martedì 23 marzo 2010

Oaz ne shkretetiren shpirterore urbane

Nje person rrinte ndalur ne nje vend te populluar urban, shihte se si bota ne pa mbarim dhe ne pa ndalese vraponte tmerresisht perrreth tij pa e pyetur, veç duke rendur e duke mos e pritur. Rrinte i ndalur i heshtur pa mare fryme ne mes te asaj vorbulle gjigante ngjarjesh dhe ngarendje te forte, veç syte rrotullonte per te parë çka ngjante perreth tij! Allah! Nje nevoje e pa permbajtshme per te ndalur boten, per te frenuar kedo qe vraponte per te heshtur zhurmat e burive motorrave e makinave e njerezve qe bertisnin ulerisnin e çirreshen me vrap perreth e ngado! Mjaaaft! Allah! JaRrabbih! Me jep qetesi! Me jep qetesi e me jep qetesi!!! O Zoti im me jep qetesi! Jepi botes pak pushim se po pellcet nga vetvetja e veten spo e mban, bashke me vete po me mer dhe mua po une jam i Yti! O Zot nuk jam i kesaj bote qe po me shtrengon e perplas ne çdo cep po me hedh e pertyp e peshtynë! O Zot! Me jep fryme ne namaz te qetesohem, boten ta hedh mbas kraheve veshet te shurdhoj e syte te verboj te shoh veç pluhurin e tokes ku do te vej ballin tim Ty te te lutem, te ndegjojne veshet e mi veç fjalen tende te Kur’anit buza duke pershperitur, te levizin gjymtyret e mia ne rekat namazi, ne shoqerine e engjejve me ler Ty te te adhuroj. Allah! Une jam ne bote, e bota eshte e Jotja! Hap syte, nje turme e vogel nejrezish ishin mbledhur rreth tij, kush duke nenqeshur e komentuar, kush duke i bere ndonje fotografi me celular modern. Personi ngrihet, shkund pluhurin e namazit nga vetja, mer fryme thellë me te gjithë fuqinë qe ka, e vashdon rrugen e tij me nje buzeqeshje lehtesimi mbi fytyre. Ky eshte muslimani ne boten moderne, oaz ne shkretetiren shpirterore urbane.
Vajada
22/03/10

martedì 9 marzo 2010

"Duke çliruar fjalen, mendimin ka çliruar"*

“Duke çliruar fjalën, mendimin ka çliruar”*

Të gjithë jemi dëshmitarë të ndryshimeve drastike që shoqëria jonë po përjeton për sa i përket mënyrës së të jetuarit, të menduarit, të folurit... Influencat e gjithëanshme që po përjeton kombi ynë përkitazi me ajërosjen që mori nga çlirimi pas gjysëm shekulli bunkerizim, na bën të themi që ka arritur të tjetërsojë paraqitjen e tërësisë zakonore familjare e shoqërore, si në rang individi ashtu edhe më gjërë. Për të vërejtur më saktë një dukuri të tillë, mund të përmëndim një aspekt thelbësor, atë çka paraqitet të jetë elementi kryesor dallues i individit dhe i shoqërisë prej nga vjen, pra, gjuha. Të flasësh mbi përdorimin e gjuhës letrare shqipe, do të thotë të prekësh mbi një nerv të lënë zbuluar në ndërgjegjen e shqiptarit sot.
E perceptuar thellë dhe gati gati e hynizuar në mendjen e shqiptarit, gjuha shqipe vërehet të trajtohet si një element thelbësor i identitetit kombëtar të tij. Rol ky që me të drejtë e ka karakterizuar dhe shoqëruar atë përgjat rezistencës së natyrshme kundrejt asimilimit të popullit tonë në perjudha të ndryshme kohore në sfonde delikate gjeo-politike fqinjësie. Trajtimi i saj shkencor vërehet të jetë bërë tashme në dy etapa kryesore historike për Shqipërinë, njëra lidhet ngushtë me veprimtarinë e rilindasve, ndërsa e dyta përkon me studimet dhe përpunimet e saja pas përcaktimit të shqipes standarte. Ndaj, dhe perjudha post komuniste që na karakterizon këtu e 20 vite demokraci na gjen me një shqipe të kultivuar, të strukturuar në norma standarte të levrimit të saj, të cilat janë përcaktuara qartë dhe gjer në një farë pike të pa diskutueshme paçka zërave që janë ngritur vitet e fundit për nevojën ose jo të një risikimi të saj duke përfshirë në të element të dialektit Gegë. Në këtë mënyrë, në një masë të konsiderueshme gjuha shqipe standarte është e mbrojtur nga barbarizimi pikërisht për shkak të konsolidimit të saj në rang shkencor dhe akademik. Ruajtja dhe përçimi i saj i mbetet institucioneve të cilat përçojne dije dhe kulturë në popull për ta përhapur në mënyrë sa më të shëndetshme gjuhën standarte shqipe në mënyrë që të përthithet dhe kapilarizohet nëpër shtresat e popullsië edhe në brezat në vijim.
Proçesi i hapjes me botën jasht kufinjve shiptar, i bën të pa evitueshme ndërhyrjet dhe ndikimet në gjuhën popullore. Fjala vjen, është e thjeshtë për një shqiptar mësimi i një morie gjuhësh të huaja, madje ne në përgjithësi shquhemi për këtë prirje, kjo natyrishëm na ka çuar në përfshirjen e elementeve të tyre te gjërë në leksikun dhe zhargonin e përditshëm. Një element që ndikon në prurje në gjuhën shqipe mund të konsiderohet dhe ndikimi i globalizimit të informacionit nëpër mediat vizive dhe të shkruar si dhe internetit. Një tjetër faktor i rendësishëm është edhe elementi i emigracionit, përgjat komunikimit më të dëndur me familjarët apo te afërmit që ndodhen jasht shetit, dashje pa dashje përcjellin element nga gjuha e përditshme e tyre. Ajo çka gjithmonë më ka bërë përshtypje, është ndjesia që përcjell gjuha shprehëse e një emigranti shqiptar kur kthehet me pushime në atdhe. Bashkëatdhetarët të pa mësuar me lëvrimin e disa fjaleve që ato përdorin rëndom, natyrshëm lind ndjesia e refuzimit të tyre shoqëruar me një ndjenjë aspak të pëlqyeshme. Këtë më duhet ta them duke u gjëndur pikërisht në kahun e kundërt të kësaj situate: një emigrante e cila në vëndin e migrimit gjëndet në vështirësi gjuhësore për shkak të lëvrimit në mënyrë të njëkohësishme të të dyja gjuhëve, pashmangshmërisht e gjen veten të shkrijë në mënyrë krejt të natyrshme dhe të pa vullnetshme leksikun e përditshëm duke mos bërë ndonjë ndryshim drastik në pastrimin e gjuhës në ato pak ditë të qëndrimit të përkohshëm në atdhe. Gjithsesi, këto element të përmëndura më lart dëshmojnë për pamundësinë e bllokimit të prurjeve të huazimeve nga gjuhë të ndryshme, qoftë edhe për shkak të natyrës së vetë gjuhës si një mjet komunikimi popullor i cili në kushtet e sotme është e pa mundur t’i vihet një kafaz si në kohën e regjimit totalitar.
Do të isha e mendimit se shtjellimet shkencore të çështjeve gjuhësore, natyrisht që duhet tu lineh rangjeve akademikeve ekspertët e së cilës përçojnë masave rezultatet e përfundimeve te tyre studimore. Një gjë e tillë ndodhi nën regjimin komunist i cili i la vënd të rëndësishëm studimeve gjuhësore me anë të publikimeve të vazhdueshme të revistave shkencore shtetërore në të cilat shjelloheshin problemet gjuhësore si dhe lista të posaçme mbi fjalet e konsideruara si të huaja të cilat duheshin zëvëndësuar me fjalë të zgjedhura nga ligjërimi popullor apo dhe nga përpunimi gjuhësor shkencor. Kjo edhe në kuadër të udhëzimeve politike të detyruara për kohën kur u bë njehsimi i gjuhës standarte në vitin 1972 duke arritur në zgjedhjen dhe zhvillimin e dialektit Toskë. Kështu nisi në vitet 80 një lëvizje thellësisht puriste karshi gjuhës. Përpjekja shkencore për eleminimin e çdo huazimi nga gjuhet e huaja u istitucionalizua dhe u përhap në masë të gjërë në popull duke krijuar në të vetëdijen se ato duheshin zhdukur për hir të pastërtisë gjenetike të gjuhës sonë amëtare. Një lëvizje e tillë, e drejtuar natyrisht nga parime politike dhe jo thellësisht gjuhësore ka krijuar perceptimin se çdo huazim nga gjuhët e huaja duhet eleminuar dhe konsideruar si “armik” i integritetit të shqipes standarte edhe sot e kësaj dite.
Natyrisht që një mendim të tillë nuk e ndajnë shumë studiues të cilët pohojnë se shpesh herë huazimet e fjalëve nga gjuhët e huaja arrijnë ta pasurojnë atë me terma apo fjalë të reja që gjuha shqipe nuk i zotëron, të tilla mund të jenë fjalë që kanë lidhje me zhvillimet ekonomike apo teknologjike si për shembull fjalet : kompiuter, mp3, çat etj. Në këtë kuadër edhe kahja që po mer zhvillimi i leksikut popullor sidomos tek të rinjtë me pasurimin e gjuhës së përditshme me shprehje të reja dhe prurje nga jasht, duket në pamje të parë se përbën një problem për integritetin dhe ruajtjen e saj. Natyrisht, që gjuha standarte shqipe është kultivuar studiuar dhe shqyrtuar në imtësi nga specjalistët në këtë lëmi, me studimin e saj nëpër shkolla edhe nga istitucionet e shpërndarjes së kulturës dhe informacionit në popull qëllimi i ruajtjes së saj mund të arrihet pa ndonjë vështirësi. Duhet të kihet parasysh se gjuha, për sa i përket përbërjes apo pasurimit të saj me fjalë të reja është një resurs për popullin.
Pra duhet të bëhet dallimi midis asaj çka përbën prurje e fjalëve të reja dhe përshtatja e tyre në gjuhën shqipe si resurs dhe pasurim i vazhdueshëm i saj karshi ndërhyrjeve që mund t’i bëhen strukturës se fjalisë apo dhe rregullave gramatikore të cilat jane ngurtësuar tashmë që nga përcaktimi i tyre si norma standarte të detyrueshme për t’u rrespektuar zyrtarisht. Aspekti i parë, pra ai i pasurimit të gjuhës, vërehet të jetë një element që në fakt paraqitet të jetë i nevojshëm dhe jo i rrezikshëm. Natyrisht që ky proçes domosdoshmërisht duhet mbikqyrur nga ekspekrt gjuhëtar përgjegjës për përshtatjen e saktë të tyre simbas normave përkatëse gjuhësore. Këtu do të përmëndja faktin se lind nevoja që ajo të pasurohet me fjalë të reja të cilat ne tashmë i zotërojmë në gjuhët dialektore dhe krahinore, pra, të vështruarit kah zgjedhjes së fjalëve me burim nga ligjërimi popullor duke e perceptuar atë si mjet komunikimi që ndërtohet duke rrespektuar natyrën dhe qëllimin e saj komunikues. Ndaj dhe mund të pohohet se gjuha është një organizëm i gjallë në zhvillim të vazhdueshëm dhe të pa ndërprerë i cili i ka rrënjët në leksikun dhe ligjërimin popullor duke u zyrtarizuar e standartizuar kështu pa ja humbur natyrën e saj burimore që është populli.




Gjuha dhe identiteti fetar
Gjuha e unifikuar simbolizon unitetin e kombit, bashkimin e tij në një grup të vetëm të dallueshëm lehtë nëpërmjet simboleve dhe tipareve të tij karakterizuese, element këto të një shteti modern. Në këtë kuadër, edhe gjuha luan një rol thelbësor në përcaktimin e qartë të identitetit të një kombi, ndaj dhe shumë shtetformues i kanë dhënë rëndësi jetësore unifikimit përcaktimit dhe zhvillimit të saj. Për sa i përket subkulturave, edhe ato mund të zhvillojnë element gjuhësor të cilat dalin jasht korrnizave të gjuhës letrare por gjithmonë për përdorime specifike dhe të brëndshme. Në këtë paraqitje të gjuhës si një element mjaft të rëndësishëm në përcaktimin e identitetit dhe theksimin e përkatësisë së individëve në një grupim njerëzish e gjejnë vehten edhe muslimanet si pjesë përbërëse e komuniteteve ku bëjnë pjesë. Kjo vërehet në rëndësinë që islami i ka dhënë ruajtjes dhe lëvrimin e gjuhës arabe si simbol mjaft të dashur për muslimanët, pikërisht me pohimin se gjuha e banorëve të Xhennetit (Parajsës) do të jete gjuha arabe, apo edhe ajete Kuranore që përcaktojnë ate si gjuhe të përkryer të një stili të lartë si dhe thelbësore për kuptimin e Kuranit aq sa të konsiderohet çdo përkthim i tij si i mangët dhe përçues jo i plotë i shenjtërisë se Kuranit Bujar, kjo në një farë mënyrë kthehet në pjesë të identitetit gjuhësor të muslimanit i cili në mënyre të pashmangshme në jetën e tij të përditshme ka element mjaft të fortë të gjuhës arabe si për shembull praktikimin e tyre në adhurimet e shenjta. Në këtë mënyre, muslimani në veçanti e ka të pa shmangshme huazimin e elementëve të një gjuhe të huaj nga shqipja në jetën e tij të përdishme. Kjo është një dukuri normale për sa kohë që individi bie në kontakt me veprimtari që lidhen ngushtë me një mënyre jetese të caktuar. Të njëjtën gje mund të themi për huazimet e përftuara nga italishtja anglishtja apo frengjishtja, të lidhura ngushtë me mënyrën e jetesës që një pjesë e shoqërisë shqiptare kërkon të përqafojë në kuadër të ngarendjes së saj drejt perëndimit dhe perceptimin e tij për jetën. Është e natyrshme që lëvizje e tillë të perceptohen si subkulture dhe për pasojë të arrije në një zhvillim me vehte të proçesit të formimit të elementëve të shtuar gjuhësor së një bashkësie të caktuar. Kjo nuk pengon aspak përdorimin privat të tyre karshi përdorimit zyrtar të shqipes standarte. Kohezioni dhe bashkëjetesa e tyre mund të jetë krejt e natyrshme.
*Thenie nga Viktor Hygo”


Vajada Keçi Manjani
Rev. Familja (mars, 2010)