Sabina MORANDI
- QYTETËRIMI PERËNDIMOR? -
NUK DO TË KISHTE EKZISTUAR PA ISLAMIN
Mëngjesi i një dite të vrenjtur e me shi. Një djalë fshihet pas turmës, për të qenë i pranishëm në torturimin dhe ekzekutimin e mësuesit të tij, faji i vetëm i të cilit ishte se kishte përhapur dijet e "mallkuara" nga kisha dhe blasfemuese të filozofëve antikë grekë. Në turrën e druve, së bashku me filozofin, digjen dhe përkthimet e ndaluara në Evropën e mbizotëruar nga paragjykimet dhe dhuna e zotërinjve të luftës të cilët sundojnë pa asnjë farë pengese. Pasi mori pjesë në këtë skenë kaq të tmerrshme dhe tronditëse djaloshi mori rrugën për në jug duke marrë me vete disa vepra të mësuesit të tij, dhe i vendosur që t’i braktiste ato toka të dhunës dhe shtypjes. Kur më në fund arrin të kalojë Pirenejtë, përpara tij shfaqet një tokë e pasur dhe paqësore, ku gratë diskutojnë sy ndër sy përballë me burrat dhe baras me ta dhe ku librat, në vend që të digjen, ruhen në bibliotekat publike.
Ky është fillimi i filmit "Fati", një film i ambientuar në shekujt më të errët të Mesjetës nga regjisori egjiptian Jusuf Shahine. Filmi i dedikohet jetës së njërit prej filozofëve më të mëdhenj të historisë, Averoes, racionalizmi i të cilit ka ndikuar në mënyrë të fuqishme tek intelektualët perëndimorë të asaj periudhe. Dante Alighieri, ndër shumë të tjerë, e konsideronte veten një "averoist" të bindur dhe i gjithë mendimi islam ishte një ajrosje e vërtetë për mendimtarët e krishterë të cilët mezi e duronin censurën mbytëse dhe paragjykimet të cilat në atë periudhë ishin parimi dallues i krishterimit. Librat e Averoes merreshin në mënyrë kontrabandë, doktrinat e tij qarkullonin duke u transmetuar ndërsa fjalët e tij mësoheshin përmendësh për të mos rënë në kthetrat e inkuizicionit. Duke e vendosur këndvështrimin në atë që ka bërë regjisori, dhe duke nxjerrë në dritë historinë e eliminuar të atyre shekujve të errët, kuptohet qartë se feja s’ka të bëjë aspak me fundamentalizmin e çdo periudhe dhe të çdo shtrirjeje gjeografike.
Mirëpritja që publiku perëndimor pati kundrejt një filmi të xhiruar për të dënuar fundamentalizmin islamik të sotëm nuk të habit. Na kanë mësuar se shekujt që e ndajnë rënien e perandorisë romake nga periudha e rilindjes kanë qenë shekuj të karakterizuara nga frika dhe barbaria, por askush nuk na ka shpjeguar se prej kësaj gjendje kemi dalë vetëm për faktin se kemi rënë në kontakt me qytetërimin më të pasur dhe më të zhvilluar të kohës, me civilizimin islam. Pak perëndimorë e dinë se në periudhën kur popullsia e Evropës shfarosej nga epidemitë dhe uria, në Jug lulëzonte një qytetërim i cili për kryeqendër kishte Bagdadin dhe Damaskun. Atij qytetërimi ne i detyrohemi shpëtimin e thesarit që ne e konsiderojmë si themelin e kulturës sonë: filozofinë greke. Nëse studiuesit e periudhës së Sulejmanit dhe Salahudinit të mos kishin përvetësuar këtë filozofi të lashtë, ne nuk do të kishim as Platonin e as Aristotelin, dhe kjo sepse rrjeti i përgatitur i përkthyesve arabë, përmes të cilëve na kanë arritur këto vepra, nuk do të kishte ekzistuar. Si rrjedhim, as shkenca moderne nuk do të mund të lindte pa lirinë e të studiuarit dhe të eksperimentuarit e cila u qe dhënë shkencëtarëve arabë, kontributi i të cilëve u fshi tërësisht për t’i lënë vend propagandës së përplasjes së qytetërimeve.
Në këndvështrimin e Allahut
Beltegeuse, Rigel, Aldebaran, Algol dhe Sirrah janë yje të cilët prej shekujsh flasin arabisht. Që kur shkenca, qytetërimi dhe teknologjia ndodheshin përtej Mesdheut, ndërsa barbarët e pisët, injorantë dhe të varfër të cilët marshonin për të grabitur e djegur qytetet e pasura, apo edhe për t’u emancipuar me anë të studimit në ndonjë universitet lokal, ishim ne. Për shekuj me radhë filozofia, matematika dhe mjekësia, për të mos folur për astronominë, kiminë dhe optikën, kanë qenë islame, kjo në kuptimin se Islami ka përçuar dhe përpunuar disiplinat e lashta egjiptiane, babilonase, indiane dhe greke, mbi bazat e të cilave ka ndërtuar themelet e tyre. Ky është një borxh kundrejt shkencës islame. Prej saj gjejmë gjurmë të panumërta në përdorimin e termave më të zakonshëm në shumë lëmi moderne të cilat ne, gabimisht, i konsiderojmë si bijë të "qytetërimit më të lartë perëndimor". Paraardhësit tanë i njihnin plotësisht këto merita, dhe gjithashtu bënin çmos për të shtënë në dorë tekstet shkencore të të "pafeve".
Origjina e shkencës islame zhytet në shekujt tonë më të errët. Arabët tashmë kishin nisur të studionin hapësirën, duke mbledhur dhe ruajtur kështu trashëgiminë e grekëve dhe indianëve. Në shekullin VIII, më saktë në vitin 828 në Bagdad u ndërtua observatori i parë astronomik në botë. Astronomia zhvillohej paralelisht me optikën dhe me studimin e fiziologjisë së syrit: mund të vërejmë gjurmë të origjinës arabe në termat mjekësore si "retinë" apo "katarakt". Dashuria e kulturës islame për gjithçka që kishte të bënte me pamjen ka padyshim rrënjë fetare, por ky frymëzim mistik nuk duhet të na devijojë. Shkenca islame ka qenë kryesisht empirike - pra i pëlqente të eksperimentonte - ajo ishte tej mase matematikore, gjëra këto që i bëjnë disa historianë të pohojnë se kanë qenë pikërisht arabët ata që na kanë mësuar njohuritë e para fillestare të formulimit matematikor, karakteristikë kjo kryesore e shkencës perëndimore. Ibn el-Haitham, për shembull, i njohur në perëndim me emrin Alhazen, është konsideruar si njohësi më i lartë i optikës në periudhën midis Ptolemeut dhe Vitelos. Vëmendja që gëzonte edhe midis bashkëkohësve të tij, nuk duhet të na habisë; që prej viteve njëmijë Ibn el-Haitham kombinonte trajtime matematikore të ndërlikuara me modele fizike dhe eksperimente të kujdesshme, duke i dhënë në këtë mënyrë një kthesë empirike kërkimit shkencor, gjë e cila në perëndim do të ndodhte vetëm mbas 5 shekujsh.
Përllogaritjet e astronomëve dhe të studiuesve arabë të okulistikës u bënë të mundur vetëm ngase instrumentet matematikore ishin shumë të zhvilluara. Prurjet që arabët i bënë shkencës së përllogaritjes ishin aq të rëndësishme saqë nuk kanë humbur gjer më sot, dhe në fakt një nga pak borxhet që perëndimorët nuk kanë harruar është shpikja e "zeros", e cila bëri të mundur lindjen e përllogaritjes pozicionale, d.m.th. përllogaritjes me kolona. Futja e numrave indianë - ato të cilat ne i quajmë numra arabë - dhe zhvillimi i algjebrës, bëri pjesën tjetër. Një emër i shquar është edhe ai i matematikanit të madh të shekullit IX, al-Harizmi, i cili shkroi Librin e përmbledhjes në procesin e përllogaritjes të transportit të numrave dhe ekuacioneve, i cili është përkthyer shumë herë në latinisht dhe më pas i përhapur në Evropë me emrin Liber Algorismi, një latinizim i emrit të tij prej të cilit rrjedh dhe termi "algoritëm".
Mjekësia
Për shekuj me radhë, mjekësia arabe ka qenë tejet e zhvilluar, shumë herë më tepër se ajo perëndimore, aq sa dhe vetë luftëtarët e kryqëzatave përdornin shërbimin që arabët të rrethuar prej tyre në luftë e sipër ia ofronin bujarisht. Në fakt, arabët i njihnin tekstet greke të Galenit dhe Hipokratit, të cilat Evropa i kishte humbur, së bashku me shumë nocione që rrodhën nga teoritë dhe eksperimentet e aleksandrinëve të cilat ishin përhapur në Egjiptin e helenizuar si dhe në Azinë e Vogël.
Prurja në Perëndim e përkthimeve të Platonit dhe Aristotelit bëri të mundur që studiuesve të veriut barbar t’u përcilleshin edhe teoritë e filozofëve dhe mjekëve muslimanë. Për rreth dy shekuj filozofia greke u studiua në sajë të versioneve të arabizuara të shkëputura prej komenteve të racionalistit Ibn Rushd (Averoes) apo të mistikut Ibn Sina (Avicena), filozofët më të rëndësishëm të Islamit, dhe janë këto versionet të cilave iu janë referuar filozofët tanë. Si në Bolonjë ashtu edhe në Paris studentët, por edhe baballarët e dogmës katolike si Shën Toma Akuini, iu desh të përkuleshin përballë epërsisë së dijes arabe të kohës.
Por Ibn Sina (Avicena) nuk ishte thjesht një filozof. Ndërsa nëpër fshatrat e veriut të cilët më pas u bënë të njohur me emrat Paris apo Londër, sëmundjet shëroheshin me hajmali, në Jugun e thellë themelohej mjekësia moderne. "Canon Medicinae" i Ibn Sina, emri i vërtetë i të madhit Avicena, ishte i vetmi tekst për studentët e mjekësisë për gati tre shekuj dhe vazhdoi, përgjatë gjithë Rilindjes, të ishte libri më i botuar në Evropë. Por Avicena nuk qe vetëm. Qe arabi Ibn Razi i cili themeloi ostetrinë dhe na dha përshkrimin e parë shkencor të fruthit dhe lisë së dhenve, si dhe për t’i paraprirë mundësisë së imunizimit të njerëzve të shëndoshë nëpërmjet sekrecioneve të të sëmurëve, ndërsa Ibn Nafis qe i pari i cili përshkroi mekanizmin e qarkullimit të gjakut. Të gjithë këta emra janë lënë në hije nga librat e historisë së mjekësisë të cilat na paraqesin vetëm datat - dhe autorët perëndimorë - që i ri-zbuluan ato.
Me intuitën e saj të spikatur, si hipotezat e ekzistimit të mikrobeve dhe eksperimentet e para me vaksina, mjekësia arabe ishte në pararojë në teori ashtu siç ishte edhe në praktikë e në mësimdhënie. Në shkollat e mjekësisë islame nisi të pretendohej prej studentëve që krahas teorisë ata të mateshin edhe në praktikën klinike për të favorizuar një përgatitje sa më të saktë, dhe përveç nevojës që ishte për të arritur kontrollin e epidemive, u përqafua edhe një ide krejt e re: të sëmurët të mblidheshin në një strukturë ku mjekët të kenë mundësi të kujdesen për ta dhe ku studentët të mësojnë në praktikë nga mësuesit e tyre. U shpik pra, ajo ç’ka me fjalët e sotme ne mund ta quajmë poliklinikë universitare, e cila nisi të shfaqej në Evropë vetëm në shekullin e nëntëmbëdhjetë. Në Damask, struktura e parë spitalore u ndërtua saktësisht njëmijë e njëqind vite më parë: në vitin 707 pas Krishtit, datë kjo e cila të lë disi të shtangur duke qenë se në atë kohë këndej nga anët tona ende nuk mendohej as për të zgjebosurit.
Përveç një vëmendjeje të veçantë që iu kushtua aspektit psikosomatik, i cili dhe ky është mbresëlënës për modernitetin e tij, përballja mjeko-islame ishte përgjithësisht racionale dhe bazohej mbi njohuritë e thella të anatomisë njerëzore të cilat në atë kohë evropianët nuk i kishin për shkak se atyre nuk u lejohej studimi i kufomave. Si rrjedhim, autopsitë mbetën tabu gjatë gjithë periudhës së krishterimit të paktën gjer në shekullin e shtatëmbëdhjetë - siç e dëshmojnë "aventurat" e piktorëve të Rilindjes të cilat ishin më të njohura se ato të bashkëkohësve të tyre mjekë. Por një veçori tjetër që i bënte mjekët arabë tejet efikas në krahasim me kolegët e tyre perëndimorë, ishte mundësia për të pasur në dispozicion një sasi tejet të madhe substancash me prejardhje prej zotërimeve të përhapura të halifëve - kripërat, acidet, alkaloidet dhe barërat - që i furnizonin tekstet me ilaçe të denjë për një farmaci moderne. Alkimia, nga e cila e ka burimin kimia moderne ishte në fakt një sektor tjetër shumë pjellor i shkencës islame.
Zhvillimi i kimisë
Zhvillimi i kimisë, qe si rezultat i bashkimit të një pjese tjetër të globit plot kulturë, krahas asaj greke, për të bërë të mundur përparimin e shkencës islame, pra njohuritë antike me prejardhje nga Kina dhe India. Në periudhën e përhapjes së saj më të madhe, në fakt, Islami shtrihej që nga India e gjer në Spanjë duke kaluar përmes Persisë, Afrikës Veriore dhe Siçilisë. Kryeqendra u vendos nga Damasku në Bagdad në të cilin, falë tolerancës kulturore të halifit Harun el-Rashid (786-809 p.e.s.) nisën të takoheshin dijet dhe traditat e popujve të sunduar. Nën sundimin e të ndriturit, siç u quajt shpeshherë halifi në "Njëmijë e një net", u themelua dhe u zhvillua "Shtëpia e Diturisë", që ishte qendër e dijes e financuar nga shteti, që ishte ngritur rreth një biblioteke madhështore ndërfetare. Në Shtëpinë e Diturisë nisën të vërshonin nga e gjithë bota studiues dhe fetarë, mendimtarë dhe praktikantë, në një atmosferë lirie intelektuale që nuk ishte parë më parë, dhe kështu, Bagdadi u kthye për shkencën ajo çka Athina kish qenë për artin gjatë periudhës së Perikliut.
Qe pikërisht në këtë klimë që alkimia u zhvillua dhe nisi të brumëzohej me prodhimin e disa substancave të dobishme. Kimia islame, e liruar prej gjykimeve dhe dënimeve fetare të cilat në Evropë e dënuan si të fshehtë deri në periudhën e Njutonit, në Bagdad pati mundësinë të zhvillohej si një shkencë dhe teknologji e veçantë, duke u shkëputur shumë shpejt nga origjina e saj magjike. Xhabir ibn Hajjan, kimisti më i njohur arab i cili jetoi në gjysmën e dytë të shekullit të shtatë, përmirësoi procesin e distilimit të alkoolit (terminologjia e të cilit vjen nga fjala arabe "al-ghul"), duke prodhuar kështu lloje të reja të lambikëve. Duhet të theksojmë se përgatitja dhe prodhimi i alkoolit për përdorim mjekësor u lejua, pavarësisht ndalimit që Kur’ani i bën konsumimit të saj.
Një fryt tjetër i eksperimenteve të kimistëve të Bagdadit ishin edhe përparimet relative në fushën e prodhimit të letrës, duke shfrytëzuar dhe duke përmirësuar metodat e vjetra të importuara nga Kina. Në vitin 793 në kryeqendër u themelua një fabrikë e vërtetë e cila, përmes një prodhimi gjysmë industrial, e merrte letrën nga një brumë fibrash kërpi dhe mani të përzier me zamkë dhe sulfate alumini. Me prodhimin e letrës në shkallë të gjerë, natyrisht, përhapja e librit në botën islame qe edhe më e shpejtë dhe tepër ekonomike, edhe pse duhej të pritej shpikja e shtypit në Perëndim - më shumë se shtatë shekuj më vonë - për të pasur mundësinë e përhapjes universale të dijes së shkruar.
Perktheu nga Italishtja:
Vajada Keçi Manjani
lunedì 22 dicembre 2008
mercoledì 17 dicembre 2008
Grate
http://www.radioislame.com/radio/index.php?option=com_content&task=view&id=58&Itemid=29
GRATË
Përktheu: Vajada Keçi Manjani
Tani do të flas në lidhje me obligimet morale dhe të drejtat e gruas në lidhje me ligjiet islamike, pavarësisht realitetit të shoqërive të tyre të cilat ndryshojnë njëra nga tjetra lidhur me përhapjen e ndjekjes së vendimeve te ligjeve islamike. Së pari, në Kur’anin e Shenjtë Allahu i Madhërishëm u drejtohet si burrave ashtu edhe grave në mënyrë të barabartë. Që të dy me një adresim të denjë përkitazi me vlerat njerëzore të cilat i ndajnë ata. Siç thotë Allahu: “Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qënë besimtar,
Përktheu: Vajada Keçi ManjaniGruaja në drejtpeshimin e Ligjit islam e krahasuar me gjendjen e tyre aktuale në shoqërinë perëndimoreTani do të flas në lidhje me obligimet morale dhe të drejtat e gruas në lidhje me ligjiet islamike, pavarësisht realitetit të shoqërive të tyre të cilat ndryshojnë njëra nga tjetra lidhur me përhapjen e ndjekjes së vendimeve te ligjeve islamike.Së pari, në Kur’anin e Shenjtë Allahu i Madhërishëm u drejtohet si burrave ashtu edhe grave në mënyrë të barabartë. Që të dy me një adresim të denjë përkitazi me vlerat njerëzore të cilat i ndajnë ata. Siç thotë Allahu: “Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qënë besimtar, Ne do t’i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’u japim shpërblim më të mirë për veprat e tyre!” (Kur`an, 16: 97) dhe ajeti tjetër: “Nuk ka dyshim se për muslimanët e muslimanet, për besimtarët e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, të sinqertit e të sinqertat, durimtarët e durimtaret, të përvuajturit e të përvuajturat, sadaka-dhënësit e sadaka-dhënëset, agjëruesit e agjërueset, ruajtësit e nderit e ruajtëset e nderit, shumë përmëndësit e Allahut e shumë përmëndëset e Allahut, Allahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh!” (Kur`an, 33: 35).Së dyti, Kur`ani e vë atë që Ligji islam e e quan “Përgjegjësia e ndërsjelltë e ndërmarrë nga burrat dhe gratë”, pra, si rrjedhim, e bën përgjegjës burrin në lidhje me përkujdesjen ndaj gruas dhe, gjithashtu, e bën përgjegjëse gruan për përkujdesje ndaj burrit tek sa thotë: “Besimtarët dhe besimtaret janë eulija (ndihmues, mbrojtës, mbështetës) për njëri tjetrin, urdhërojnë për të mirë dhe ndalojnë nga e keqa!“ (Kur`an, 9: 71).Së treti, Islami vendos një mori të gjerë rregullash kundrejt të dyve, pra, edhe ndaj meshkujve, edhe ndaj femrave, ashtu sikurse vendos një mori të drejtash të cilat i gëzojnë të dy gjinitë. Mirëpo, kush mund të jetë burimi i këtyre obligimeve të përbashkëta? Cili është burimi i të drejtave që u jepen këtyre të dyve? Si përgjigje për këtë unë mund të them se burimi i obligimeve që i takojne si mashkullit ashtu edhe femrës qëndron në përuljen e tyre ndaj Allahut të Madhërishmit, të Gjithëpushtetshmit dhe me në të të qënët të dorëzuar totalisht ndaj Tij. Përderisa karakteristikat e përuljes ndaj Tij nuk ndryshojnë si tek mashkulli ashtu dhe tek femra, në këtë mënyrë dhe obligimet që Allahu kërkon prej të dyve janë krejtësisht të njëjta. A mos, vallë, na takon neve të rishikojmë urdhrat të cilat Allahu ua imponon robërve të Tij!? Vëtetësia e fjalëve që thashë mund të shfaqet qartë! Ne mund të hasim vetëm në pak raste të cilat mund të shfaqen si përjashtim i rregullit të përgjithshëm, pra, në obligime në të cilat burrat dhe gratë nuk janë të barabartë. Megjithatë, nëse reflektojmë mbi këto raste do të vërejmë se feminiliteti apo burrëria nuk kanë të bëjnë fare me to. Faktor të tjerë, sigurisht, duhet të luajnë një rol të dytë, pikërisht si ato që shfaqen ndërmjet vetë njerëzve, të cilat sjellin si rezultat ndryshimin e obligimeve ndërmjet veti.Duke qenë se burimi i të drejtave dhuruar burrave dhe grave është i përfaqësuar në një kuptim njerëzor të cilën ata e përthithin dhe duke qënë se ndjenja e humanitetit është e njëjtë si tek burrat ashtu edhe tek gratë duke mos ndryshuar kurrë, mund të themi se, asnjë burrë nuk është më lart në pozitë se një grua dhe asnjë grua nuk është më lart në pozitë se një burrë e kjo sepse të drejtat të cilat Allahu i ka dhënë secilit prej tyre janë të njëjta. Sikur të ketë raste jashtë këtij rregulli, atëherë këto raste nuk mund t’i atribuohen të qënët mashkull apo femër. Ata, në të vërtetë, mund t’i mvishen pjesëve që kërkojnë një dallim të tillë, një pikë të cilën do ta qartesojmë në shembujt e mëposhtëm.Është e nevojshme kur bëjmë krahasime të tilla të hetojmë burimin e të drejtave dhe detyrave të femrës në shoqërinë perëndimore. Përgjigje të cilën ne me veshtirësi e vërejmë në dëshminë e realitetit në të cilin ajo jeton. Burimi i detyrimit që rrjedh nga interesat materiale përkundër burimit të të drejtave që rrjedhin nga natyra e saj femërore. Për më tej, si rezultat të dominimit të njërit mbi tetrin, pra, dominimit të interesit meterial, i cili paraqet burimin e obligimeve të gruas, rezulton në shfaqjen e shumë llojeve të ndryshme të despotizmit dhe padrejtësive, shumica e të cilave ranë mbi gruan. Pra, duke qënë se ajo është e dominuar nga stimuli për të mbajtur vetveten materialisht, pavaresisht nëse ajo është vajzë në shtëpinë e babait apo grua në shtëpinë e burrit të saj, për sa kohë ajo është e aftë të bëjë çfarëdo lloj pune për të siguruar jetesën.Çfarë doli si përfundim nga e gjithë kjo?Nga kjo dalin dy përfundime:Së pari, familja, si një e tërë, asgjësohet, meqënëse shkatërrohet një nga komponentët më themelor të saj. Familja mbijeton dhe ec përpara përmes ndjenjës së solidaritetit, e cila rrjedh në zemrat e pjesëmarrësve të familjes. Kjo mund të vërehet tek përgjegjësia që burri ka ndaj gruas ose tek ajo e prindërve kundrejt fëmijëve. Ndjenjë e cila u shkatërrua nga filozofia e “realizmit”, e cila bëri që çdo individ të jetë përgjegjës për veten.Së dyti: perëndimi e çoi natyrën femërore të gruas drejt shkatërrimit, kjo sepse ajo u shty me forcë drejt punës. Ajo nuk shkoi në punë thjesht për të bërë para. Një konditë e cila i hoqi të drejtën e zgjedhjes së një pune e cila do t’i përshtatej, pra, t’i shkonte për shtati asaj dhe figurës së saj femërore.Në rastin më të mirë ajo do të kishte fatin të gjente një punë të lehtë, në të kundërtën do të kishte pranuar çfarëdo lloj pune që t’i binte rasti, nëse nuk gjen një më të mirë. Në një mjedis dhe nën presionin e nevojave të tilla zhduket diferenca konceptuale e nje pune për burra dhe një për gra. Megjithatë, paverësisht se sa e rëndë dhe laborioze është një punë për burra, shumë gra janë duke ua kaluar atyre, kjo shpesh herë për shkak se janë të shtyrë nga nevoja e pashmangshme. Nga ana tjetër, pasoja e dominimit të feminilitetit, si burimi i parë i së drejtës, është se sapo të zhduket bukuria e saj femërore dhe shkëlqimi i rinisë, i venitet gjithë dinjiteti dhe respekti që ajo gëzonte, tashmë humbet e këto mund të zëvendësohen me lloje të ndryshme abuzimi dhe turpërimi.Ligjet e shkruara në letër mund të deklarojnë diçka ndryshe nga ajo çka thashë më parë, por realiteti i dhembshur që bie mbi gruan perëndimore që ka kaluar moshën e rinisë dhe moshën e mesme, çrrënjos çfarëdo lloj shenje dominimi sharmi apo magjepsjeje të teksteve ligjore.Një numër i madh azilesh të një lloji të veçantë janë përhapur gjerësisht kohët e sotme në Amerikë. Këto azilë jan përgatitur për të pritur gra të cilat arrijnë të shpëtojnë nga seria e grushtave dhe kockave të thyera nga burrat apo “shokët” e tyre. Azile të cilat jan zbukuruar apo dekoruar në mënyrë që t’i fshehin më leht ato. Në mënyrë të tillë që këto godina që i mirëpresin të mos dallohen dhe grupi i këtyre grave fatkeqe të mos gjenden më nga burrat apo “shokët” e tyre keshtu që të mos përsëriten aktet e dhunës. Mr. Richard F. Jones – një profesor në institutin e Obstetrisë dhe Gjinekologjisë në Amerikë ka shkruar një artikull rreth këtij fenomeni tepër shqetësues që titullohet: “Dhuna brenda shtëpisë, le të dëgjohet edhe zëri ynë!”. Ai e fillon artikullin e tij duke thënë: “Një epidemi po sulmon vendin tonë, është një epidemi shumë e tmerrshme të cilën ne nuk mund ta shmangim!“, ndërsa më poshtë ai shton: “Në çdo sekondë një grua rrihet gjer në vdekje apo ka ndonjë kockë të thyer nga burri apo “shoku” i saj, çdo ditë ne jemi dëshmitarë të pasojave dhe ndikimit të këtyre keqtrajtimeve, në urgjenca, në zyra e ne klinikat tona”. Në bazë të kësaj unë mund të them se ka shumë të ngjarë që gratë në perëndim të vuajnë nga kjo epidemi, sigurisht përveç atyre grave që patën fatin të zënë poste apo rangje sociale të larta.Në krahasim me një realitet të këtillë, në të cilën jeton gruaja perëndimore, një grua në shoqërinë Islame (duke pasur parasysh se sistemi dhe edukimi islam është akoma mbizotërues në shumicën prej vendeve islame) mban një gradë të lartë e cila zgjerohet herë e më shumë tek sa vitet kalojnë dhe ajo rritet në moshë. Gruaja e moshuar në një shtëpi muslimane është pa dyshim “zonja e parë” në të. Ajo ka fjalën e fundit në shtëpi dhe të gjithë pjesëtarët e familjes e trajtojnë me nder dhe me respekt të madh. Një trajtim i cili vjen si pasojë se burimi i së drejtës së saj në Islam është padyshim humanizëm që posedon ashtu sikurse përmendëm më lart. Edukimi islam, falë Zotit, është akoma efektiv në vëndet arabe dhe shoqëritë islame pavarësisht se çka mund të themi në lidhje me neglizhencën e muslimanëve në praktikimin e Islamit dhe të qënët të disiplinuar në sistemin jetësor dhe etikën e tyre. Varësia e Ligjit islam nga ky burim (d.m.th. humaniteti femëror) qëndron në kuptimin e qëllimit të Islamit që të bëjë që gruaja ta gëzoj të drejtën e praktikimit të punëve të cilat në cilësi duhen të jenë të ligjshme. Duhet të sigurohet që mbijetesa e saj të jetë e garantuar nga babai i saj apo i shoqi, kështuqë përpjekjet e saj për punë të jenë të shtyra nga dëshira për përmirësimin e standarteve të jetesës apo dëshira e saj për luks dhe assesi e shtyrë nga nevoja. Ajo, gjithashtu, mund ta ruajë veten nga punët e rënda të cilat nuk i shkojnë për shtati feminilitetit të saj.Nga ana tjetër, pagesa e punës në përputhje me rregullat e Ligjit islam duhet të jetë e lidhur ngusht me aftësinë e punëtorit. Kjo nuk duhet të ketë të bëjë fare me identitetin e tij, pra, burri dhe gruaja janë të barabartë në pagë për sa kohë që standartet e kompetencave të tyre do të jenë të njëjta. Ky rregull duhet të ndiqet në programimin e prioriteteve gjatë organizimit të punës. Një efekt tjetër i këtij burimi është, gjithashtu, barazia midis burrit dhe gruas në të drejtën e komuikimit, në zgjedhjen e pjësëtarëve të grupit të punës, në pjesëmarrjen dhe anëtarësimin e saj sëbashku me meshkujt apo në zgjedhjen e rregullave dhe përfshirjen aktive në ruajtjen e zbatimit të tyre.Bah, disa njerez stimulojnë kriitika duke kundërshtuar faktet që unë i përmenda më lart. Për shembull, ato ndalen në versetin e Kur’anit të Ndritur, në të cilin Allahu, më i Larti, thotë: “Burrat janë kawwamun” (mbrojtës dhe që përkujdesen për gratë) (Kur`an, 4: 43), duke e kritikuar atë. Ata i japin fjalës kawwamun një kuptim fals e jo të saktë, në mënyrë që t’u shkojë për shtati kritikave të tyre, pra, kinse burri është më i lartë se gruaja në çështjet e jetës materiale dhe kjo i jep të drejtë të ushtrojë presion dhe përçmim mbi të. Sidoqoftë, kuptimi i njohur gjuhësisht dhe ai më i sakti është: “Përkujdesja dhe drejtimi që ajo ndien nën mbrojtjen e mashkullit”. Është shkencërisht dhe praktikisht e provuar se gruaja është e kënaqur dhe e lehtësuar tek sa ka një jetë martesore në të cilën ajo ndien se është pranë bashkëshortit të saj dhe nën mbrojtjen e tij, gjë kjo e cila pranohet nga Istravella – një mjek gjerman. Sikur të ishte menduar që ajo të kishte rolin tjetër në martesë, pra, që të ishte mbrojtësi dhe mbikëqyrësi i burrit, ajo në mënyrë konsekuente do të fillonte të ndjente ndrydhje të hatashme.Një shembull tjetër paraqitet në bazë të asaj që thonë ata: “Dëshmia e gruas, sipas Kur`anit, konsiderohet sa gjysma e dëshmisë së burrit, gjë e cila dëshmon se ajo gëzon vetëm gjysmën e të drejtave që i gëzon burri”. Në replikë, them: “Ata që e kanë studiuar Ligjin islam e dinë se qëndrimi i tij kundrejt vlerës së dëshmisë së gruas është i barabartë me atë të ligjit evropian. Pra, si gjithë ligjet tjera, edhe ligjet perëndimore janë të interesuar në elementin e dëshmise si e tillë në momentin e investigimit dhe mbledhjes së informacionit dhe jo në dhënien e vendimit përfundimtar. Është, gjithashtu, e ditur se këto ligje nuk bëjnë dallim ndërmjet dëshmisë së një burri apo një gruaje.Veç kësaj, është e provuar se Ligjet islame janë krejtësisht në dakord në lidhje me këtë. Hulumtuesi, në përputhje me rrethanat, duhet t’i koleksionojë të gjitha dëshmitë që janë në dispozicion e të sakta, në të cilat rasti i burrave dhe i grave është i ngjajshëm, ndërsa, sa i përket fjalës së Allahut: “E në qoftë se nuk janë dy burra, atëherë një burrë e dy gra!” (Kur`an, 2: 282), kjo, pra, paraqitet tek sa merret vendimi dhe dëshmia konsiderohet si mbështetje për vendim-marrje.Nëse Ligji islam kërkon kushtin se nevojiten dy gra në vend të një burri për të dhënë dëshmi, në këtë rast ligjet pozitive as nuk e marrin parasysh dëshminë e saj, në një rast të këtillë nuk do të merrnin parasysh as dëshminë e një burri! Arsyeja për të cilën Kur’ani vë kusht se një burrë mund të zëvendësohet nga dy gra, në rastin e dëshmisë në çështjet financiare nuk ka të bëjë fare me të qënët e saj femër, siç mund të imagjinojnë disa njerëz. Kjo, pra, e ka burimin nga vetë kushtet bazë të dëshmisë që mishërohet në të qënët e dëshmitarit shumë të lidhur pas subjektit për të cilin ai dëshmon pavarësisht nëse deshmitari është burrë apo grua. Kur subjekti i konfliktit është më i afër tek një grua dhe kjo grua ka njohuri më të gjera rreth hollësive të kësaj çështjeje (si për shembull çështjet që kanë të bëjnë më rritjen e fëmijëve apo edhe përkujdesjen e të porsalindurve), atëherë gruaja ka prioritet në dhënien e dëshmisë duke qenë se në keto raste janë më të përshtatshëm se sa burrat ku në raste të tjera përparësia e dëshmisë transferohet tek ta (në rastet e kriminalitetit vjedhjes apo vrasjes).Çështje tjetër në të cilën kritikët shtynë imagjinatën është ajo e ndarjes së trashëgimië për gratë, kinse ajo është gjithmonë e barabartë me gjysmën e asaj çka i takon një mashkulli nga ndarja e saj e këtë e marin nga fjalët e Allahut të Madhëruar: “Mashkullit një pjesë e barabartë me atë të dy femrave!” (Kur`an, 4:11). Kjo, pra, është thjesht një iluzion i cili buron nga një injorancë e thellë dhe e pafalshme. Për më tëje, duhet ditur se Kur’ani e vendos këtë gjykim në një rast të vetëm: atëherë, kur testament-lënësi vdes duke lënë prapa fëmijë si djem dhe vajza apo motra e vëllëzër. Është e ditur se si djemtë dhe vëllezërit e të ndjerit i bëjnë motrat e tyre partner në posedimin e pjesës që u takon nga trashëgimia, pasi që atyre që u takon pjesa e mbetur ta kenë marrë atë. Në këtë rast vëllai i cili e ka bërë motrën e tij partner-marrës, mer dy herë po aq hise sa edhe e motra me të cilën qe bërë partner në ndarjen e pasurisë. Në të gjitha rastet e tjera burri dhe gruaja janë të barabartë në pjesë të kufizuara të trashëgimisë, madje pjesa që i takon femrës në shumë raste mund edhe ta kalojë atë të burrit!Një pikë tjetër objekt i kritikave është dhe mosmiratimi i tyre në atë çka Islami nuk i jep mundesinë femrës që të marrë drejtimin e një shteti duke u kandiduar si presidente në të. Me pak fjalë unë i them atyre që kundërshtojnë, se një numër i madh i detyrimeve që liderët muslimanë marrin përsipër janë krejtësisht me karakter fetar. Mund të përmendim si shembull faljen e namazit te xhumasë dhe të bajramit, faljen e namazit të shiut dhe të eklipsit si dhe mbajtja e ligjëratave fetare në to. Gjithashtu, është e ditur se një grua jo gjithmonë mund të praktikojë disa rituale të adhurimit fetar për arsye biologjike. Për më tepër, ajo duhet të udhëheqë disa rituale ndërkohë që ajo është në postin drejtues, kjo në mënyrë që ajo të përfaqësojë një shembull për t’u ndjekur nga të tjerët. Përveç justifikimeve të tilla të veçuara, kushtet e historisë që në kohët e hershme e gjer më sot kanë qenë në dakord edhe sot e kësaj dite, janë në përputhje me orientimin e Ligjit islam.Do të kemi një pamje të qartë rreth femrave të cilët janë emëruar si mbretëresha apo presidente, që prej koheve të hershme e gjer më sot, e do të vëreni se gratë të cilat ndërmorën një pozitë të tillë, pra, ato kurrë nuk kaluan as dyzinen në numër. Shëmbulli më i spikatur në lidhje me këtë është SHBA-ja, e cila u bën thirrje grave të të gjithë botës që të kërkojnë rivendosjen e të drejtave të tyre. Nuk kemi dëgjuar ndonjëherë për asnjë grua të vetme që të ketë marrë ndonjëherë presidencën në këtë vend dhe as që kemi dëgjuar ndonjëherë që ndonjëra prej tyre të ketë nominimin për presidencë që kur u krijua e gjer më sot.Konsideroj se keto janë pikat e vetme kritike më të diskutuara në perëndim për sa i përket gruas në Islam. Ajo çka përmendëm mbi gjendjen tragjike të gruas në shoqërinë perëndimore është vërtet shumë e madhe. Në këtë konspekt, paraqita disa prej tyre dhe pres që djalogu dhe diskutimi të vazhdojë edhe më tej duke ua hapur rrugën shpjegimeve dhe qartësimeve lidhur me të.Në fund, të gjitha lutjet dhe falënderimet i takojnë vetëm Allahut – Zotit të botrave.
Përktheu nga anglishtja:
Vajada Keçi Manjani
Burimi:http://bouti.net/en/article.php?PHPSESSID=597e210af89055daae2fed840d5c2359&id=561

martedì 9 dicembre 2008
Economia Canaglia
Ekonomia dashakeqe, kriminale…
Nga :
http://www.abc.net.au/worldtoday/content/2008/s2250284.htm
Pershtati ne Shqip:
Vajada Keçi Manjani
Interviste me Loretta Napoleoni ne World Today, gazetare dhe esperte ne ekonomi dhe ne çeshtjet e terrorrizmit nder kombetar. Ajo flet mbi menyren se si financat Islamike do te na çlirojne nga ekonomia dashakeqe…
Reportere: Eleanor Hall
Eleanor Hall: Nje gazetare dhe ekonomiste Italiane, Loretta Napoleoni, eshte e njohur per zhvillimin e nje kerkimi ne lidhje me ate çka ngjau me rrjetin financjar boteror mbas fenomenit te shfaqes ne mase te terrorrizmit global.
Libri i saj me i ri, “Ekonomia Cagalgia” perpiqet te shpjegoi nje sfide akoma me te veshtire- te zhbiroj ate qe ajo quan forca te erreta qe drejtojne kapitalizmin global. Libri i saj pershkruan, per veç te tjerash, nje shperthim masiv te skllverise qe prej fundit te Luftes se Ftohte dhe kete mund ta pershkruajm duke vene ne dukje se si kriza subprime eshte produkt i kesaj ekonomije te re mbare boterore.
Ndoshta ne menyre kunderthenese ajo sugjeron se Financa Islamike eshte çelesi i cili do te stimuloje dhe ringjall ate qe ajo e quan ekonomi kriminale , dashakeqe…
Loretta Napoleoni keto dit ndodhet ne Australi per Festivalin e Shkrimtareve ne Sidnei ne kete menyre ajo u bashkua me mua ne studiot e World Today kete mengjes.
Loretta Napoleoni ju faleminderit shume per pranine tuaj sot.
L.N : Ska perse, une ju falenderoj per ftesen.
E.H: Ju e perdoret per here te pare termin “Ekonomi Dashakeqe” , a mund te na shpjegoni me qart se çka do te thote ajo?
L.N: Ekonomi dashakeqe qellimisht ka nje kuptim te pa percaktuar per arsyje se ate e perdorim per te nenkuptuar terma te tjere si: ekonomia e terrori, ekonomia kriminele, ekonomia e jasht ligjshme por gjithashtu edhe ate çka mund ta quajme si formim i zonave gri. Mund te gjejme zona, pra, ne te cilat nuk ka rregull, nuk ka ligje, dhe brenda ketyre zonave gri, veprohen te jashtligjshmet e globalizimit ashtu siç i percaktoi une. Ka sipermarres dashakeqas te cilet zhvasin perfitimet nga ky transformim i koheve te soteme i cili na shfaqet si globalizim.
E.H: Pjesa me e madhe e tyre jane organizata Mafjoze?
L.N: Sigurisht, por gjithashtu dhe individ te cilet jo domozdoshmerisht jane duke thyer ndonje ligj. Per shembull kriza e sub primeve te lidhura me huate per shtepi. Keto me siguri jane produkte te kesaj ekonomie dashakeqe. Ne te vertete askush nuk ka thyer asnje ligj pikerisht sepse nuk ka asnje ligj per te thyer.
E.H: Pra, kriza e sub primeve te lidhura me huate per shtepite ishte nje pasoje e drejt per perdrejte e kesaj ekonomie dashakeqe?
L.N: Po keshtu eshte. Nese veren se nepermjet kujt u shfaq kjo krize, do te shohesh se ajo u shfaq nepermjet transformimit te nje borxhi ne rritje (pasiv) ne nje aset (aktiv) kjo u be e mundur nepermjet perdorimit te derivateve. Me qart: duke aplikuar keto derivate mbi huate e shtepive u be e mundur transformimi i ketij borxhi ne nje aset dhe shitja e borxhit pra si nje aset ne te gjithe boten.
Nuk kishte asnje lloj rregullimi ligjor per te parandaluar perhapjen e ketij fenomeni.
E.H: Do te doja te permendja nje prej lidhjeve alarmuese qe paraqitet ne librin tuaj. Ju thoni qe ekziston nje lidhje ndermjet demokracise dhe skllaverise, cila eshte ajo?
L.N: E thene ne menyre te pergjithshme, mund te pyesim veten se perse kur shtetet demokratike shumefishohen, ndodh qe fenomeni i skllaverise fillon e rritet. Ne fund te viteve 1990 ne patem 27 miljon njerez te cilat ishin skllever ne ato vende te cilat kishin ndermare procesin e demokratizimit.
E.H: Pra ju nuk i referoheni skllaverise se pagave. Ju po flisni pikerisht per tregetine e sklleverve, skllaverine e mirefillte te cilen e kemi njohur deri disa shekuj me pare?
L.N: Pikerisht, une po flas per skllaverine e njerezve te cilet jane te privuar nga liria e tyre. Njerez te cilet tregetohen si mallra. Shenja e pare e kesaj ri shfaqeje u paraqit menjehere mbas renies se Murit te Berlinit, atehere kur femra nga ish Blloku Sovjetik nisen te tregetoheshin si skllave seksi dhe prostituta ne perendim.
E.H: Kush po e bente kete trregeti?
L.N: Kryesisht me kete merrej Mafia. Fillimisht, por me pas ne kete u perfshine edhe organizata te tjera. Po te bejme nje pergjithesim mund te themi se ishin njerez te varfer qe skllaveronin njerez te tjere te varfer, dhe me krizen e ushqimeve qe eshte ne kulmin e saj , ne do te kemi me siguri nje vale te re ne rritje te numrit te ketyre sklleverve .
E.H: Tani le te flasim per fiancat Islamike. Ne menyre shume interesante ju shpreheni se kjo eshte e vetmja force ekonomike ne bote e cila mund te sfidoi kete ekonomi dashakeqe. Perse ?
L.N: Kjo sepse financa Islamike eshte e ndertuar me bazat te forta ne kodin e etikes gje qe tashme nuk ekziston me ne financen perendimore, dhe ky kod i etikes i ka burimet e saj ne ligjet e Sheriatit. Kur ne permendim ligjin e Sheriatit njerezit kane tendencen ta shoqerojne ate ne mendjet e tyre me diçka negative, per kete arsye me duhet te shpjegoi se ligji i Sheriatit nuk ka te bej aspak me manipulimet qe i jane bere nga njerez si Osama bin Laden dhe fondamentalistet Islamik.
Kodi i etikes se Sheriatit eshte shume i ngjashem me kodin e etikes se klasikeve Britanik te ekonomise Adam Smith dhe David Ricardo. Per shembull, paraja nuk duhet te prodhoi para. Paraja duhet te investohet ne ekonomine reale, dhe nepermjet rritjjes dhe zhvillimit te ekonomise reale ajo me pas prodhon para.
Ne kete menyre na paraqitet nje koncept i rendsishem dhe thelbesor qe ne e kemi humbur ne nje fare mase.
Kriza subprime u krijua nga nje mjet i cili eshte i bazuar mbi huane e parave te cilat krijojne para.
E.H: Keshtu ne vend te nje perplasje qyteterimesh ne kryesisht kemi nje perplasje midis ekonomise dashakeqe dhe ekonomis se Sheriatit?
L.N: Po, ky eshte nje kendveshtrim i sakte. Ne kemi nje perplasje midis ekonomise dashakeqe dhe ekonomise se Sheriatit nderkohe qe economia e Sheriatit eshte e vetmja force ne ditet e sotme e cila do te jete e afte te kontrolloi ekonomine dashakeqe dhe ta ktheje ate brenda rregullave, sugurisht duke u siguruar qe ajo te mos bie ne duar te grupeve radikale si ato qe ju njihni, pra Al Kaeda dhe Osama bin Laden.
E.H: Epo, ky eshte nje rrezik i madh ,apo jo?
L.N: Une nuk mendoj se ky eshte nje rrezik kaq i madh. Une mendoj se sot ky rrezik eshte shume me i vogel se saç ishte pas 11 shtatorit.
E.H: Kryesisht, ne do te shohim nje rritje masive te vlerave dhe te mireqenjes e ndare nga vete individi , apo jo?
L.N: Une nuk mendoj se rritja e vlerave do te jete e ndare nga individi. Jo, une do te thoja se individi, veçanerisht kur ne flasim per financat Islamike duhet te jete me i perfshire ne vendimet e mara dit per dit, ne vendime qe kane lidhje se si keto para investohen, por do te na shfaqet nje sistem i ri dhe perendimi ne veçanti , pra, thelbi i sistemit perendimor siç eshte Amerika dhe Anglia ne ditet e sotme, do te jeje ne periferi te kesaj bote te re.
E.H: Loretta Napoleoni, ju faleminderit shume per pranine tuaj me ne sot.
L.N: Faleminderit ju.

Iscriviti a:
Post (Atom)