reflektonim për sa i përket problemeve të individit, i cili reflektohen në familje e më pas në shoqëri. Plaga më e rëndë që ka karakterizuar historinë e njerëzimit shfaqet të jetë dhuna. Eksperienca e shoqqërive perëndimore për sa i përket dhunës në familje, ka çuar në përfundim se mënyra më mirë për ta luftuar këtë fenomen është ai i punës paraprake për ta parandaluar. Kontributi i shkollës në edukimin që në fëmijëri të brezave të ardhshëm shfaqet të jetë një nga zgjidhjet më shpresëdhënëse. Të punuarit me brezat e rinj në mënyrë edukuese, do të jetë një nga elementet më të fortë parandalues të fenomenit, dhe jo vetëm, por pritet që të kontribuojë në masë të ndjeshme në uljen e tij. Të paktën ky është një nga frontet kryesore në të cilat po punon perëndimi sot.
Duke parë shkallën e zhvillimit ekonomik të perëndimit, në pamje të parë të vjen të mendosh se ai e ka zgjidhur problemin e familjes së shëndoshë me anë të civilizimit të femrës, futjes në punë të saj, barazisë së mundësive për punësim dhe zhvillim midis dy gjinive, si dhe një lënie në liri totale dhe të pa kontrrolluar të të rinjve që të eksplorojnë botën dhe të luftojnë për aspiratat e tyre karrieriste. Kjo tabllo i nënshtrohet një prove të rëndë atëherë kur statistikat shtetërore, apo edhe ato të agjencive prestigjoze të vendeve më të zhvilluara perëndimore analizojnë plagën më të rëndë të shoqërisë që ështeë ai i dhunës në familje. Do të ishte utopi dhe mos njohje e thellë e realitetit të mendoje se, shoqëritë e zhvilluara perëndimre zotërojnë imunitet nga fenomenet negative të tyre vetëm për faktin se janë të zhvilluar ekonomikisht.
Një nga gabimet më të mëdha, të cilat ajo haptazi i bën, është dhe paragjykimi i thellë si dhe strumentalizimi karshi zgjidhjeve që feja Islame i ka dhënë këtyre problematikave. Ajo, refuzon çfarëdo lloj zgjidhje nga një fe të cilën e konsideron si shtypëse të grave dhe shndrrimin e tyre në sferën më të dobët të shoqërisë, dhe kjo, gjithmonë sipas mbrojtësve të emancipimit të pa kufi të femrës.
Ky demonizim i Islamit në mendësinë perëndimore të qytetëruar, paraqitet të jetë një nga gënjeshtrat dhe mashtrimet më të përhapura që egzistojnë sot e kesaj dite. Po ne, çfarë argumenti mund të paraqesim ndaj këtyre istrumentalizimeve? A na mjafton të kemi argumente Kur ’anore dhe profetike se feja jonë nuk është e tillë? Se Islami është i përkryer dhe nuk e lejon aspak konkretizimin e kësaj lloj imagjinate perverse.
Shumë pak prej perëndimoreve dinë se feja jonë ka një karakter të theksuar parandalues. Dhe në një farë mënyre, e tillë shprehet në formën e edukatës, të cilën secili prej nesh e merr që në vogëli ose pse jo, edhe në periudhën pas konvertimit, atëherë kur përvëtesohen normat morale te islamit. Edukimi dhe përvetësimi i moralit Isalm, çon në krijimin e familjeve ideale në të gjitha aspektet. Po a mjafton egzistenca e normave të arta fetare pa praktikimin konkret të tyre? Egzistenca e një morie normash, të cilat tutelojnë shtresat më të dobëta dhe të pambrojtura të shoqërisë. Të tilla janë
një “ fener i artë ndriçues” për shpresën se familjet muslimane vërtetë do t’i ofrijnë shoqërisë perëndimore atë çka më shumë duket se po ia vuan mungesën, Familjen e Shëndoshë.
Nuk mund të egzistojë dhuna brenda kësaj shoqërie, sepse si e tillë do të binte në kundërshtim me esencën e saj paqësore, e cila me përpjekjet individuale të gjithsecilit e çon atë në përkryerje. Nuk do të mund të egzistonte dhuna atëherë kur prindërit t’i edukonin fëmijët duke i porositur se bamirësia dhe respekti ndaj prindërve vjen menjëherë pas respektit dhe bindjes ndaj Allahut të Madhërishëm; “Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim); silluni mirë me prindërit...” (EnNisa,36) dhe mbi të gjitha, kur familja ndërtohet duke pasur parasysh shumë qartë hadithin e Profetit (a.s) “Vërtet Allahu e do butësinë në çdo gjë.”
Gjithashtu thotë:“Nuk ka vend ku futet butësia vetëm se e zbukuron atë, dhe nuk ka vend që largohet vetëm se e shëmton atë.” Kush nuk do ta deshironte afrimin me këtë ideal të Islamit.
Në këtë këndvështrim, është i qartë qëndrimi se nëse praktikimi i sinqertë i Islamit dhe edukimi i brezave me butësinë e tij, nuk do të çonte kurrë në formimin dhe përhapjen e fenomeneve negative dhe të dhunshme në shoqëri. Shumë dimensione të fesë Islame, vërehen në marrdhëniet burrë-grua, nënë- fëmijë, motër–vëlla, si dhe çdo lloj raporti që e përfshin jetën e njeriut, dhe nuk ka raport për të cilin tëmos bëj kërkesë për marrdhënie paqësore.
Po ku qëndron problemi i egzistencës së problematikave kaq të thella, sa që në sytë e të tjerëve, shoqëria Islame demonizohet si shembulli më i largët që duhet menjanuar!?
Në këtë aspekt, shoqëritë muslimane kanë një karakteristikë të veçantë nga shoqëritë e tjera të hapura ; se parimi i “ummetit islam” i kalon kufijtë e personales, ai nuk lejon veçimin dhe indiferencën e ndonjë fenomeni. Pikërisht, të perceptuarit e unitetit të muslimanëve si “nje trup i vetëm i cili po të vuaj një pjesë e tij-vuan i gjithë trupi”, na bën të mendojme realisht një shoqëri të përkryer, një shoqëri, e cila i përmbushte nevojat që individët kanë për njëri-tjetrin. Për ushtrimin e dhunës në familje, shoqëria islame jo vetem që ofron ndjeshmërinë e nevojshme për perceptimin e këtij fenomeni si negativ, por ofron edhe zgjidhje të natyrshme dhe ideale për kurimin e tij. Nuk do të ishte e tepërt të përmendje se vetëm fjala Islam do të thotë Paqe. Në këtë mënyrë, nëse në mesin e shoqërisë islame ekziston ky fenomen, atëherë me të drejtë ai perceptohet si problem i të gjithë shoqërisë në të gjitha nivelet. Kjo sepse, feja jonë i jep një rëndësi të madhe mirëqënies personale të individit si hallkë kryesore e shoqërisë. Në mirëqënien e individit vërehet mirëqënia e shoqërisë në tërësi. Sipas kësaj, në një familje ku ushtrohet dhunë, nuk vuan vetën individi por të gjithë të afërmit qe e rrethojnë duke krijuar kështu një plage të padukshme në shoqërim, e cila e gërryen atë pa reshtur nga brenda. Këto elemente të studiuara nga sociologjia moderne, Krijuesi ynë na i ka servirur në formë udhëzimi që para 14 shekujsh me anë të fesë së përkryer, e cila ka valencë si në raport me individin në veçanti, ashtu edhe me shoqërinë në përgjithësi. Shumë kush prej nesh, do ta argumentonte këtë aspekt me largimin e individëve nga këto rregulla të arta fetare, të cilat udhëheqin marrëdhëniet ndërnjerëzore të sipër përmendura, dhe unë do të bashkohesha me këtë mendim. Do të shtoja se duhet të kemi kujdes, sepse nuk mjafton vetëm përthithja konkrete e rregullores fetare të paqes, por të punohet në përpjekjen e kthimit të tyre në tradita, të cilave me kalimin e kohës u humbet sensi i tyre fillestar nëse nuk ushqehet me konceptet fetare nga të cilat ato marrin origjinën. Kjo për shkak se, në të kundërtën do të kthehet si shembulli i shumë prej shoqërive të vendeve arabe, të cilat një mori rregullash fetare i kanë kthyer në tradita të shoqërisë ku jetojnë, që për fat te keq, verehet se sapo përballen me një kulturë tjetër janë ato më të lehtat për t’u asimiluar dhe humbur.

Vajada Keçi (Manjani)
Brescia, Itali
(Botuar ne revisten “Familja”, janar 2010)

venerdì 15 gennaio 2010

Partite e ekstremit te djathte ne Evrope: Ekstremistet e vertete?

Partitë e skajit të djathtë në Evropë: ekstremistët e vërtetë?**

Vajada Keçi Manjani
Brescia, Itali


Deklaratat e dhëna kohët e fundit nga Federico Bricolo, Presidenti i Lega Nord –it, në senatin ital- ian se: “Për sa kohë që Lega Nord do të jetë në mazhorancë, nuk do të lejojë kurrë ligje pro Islamit” janë cilësuar jo vetëm si islamofobe por edhe si thellësisht racistë për një vend si Italia, e cila mban në gjirin e saj shtetin e vogël, por të fuqishëm, Vatikanin.
Në të gjithë Evropën, partitë e vogla të skajit të djathtë po kërkojnë revanshin në
pushtet, duke përfituar nga klima e frikës dhe e tensionit e cila mbi- zotëron sot në vendet perëndi- more. Kështu, në Spanjë, Zvicër, Gjermani, Holandë, Austri, Belgjikë, Francë, Angli dhe sido- mos në Itali po forcohen politik- isht dita-ditës lëvizje të grupeve të së Djathtës Ekstreme. Risia e disa prej këtyre lëvizjeve është se ato kanë pikasur iluzionet e një shoqërie multi-kulturore, duke vënë kështu në qendër të vëmendjes politike çështjet që kanë të bëjnë me rregullin publik dhe sigurinë në vend. Në këtë mënyrë, klasat e mesme shoqërore, si dhe klasa punëtore kombëtare, kërkojnë “mbrojtje”. Kështu, zgjidhja duhet të jetë bllokimi i imigracionit dhe detyri- mi i emigrantëve që tashmë janë në vend të integrohen gradualisht. Në pamje të parë, ky pretendim duket më se legjitim, por le të shohim dhe më nga afër pre- tendimet dhe strategjitë e tyre kryesore në vijim.
Mekanizmi kryesor që ata për- dorin në politikën e tyre është shumë i thjeshtë, por dhe efikas: “Pasiguria krijon frikë, frika çon drejt urrejtjes, sidomos kur ato manipulohen për shkaqe poli- tike!”
Një nga argumentet e për- dorura prej tyre është ajo e “tra- ditës” si një armë politike e pazëvendësueshme. Në Holandë për shembull, Geert Wilders me anë të provokimeve të shumta anti-islame dhe përdorimin e populizmit ka arritur të korrë suk- ses në politikën vendase duke udhëhequr partinë e tij në luftën kundër “islamizimit të Evropës”. Këto forca politike, pretendojnë se po i bëjnë ballë të ashtuquajturës “tirania e minoriteteve”, e cila duket se po shfaqet nëpër demokracitë perëndimore.
Ato bazohen në frikën dhe emocionet me elementare të njerëzve, të cilat i përdorin politik- isht nëpërmjet stereotipeve, kli- sheve dhe paragjykimeve të përhapura në popull, për t’u pozi- cionuar vetë në një masë të mirë në arenën politike. Argumenti që ata përdorin është po ai i njëjti: “Ne kundra Atyre”. Në këtë mënyrë ata e nxisin popullin të ngrihet dhe të reagojë kundër gru- peve të caktuara, siç janë emi- grantët klandestinë dhe pakicat fetare.
Kështu vërehet se pjesa më e madhe e militantëve të këtyre partive i urren muslimanët, turqit, aziatikët, pakistanezët më shumë se sa hebrenjtë (plagë e vjetër kjo e Evropës) të cilët janë më pak të dallueshëm se sa të parët.
Për të zbatuar këtë taktikë të tyre, atyre u duhet të gjejnë vazhdimisht armiq, prandaj për- dorin mite popullore për të krijuar dhe ushqyer imazhin e “armikut të popullit”. Kriminalizimi i grupeve etnike dhe i komuniteteve fetare paraqitet të jetë një mjet për të ndërtuar një linjë politike, duke përdorur tendencat sociologjike
të shoqërisë. Kriza ekonomike me pasojat e
saj sociale, prurjet e emigracionit, sinjalet e shumta dhe të shpeshta që tregojnë një erozion kulturor dhe fetar të shoqërisë, janë argu- mentet e përdorura nga populistët dhe nga ekstremistët e djathtë. Ata përpiqen të perceptojnë emo- cionet negative, frikën, stereotipet dhe paragjykimet e pjesës më të madhe të popullsisë dhe ofrojnë zgjidhje të thjeshta për probleme mjaft të ndërlikuara, me qëllim që të krijohet një grupim njerëzish mbi të cilin të promovojnë zgjid- hjet dhe idetë e tyre politike.
Duhet të kemi parasysh se kjo ndodh në partitë e grupimeve të ekstremit të djathtë, liderët e të cilave përdorin retorikën dema- gogjike për të rënë në kontakt me emocionet e njerëzve, duke për- dorur një gjuhë “rruge”, meqenëse iu drejtohet njerëzve të thjeshtë dhe jo politikës së niveleve të larta.

ISLAMOFOBIA dhe rasti i
Lega Nord-it* në Itali

Përcaktimi më i përhapur i
shpjegimit të termit “Islamofobi” u dha nga Ojq-ja britanike Runnymede Trust , e cila e përcak- tonte islamofobinë si vijon: “Frika dhe urrejtja ndaj Islamit çon në armiqësi kundrejt çdo muslimani. Për pasojë lind diskriminimi i tyre, duke i përjashtuar ata nga jeta publike, ekonomike dhe sociale. Ajo përfshin perceptimin se Islami nuk ka vlera të përbashkëta me kulturat e tjera, se ai është më inferior se Perëndimi dhe se, më tepër se një fè, ajo është një ide- ologji politike e dhunshme”.
Kohët e fundit, nëpër të gjithë Evropën, po shfaqen manifestime shqetësuese kundër ndërtimit të xhamive (apo dhe pjesëve për- bërëse të tyre, siç është rasti i Zvicrës me ndalimin konstitu- cional të minareve). Argumentet e përdorura kundër ndërtimit të tyre, si dhe këtij islamizimi të
shoqërive perëndimore, janë jo vetëm shembuj të islamofobisë, por edhe të një racizmi të egër dhe të thellë.
Ekzistojnë shumë kuptime të fjalës “armik” në zhargonin e tyre. Atyre u duhet gjithmonë të jenë në kontrast me dikë apo diçka, si për shembull ksenofobia, afro- fobia, anti-semitizmi, islamofobia etj. Ndërkohë që ekzistojnë dy grupe të mëdha të cilat gjenden në qendër të debateve prej shumë kohësh, këta duket se janë “armiku numër një” për grupet populiste dhe të ekstremit të djathtë në të gjithë Evropën: Muslimanët dhe Romët.
Pra, mund të themi që taktika e tyre është të përdoret islamofo- bia pasive e popullsisë në këto vende, si dhe preteksti i Romëve si armë elektorale kundër të tjerëve. Atyre që u bie të jenë viktimat e kësaj loje politike, janë gjithmonë grupet më të brishta të komu- nitetit, të cilët kriminalizohen dhe stigmatizohen. Jetët e tyre vështirësohen akoma më tepër për shkak se disa politikanë për- dorin përmbajtjet nacionaliste dhe ksenofobe për të fituar vota. Qëllimi i tyre është të forcojnë bar- riera fizike dhe mendore duke përdorur këto stereotipe me qël- lim që të arrijnë përfitime më të majme për agjendën e tyre poli- tike.
*Lega Nord, është rasti i një prej partive të ekstremit të djathtë e cila sot e kësaj dite është në koa- licion të drejtpërdrejtë në qever- inë e Berluscon-it, si forcë e cila lejon të mbahet e lidhur maxho- ranca, një parti tipike populiste dhe e ekstremit të djathtë. Këtë e tregon jo vetëm qëllimi i tyre krye- sor i cili është ai i të shkëputurit të një pjese të territorit italian nga Republika e Italisë (zona e Padania-s), por edhe retorika e tyre e cila kryesohet nga një luftë e egër politiko-mediatike ndaj Islamit dhe muslimanëve.
Janë te njohura fushatat e tyre
kundër ndërtimit të xhamive në çdo qytet të Italisë. Më parë i shi- hje teksa marshonin shesheve me parulla anti muslimane, si dhe ndyrja e truallit mbi të cilin do të ndërtohet një xhami me jashtëqit- je derri, se kinse kjo do t’i dekura- jonte muslimanët nga qëllimi i tyre ... Konkretizimi, më së fund- mi, i nismës së një referendumi të tipit zviceran në qytete si Milano, Bergamo dhe Brescia për peticion kundër ndërtimit të xhamive në këto qytete, me shpresën e tyre se ky peticion do të bëhet kombëtar më vonë, duke iu dhuruar atyre që firmosin kundër ndërtimit të xhamive shishe Champagne dhe pako Panettone (ëmbëlsirë tipike krishtlindjeje). Deklaratat e dhëna kohët e fundit nga Federico Bricolo, Presidenti i Lega Nord –it, në senatin italian se: “Për sa kohë që Lega Nord do të jetë në mazho- rancë, nuk do të lejojë kurrë ligje pro Islamit” janë cilësuar jo vetëm si islamofobe por edhe si thellë- sisht racistë për një vend si Italia, e cila mban në gjirin e saj shtetin e vogël, por të fuqishëm, Vatikanin. Edhe pse Umberto Bossi, presi- denti i Lega Nord -it, nuk shquhej për marrëdhënie të mira diplo- matike me Vatikanin, kohët e fun- dit ka pasur një ribashkim midis partisë së drejtuar prej tij dhe Papa Ratzingher-it. Në gazetën zyrtare të kësaj partie, të datës 24/12/2009, Luca Zaia shprehet kështu: “Kultura jonë i ka rrënjët e thella të zhytura në tokën kris- tiane. Ne të Lega Nord-it jemi kryqtarët e Kishës. Lega është lëvizja e popullit e cila mishëron kulturën e territoreve thellësisht kristiane dhe ne duam t’i mbajmë të tilla”.
Deklarata të tilla, thellësisht islamofobe dhe raciste, tashmë janë në agjendën e përditshme të eksponentëve të kësaj partie, të cilët e ngrenë zërin fuqishëm edhe nëpër mediat kryesore italiane. Ky është realiteti dramatik: indiferenca dhe intoleranca pasive!

**Marre nga: “Gazeta Impakt” nr° 3 / Janar 2010