mercoledì 11 febbraio 2009

spanja & feminizmi

Kongresi i tretë i Femrës Muslimane i mbajtur në Kordoba


Hapi i parë për zgjidhjen e një problemi është lokalizimi i tij. Shërimi vjen, mbasi ke zbuluar se je semurë, më von mund të diskutohet trajtimi i sëmundjes. Këtu qëndron edhe çështja e pare që ne do të trajtojmë: shumë musliman meren me tema esencjaliste duke mbajtur një qëndrim mbrojtës në lidhje me “ vëndin e lartë të gruas në Islam” dhe bla bla bla. Mbas gjithë këtyre diskutimeve që na kujtojnë se “ Islami i ka dhënë liri femrës që prej 14 shekujsh” fshihet vet mos lëvizja stanjacjoni, një sjellje vetë kënaqësie e cila nuk lë vënd për përpjekje. Është e vërtetë “Islami e lirojë atë që prej 14 shekujsh...” dhe ja , kjo ishte e gjitha.
Pa dyshim, gjëndja e femrës në botën Islame është për të ardhur keq. Na duhet të krahasojmë veprat me idealizimet e së shkuarës. Nuk e kam fjalën këtu për lirinë e brëndshme apo gjëndjen shpirtërore të individëve, por e kam fjalën për sistemet legale diskriminuese, për politikat e Shteteve, për ekzekutimin e homoseksualëve, për lapidimin, për kodet e të veshurit dhe të sjelljeve të imponuara me forcë, po flas për një totalitarizëm që mbyll dhe diskriminon. E kam fjalën për jetesën e mijra grave në Iran, Arabinë Saudite, në Egjipt, Afganistan , Jordani dhe Mauritani. E kam fjalën tek ligjet e pa drejta të vendosura në emër të Islamit, që pretendojnë se janë marrë prej Kur’anit dhe Sunnetit, të cilat e bëjnë jetën të pa përballueshme për gratë duke lejuar çdo lloj abuzimi mbi to.
Menjëherë mbasi të zbulohet e keqa ajo duhet kuruar. Dhe ilaçi për të kuruar maskilizmin e ka emrin feminizëm. Dimë, që shumë muslimanëve nuk u pëlqen kjo fjalë, sepse u kojtojn abuzimet dhe teprimet e një lloj feminizmi agresiv kundër fesë, u kujton shijen e tezave të paraqitura nga kolonializmi i avancuar. Në fjalët e pedagoges së historisë moderne dhe feministes Meri Nesh:” imponimi i një lloj imperjalizmi kultural në paraqitjen e feminizmit gjer në rangun universalist por me shenjën e bardhë të perëndimit.” (Mujeres en el mundo, f. 25)
Këto pohime përkojnë me idetë e orjentalizmit, dhe definicjonin e tij për Islamin si një fe maskiliste, si një fe e cila nuk mund të jetë tjetër veç se patriarkale. Një fe e mbyllur dhe e quajtur, në rastin më të keq, si fe e së shkuarës dhe e obskurantizmit. Për pasojë, për të liruar femrat, nevojitet lirimi i tyre nga velloja (hixhabi), duhen larguar nga traditat e tyre. Femra bardhë shumë e mirë perëndimore vjen dhe shpëton femrën e gjorë dhe të nënshtruar muslimane. Mbas feministeve agresive të cilat janë kundra veprimeve fetare, na vjen evangjelisti i mire. Historinë tashmë e njohim, dhevazhdon e përsëritet që prej një shekulli.
Përballë këtij feminizmi perëndimor agresiv, na paraqitet një lëvizje të femrave e cila pretendon të realizojë lirimin e femrës muslimane me anë të vetë Islamit. Kjo lëvizje pretendon se për gjat shekujve është prodhuar një degradim i traditave islame dhe një devijim të teksteve të shenjta të cilat kanë qënë shkaktar të gjëndjes aktuale të strukturës patriarkale që mbizotëron në vëndet me shumicë muslimane. Pohon gjithashtu se Islami i pastër përmban elemente të rëndësishme për lirinë dhe propozon ringjalljen e tyre si element thelbësor në zhvillimin e femrës muslimane.
Në shumë raste, bëhet fjalë për femra që luftojnë për këtë çështje në kondita shumë të vështira, dhe ky lloj aktivizmi ngjall simpatinë tonë.
Kështu, Aisha Iman, mbrojtëse e femrave nigeriane, është dënuar me vdekje në Nigeri. Në Mali, pjesëmarrëset në organizata feministe muslimane organizojnë seminare për mësimin e fikhut ( jurisprudenca isalme) femrave. Në këtë mënyrë pjesëmarrëset vetëdijësohen se argumentet fetarë nuk e justifikojnë opresjonin, dhe kështu pajisen me element që i ndihmojnë të luftojnë maskilizmin e pa justifikuar i cili nuk ka të bëj fare me Islamin. Në këtë mënyrë kanë punuar prej vitesh shumë femra nga Indonezia, Pakistani, Maroku...
Feminizmi Islamik tashmë është fakt, dhe na paraqitet si një forcë gjithpërfshirëse. Gjer sa të ketë diskriminime ndaj femrës do të ketë edhe feminizëm. Gjer sa të ketë detyrime karshi femrës për tu veshur në një farë mënyre nën kërrcënimin e burgut apo dënimeve të tjera. Gjer sa të ketë vende të cilat ja ndalojnë femrës të dalë prej shtëpie apo të udhëtojnë detyrimisht të shoqëruara nga një burrë, atje ku ndarja gjinore të jetë e detyrueshme duke mos e lejuar femrën të punojë, të përfshihet në nisma socjale kulturale apo ekonomike. Gjer sa të egzistojnë ligje diskriminuese dhe që kufizojnë të drejtat e femrës, duke ja kufizuar madje edhe të shkuarit në xhami, duhet të flasim për feminizëm.
Feminizmi është një lëvizje proteste karshi padrejtësive të shfaqura haptazi. Askush nuk dëshiron të jetë feminist, t’i duhet të luftojë kundër lapidimit, infibulimit, dhunës gjinore, mbylljes së femrës. Në momentin që do të reshtin diskriminimet, edhe ne do të reshtim së foluri për feminizëm.

Marrë nga: http://www.webislam.com/
Nga Spanjishtja: Vajada Keçi Manjani

Nessun commento: