domenica 22 febbraio 2009

AIsha (r.a), shembull i femres moderne

Rishikimi i personazheve historik, Aisha roli i saj ne shoqerine Islame antike dhe moderne


E keqa jonë më e madhe: injoranca.
Pjesa më e madhe e muslimanëve e njeh Aishen (r.a), bashkëshorten e Profetit të Islamit (a.s).
Fatëkeqësisht, mund të themi se kjo njohje është shumë sipërfaqësore e largët dhe abstrakte. Tipike kjo e kohëve të sotme, qoftë edhe në rradhët e muslimanëve të martuar tashmë, të cilët janë mbrojtës të zjarrtë të kësaj feje tepër të dashuruar prej tyre, shpesh herë edhe në një mënyrë të gabuar. Prej tyer vërehet një injorancë në nivelet bazilare, shumë shqetësues, që ka të bëjë me njohjen e personaliteteve të historisë Islame.
Në të shumtën e rasteve, përpjekjet e këtyre personaliteteve, kontributi i tyre si dhe sforcot e kryera me aq mund, i trajtojnë si fenomene të jashtë zakonshme të pa arritshme, fryte të ndonjë mrekullie...
Kjo kulturë e të treguarit, përfundimisht na paraqitet si jo shumë sqaruese për sa i perket shtjellimit të ngjarjeve të mëdha dhe personazheve të tyre . E tillë na i paraqet ato nën një formë imazhit mjaft irreal, skeptik dhe në një mënyrë sikur të ishin të pa prekshëm. Kjo gjë na pengon në kuptimin e asaj çka është thelbësore në praktikën tonë fetare, për sa i përket dijes, modelit, shembullit dhe rrugës që duhet njekur.
Shokët e Profetit (a.s), femra dhe meshkuj, erudit të mëdhenj, dijetar dhe mistik, mbi të gjitha gjenerata e parë e muslimanëve, ato të cilët shënuan historinë e fesë Isalme, perceptohen jo më si modele mbi të cilët duhet medituar për një shtjellim më të mirë të problemeve aktuale, por na vijnë të perceptuar si qënie jashtë kohore , të pa arritshëm për shkak se janë aq pranë së përkryerës. Për shkak të teprimit të komplekseve, vetë krijojmë një hendek të pa kalueshëm midis nesh , pra muslimanëve jo të plotë të bllokuar në kaosin e së përditshmes, dhe këtyre modeleve të “adhuruar”. Sa më shumë që i idealizojmë shembujt e tyre, aq më shumë arrijmë të justifikojmë të pa justifikueshmen, të anashkalojmë mbi devijimet tona, hamendësimeve dhe injorancës sonë, gjer aty sa të besojmë përfundimisht se këto qënjie janë krijesa të kohëve të largëta (që nuk kanë të bëjnë me ne) se ato ishin të mbinatyrshëm.

2

Ndërsa Isalmi nuk resht së na kujtuari se Zoti është i vetmi, Krijuesi i qiejve, i tokës dhe i të gjitha krijesave, ndërsa për ne muslimanët, i vetmi model i së përkryerës është Profeti jonë i dashur (a.s).
Shokët e Profetit(a.s), meshkujt edhe femrat, sigurisht që duhet të jenë të dashur për ne dhe të rrespektuar por pa harruar kurrë që shembulli i tyre qëndron në suazat e “njerëzores”. Me të mirat dhe të këqiat e tyre, me gabimet si dhe me veprat e tyre të mira, na kanë lënë shembuj të pa mohueshëm prej jetës së tyre shpesh herë aq pranë Zotit në adhurim. Jeta e tyre e përditshme, dobësitë dhe përpjekjet e tyre, kanë qënë në mënyrë konstante të motivuara prej një besimi të thellë, vigjëlues dhe konstant.
Sa herë më ka ndodhur që, e prekur prej leximeve të historisë së Aishes (r.a), u a tregoja “zbulimet” e mia femrave muslimane intelektuale të cilat logjikonin në mënyrë kontradiktore. Disa prej tyre qëndronin të ftohta si mermeri përball entuziazmit të shkaktuar prej një personaliteti kaq me peshë në historinë e Islamit, por që realisht është kaq pranë shqetësimeve të femrave muslimane bashkëkohore. Për më tepër, nga këndvështrimi i tyre, Aisha ishte bashkëshortja e Profetit (a.s), dhe për pasojë qëndronte mbi njerëzit normal kështu që ajo nuk mund të merej si shembull nga gratë e tjera, krijesa të gjora njerëzore. Ky lloj justifikimi shfaqej në mënyrë të vazhdueshme për të justifikuar injorancën tonë dhe sjelljen tone të devijuar. Në këto rrethana, arrinin shumë shpejt në përfundimin se: na duhet të kërkojmë diku gjetkë shëmbuj femrash aktuale si ne, të cilat të mund të zgjidhin problemet tona konkrete dhe reale, pra, problemet e përditshme. Një shembull si ai i Aishes (r.a) nuk mund të jetë tjetër vetëm se irreal, pjesë e utopisë dhe jo rracjonalitetit.
Për të qënë vërtet realist dhe racjonal na duhet të vërejmë se identiteti jonë musliman është imazhi i vizjonit që ne kemi për sa i përket historisë: thellësisht skizofrenike!
Kategoria tjetër e femrave, mbetej me gojë hapur përballë bëmave të një femre muslimane të gjeneratës së parë, edhe pse, të gjitha e dinin se Aisha kishte një personalitet të fortë, por që mbetej në limitet e “të lejuarës “ për një femër. Për një numër të madhe të muslimanëve, kjo e “lejuar” ka të bëjë me ato gjëra që e limitojnë femrën në çështjet “rigorozisht femërore”. E thënë ndryshe, Aisha, vërtet na transmetoi hadithet e Profetit (a.s) për sa i përket jetës familjare dhe bashkëshortore, mënyrën e marrjes së abdesit dhe mënyrës se si duhet të sillet një bashkëshorte e mirë.
Me pak fjalë, gjithëçkaje që përfshihet brënda limiteve të kodit të një bashkëshorte të mirë muslimane perj të cilës theksohet se inteligjenca e saj duhet të jetë e limituar në mjedisin familjar për t’i shërbyer bashkëshortit të saj të cilin Zoti ka vënë në një pjedistal të pa diskutueshëm.
3
Postulati pohon se një muslimane e mirë është një grua e nënshtruar dhe e bindur ndaj burrit të saj. A nuk është një nga të vërtetat më të përhapura në botën Islame? Nuk është e vështirë të verifikohet se përfshi këtu edhe burrat musliman më praktikant të Islamit, u vjen mirë të përsërisin versetet të cilat pohojnë këtë të drejtë të superjoritetit të tyre në Islam. Sigurisht, të vetmet versete që njohin nga repertori i tyre fetar.
Kur dikush aventurohet duke u munduar të realizoj një lloj tjetër të leximit të historisë Isalme, veçanërisht nëpërmjet shembujve si ai i Aishes (r.a), vërehet lehtë në shikimin e kësaj kategorie të dytë të femrave muslimane një lloj krenarie.
Disa prej tyre pajtohen për sa i përket çështjeve të intimitetit, të tilla gjejnë pohim edhe publikisht si për shëmbull historia e Aishës.
Më në fund, simboli i Aishës në Islam gëzon dhe qetëson ato gra të cilat kërkojnë të jenë të vlerësuara. Në këtë mënyrë zbulohet se nuk qënka dhe aq keq të qënuri një femër muslimane. Edhe një herë mësojmë se si të zhvillohemi nën petkun e ri të “femrës inteligjente”, të nënvizojmë të drejtat tona në emër të Islamit dhe për Islamin.
Por vërej se jo të gjitha gratë shfaqin të njëjtin entuziazëm, edhe në rast se ndihen të përkrahura në këtë , disa mbeten skeptike për sa i përket veprave të lidhura me këtë nismë. Një femër e gjeneratës së parë të muslimanëve, inteligjente, e ditur, juriste apo politikane është vërtet tepër për t’u rikthyer në memorien e femrës e cila tashmë është mësuar me një heshtje të vazhdueshme. Nuk është dhe aq e thjeshtë të largosh këto ide kaq të mbushura me stereotipe infantile të femrës muslimane. Shumë prej këtyre femrave , ende nuk janë të përgatitura për këtë lloj përpjekje, e cila pa dyshim eshtë e nevojshme si për të tashmen tonë ashtu edhe për të ardhmen. Ka të bëjë me një problem të lidhur me vetëdijësimin por, mbi të gjitha ka të bëj me besimin në vetvete dhe vetë vlerësimin.

Në fakt, sot, problemi më i madh i femrave muslimane është “vetë vlerësimi”. Një rishikim i historisë i fokusuar në jetën e femrave muslimane si Aisha mund të ringre nivelet e vetë vlerësimit aq të nevojshëm për t’u bashkangitur si femra rinovimit të Isalmit. Poshtërimi dhe shtypja gjithmonë e kanë ushqyer ndërgjegjen femërore muslimane. Shumë femra e justifikojnë nën vlerësimin e “ institucjonaëizuar “ të femrës muslimane nëpërmjet rrespektit që ato kanë për Islamin. Shumë do të jenë ato femra të cilat do të bëhen “aleate”, të cilat do të “lirohen”. Shumë femra të tjera, numri i të cilave është i konsiderueshëm, do t’i rikthehen burimit me shumë shpresë edhe pse me zemër të mbushur me zhgënjim dhe shtypje. Me marëdhënie aq të mira me Zotin, dhe aq të këqia me personat që i shtypin, veçanërisht vëllezlrit e tyre në fe, të cilët si strukie do të kenë një praktikim pasiv të saj.
Do të heqin dorë dhe do t’i duhet të pranojnë një situatë e cila tashmë do të jetë një fakt i kryer. Do t’i nënshtrohen interesit të përgjithsëm dhe do të pranojnë atë çka e ngatërrojnë : nënshtrimin ndaj Zotit me nënshtrimin ndaj qënieve të tjera njerëzore, dhe nuk do të ngatërrojnë më principet fetare me principet zakonore. Na mbetet shumë për të bërë, por nuk mungon vullneti. Mund të themi se kontributi i këtij libri është vetëm një përpjekje për një ndërgjegësim të mëtejshëm, dhe për një “grimcë vetë vlerësimi” femëror. Ky mesazh i drejtohet fillimisht të gjitha femrave gjithashtu edhe muslimanëve. I përket intelektualëve , femrave apo meshkujve, të martuar ose jo, i kontribuon interpretimit të lidhjes sonë me çështjet e fesë. Të bashkohemi, femra edhe meshkuj, për të rishikuar historinë tonë të madhe, jetën tonë shpirtërore si dhe jetën e përditshme. Në mënyrë imperative rinovimi i Islamit kalon nëpërmjet pjesëmarrjes së femrës muslimane në projektet reformuese të Islamit dhe në rihapjen e debatit fetar nuk mund të bëhet pa to. Insha Allah.

mercoledì 11 febbraio 2009

spanja & feminizmi

Kongresi i tretë i Femrës Muslimane i mbajtur në Kordoba


Hapi i parë për zgjidhjen e një problemi është lokalizimi i tij. Shërimi vjen, mbasi ke zbuluar se je semurë, më von mund të diskutohet trajtimi i sëmundjes. Këtu qëndron edhe çështja e pare që ne do të trajtojmë: shumë musliman meren me tema esencjaliste duke mbajtur një qëndrim mbrojtës në lidhje me “ vëndin e lartë të gruas në Islam” dhe bla bla bla. Mbas gjithë këtyre diskutimeve që na kujtojnë se “ Islami i ka dhënë liri femrës që prej 14 shekujsh” fshihet vet mos lëvizja stanjacjoni, një sjellje vetë kënaqësie e cila nuk lë vënd për përpjekje. Është e vërtetë “Islami e lirojë atë që prej 14 shekujsh...” dhe ja , kjo ishte e gjitha.
Pa dyshim, gjëndja e femrës në botën Islame është për të ardhur keq. Na duhet të krahasojmë veprat me idealizimet e së shkuarës. Nuk e kam fjalën këtu për lirinë e brëndshme apo gjëndjen shpirtërore të individëve, por e kam fjalën për sistemet legale diskriminuese, për politikat e Shteteve, për ekzekutimin e homoseksualëve, për lapidimin, për kodet e të veshurit dhe të sjelljeve të imponuara me forcë, po flas për një totalitarizëm që mbyll dhe diskriminon. E kam fjalën për jetesën e mijra grave në Iran, Arabinë Saudite, në Egjipt, Afganistan , Jordani dhe Mauritani. E kam fjalën tek ligjet e pa drejta të vendosura në emër të Islamit, që pretendojnë se janë marrë prej Kur’anit dhe Sunnetit, të cilat e bëjnë jetën të pa përballueshme për gratë duke lejuar çdo lloj abuzimi mbi to.
Menjëherë mbasi të zbulohet e keqa ajo duhet kuruar. Dhe ilaçi për të kuruar maskilizmin e ka emrin feminizëm. Dimë, që shumë muslimanëve nuk u pëlqen kjo fjalë, sepse u kojtojn abuzimet dhe teprimet e një lloj feminizmi agresiv kundër fesë, u kujton shijen e tezave të paraqitura nga kolonializmi i avancuar. Në fjalët e pedagoges së historisë moderne dhe feministes Meri Nesh:” imponimi i një lloj imperjalizmi kultural në paraqitjen e feminizmit gjer në rangun universalist por me shenjën e bardhë të perëndimit.” (Mujeres en el mundo, f. 25)
Këto pohime përkojnë me idetë e orjentalizmit, dhe definicjonin e tij për Islamin si një fe maskiliste, si një fe e cila nuk mund të jetë tjetër veç se patriarkale. Një fe e mbyllur dhe e quajtur, në rastin më të keq, si fe e së shkuarës dhe e obskurantizmit. Për pasojë, për të liruar femrat, nevojitet lirimi i tyre nga velloja (hixhabi), duhen larguar nga traditat e tyre. Femra bardhë shumë e mirë perëndimore vjen dhe shpëton femrën e gjorë dhe të nënshtruar muslimane. Mbas feministeve agresive të cilat janë kundra veprimeve fetare, na vjen evangjelisti i mire. Historinë tashmë e njohim, dhevazhdon e përsëritet që prej një shekulli.
Përballë këtij feminizmi perëndimor agresiv, na paraqitet një lëvizje të femrave e cila pretendon të realizojë lirimin e femrës muslimane me anë të vetë Islamit. Kjo lëvizje pretendon se për gjat shekujve është prodhuar një degradim i traditave islame dhe një devijim të teksteve të shenjta të cilat kanë qënë shkaktar të gjëndjes aktuale të strukturës patriarkale që mbizotëron në vëndet me shumicë muslimane. Pohon gjithashtu se Islami i pastër përmban elemente të rëndësishme për lirinë dhe propozon ringjalljen e tyre si element thelbësor në zhvillimin e femrës muslimane.
Në shumë raste, bëhet fjalë për femra që luftojnë për këtë çështje në kondita shumë të vështira, dhe ky lloj aktivizmi ngjall simpatinë tonë.
Kështu, Aisha Iman, mbrojtëse e femrave nigeriane, është dënuar me vdekje në Nigeri. Në Mali, pjesëmarrëset në organizata feministe muslimane organizojnë seminare për mësimin e fikhut ( jurisprudenca isalme) femrave. Në këtë mënyrë pjesëmarrëset vetëdijësohen se argumentet fetarë nuk e justifikojnë opresjonin, dhe kështu pajisen me element që i ndihmojnë të luftojnë maskilizmin e pa justifikuar i cili nuk ka të bëj fare me Islamin. Në këtë mënyrë kanë punuar prej vitesh shumë femra nga Indonezia, Pakistani, Maroku...
Feminizmi Islamik tashmë është fakt, dhe na paraqitet si një forcë gjithpërfshirëse. Gjer sa të ketë diskriminime ndaj femrës do të ketë edhe feminizëm. Gjer sa të ketë detyrime karshi femrës për tu veshur në një farë mënyre nën kërrcënimin e burgut apo dënimeve të tjera. Gjer sa të ketë vende të cilat ja ndalojnë femrës të dalë prej shtëpie apo të udhëtojnë detyrimisht të shoqëruara nga një burrë, atje ku ndarja gjinore të jetë e detyrueshme duke mos e lejuar femrën të punojë, të përfshihet në nisma socjale kulturale apo ekonomike. Gjer sa të egzistojnë ligje diskriminuese dhe që kufizojnë të drejtat e femrës, duke ja kufizuar madje edhe të shkuarit në xhami, duhet të flasim për feminizëm.
Feminizmi është një lëvizje proteste karshi padrejtësive të shfaqura haptazi. Askush nuk dëshiron të jetë feminist, t’i duhet të luftojë kundër lapidimit, infibulimit, dhunës gjinore, mbylljes së femrës. Në momentin që do të reshtin diskriminimet, edhe ne do të reshtim së foluri për feminizëm.

Marrë nga: http://www.webislam.com/
Nga Spanjishtja: Vajada Keçi Manjani