martedì 14 aprile 2009

My UAMI

U.A.M.I

Dt. 13/04/2009
Protokoll n° 0002/04


Permbajtja: Takimi i dyte i muslimaneve shqiptar ne Itali.



Vellezer e motra ne islam ju njoftojme se keto dite, ne datat 11 – 12 Prill ’09 u zhvillua ne Lignano Sabbiadoro (Udine), takimi i dyte i muslimaneve shqiptar te Italise. Takimi ishte i organizuar kesaj radhe nga shoqata kulturore ALB TRENTO e drejtuar nga Z. Altin Braka ne bashkepunim me Unioni e Muslimaneve Shqiptar te Italise, i cili vetem nje muaj me pare nisi ekzistencen.
Edhe kesaj radhe, ashtu si ne takimin e pare te muslimaneve shqiptar te Italise i zhvilluar ne Bergamo, fteses iu pergjigjen nje numer i konsiderueshem i vellezerve musliman shqiptar dhe gjithashtu nje numer pak me i vogel i motrave muslimane, por me vlere te madhe per takime te ketij lloji.

DITA E PARE – e shtune 11/0472009
Ø Dr. Alfred Aga
Ne diten e pare te ketij takimi, ne hapjen e tij, pasi u pershendeten pjesemaresit e mori fjalen Dr. Alfred Aga, i cili i komunikoi te gjithe pjesmarresve krijimin pra pas shume perpjekjesh te Unionit te Muslimaneve Shqiptar te Italise “U.A.M.I” dhe me pas u foli te pranishmeve per objektivat e Unionit e si objektiv kryesor permendi bashkimin e muslimaneve shqiptar ne Itali dhe koordinimin ndermjet tyre. Ketu presidenti Dr. Alfred Aga paraqiti nje kronologji si nisi puna per bashkimin e muslimaneve shqiptar te Italise, ku ne fillim u nxiten krijimi i bashkesive te muslimaneve shqiptar neper qytetet ku banojne, gje kjo qe ne pak kohe u finalizua me krijimin e shoqatave lokale si ALB FORUM TRENTO, ALB FORUM BRESCIA, ASIAM, etj. Ketu presidenti theksoi sa i rendesishem ishte krijimi i ketyre shoqatave dhe pastaj si u finalizua ky aktivizim i muslimaneve shqiptar me krijimin e U.A.M.I – it, i cili erdhi si kerkese e kohes ne menyre te natyrshme dhe te domosdoshme. Ju kujtua te pranishmeve edhe rendesia e bashkepunimit ndermjet te gjithe muslimaneve shqiptar ketu, per te arritur objektivat dhe qellimet e vena. Gjithashtu foli dhe per disa objektiva te tjera afat shkurtra, ku permendi organizimin per muajin e Ramazanit per kete vit me ftuarjen e nje ose me shume hoxhallareve nga Shqiperia, apo nga trevat shqiptare per te folur dhe mbajtur ligjerata neper qytete te ndryshme ku ndodhen muslimanet shqiptare ne Itali.
Me pas Dr. Alfred Aga prezantoi nje nder te ftuarit e ketij takimi, i cili ishte i nderuari Dr Sabahudin Jashari.

Ø Dr. Sabahudin Jashari
Merr fjalen Dr. Sabahudin Jashari, ku pasi falenderon Allahun e madheruar dhe i dergon salavate Profetit s.a.v.s, falenderon gjithe pjesemaresit dhe i pergezon ata dhe drejtuesit per nismen e marre. Pa humbur kohe hoxha i nderuar mbajti nje teme me titull: ADHURIMI I ALLAHUT TE MADHERUAR, ku shume thjeshte na foli per rendesine e besimit dhe per kenaqesine e tij. Duke na permendur hadithin e njohur ku Profeti s.a.v.s para se te niste Muadh iben Xhebelin ne Jemen e keshillonte ate: “O Muadh ti do vesh tek nje popull idhetar te librit prandaj ne fillim flitu atyre se ka nje Zot dhe vetem Ai e meriton te adhurohet, pasi ta pranojne kete thuaju atyre qe e kane detyre te falin 5 namaze ne dite, e pasi ta pranojne kete thuaju atyre se kane detyre agjerimin e muajit te Ramazanit e pasi ta pranojne kete thuaju se e kane detyre te pasurit qe te njerrin zekatin e keshtu me rradhe”. Ketu hoxha i nderuar na kujtoi sa e rendesishme eshte per secilin prej nesh te dije se perse beson? Perse falet? Perse agjeron? Duke vazhduar ligjeraten hoxha i nderuar bente shpesh here pyetje pjesmarresve, duke e bere shume aktiv ligjeraten dhe shume terheqese. Me pas hoxha i nderuar fillon te permende disa histori nga Kur’ani famelarte, si ajo e Junuzit a.s., Ibrahimit a.s., etj dhe i keshilloi pjesmarresit qe ti lexonin shpesh keto histori te Kur’anit, pasi jane shume frytdhenese. Duke e mbaruar temen e tij hoxha i nderuar zhvillon nje dialog me pjesmarresit me ane te pyetjeve nga ata dhe pergjigjeve nga ana e tij. Ketu u vu re nje aktivizim i madh i pjesmarresve, ku beheshin vazhdimisht pyetje te formave dhe permbajtjeve te ndryshme. Me pas e mbyll fjalen dhe hoxha i nderuar.

Mbas fjalimit pjesemaresit u shperndane per tu shplodhur pak, ku shume prej tyre vazhduan biseden e lire me hoxhen apo dhe me njeri tjetrin e pas pak u krye ngrenia e darkes. Mbas darke u krye falja e namazit mbas kesaj u rinis takimi ku u prezantuan tre te ftuar nga Gjermania te cilet ishin:

Ø Dr. Asllan Tahiraj, i diplomuar ne Universitetin e Jemenit, fakulteti Mjeksi e Teologji. Aktualisht ndjek studimet pasuniversitare ne universiteti e Mynihut dhe eshte imam i xhamise se shqiptareve ne Munih te Gjermanise. Pasi falenderoi Allahun e madheruar dhe dergoi salavatet Profetit s.a.v.s, u foli pjesmareseve per rendesine e adhurimit te Allahut xh.sh, meshtejen plotesisht ndaj Tij dhe pendimin ne All-llah.
Ø Avv. Sokol Lamaj, kryetar i shoqates se te gjithe muslimaneve te Munihut, i cili na foli per organizimin e muslimaneve ne Munih, per arritjet e tyre, ku nder te cilat ishte ajo e perfaqesimit te te gjithe muslimaneve pa dallim origjine (sic ndodh zakonisht neper europe). Pastaj na foli per bashkepunimin me bashkine e Munihut, e cila i mbeshteste shume dhe nje arritje tjeter, qe i impresionoi te gjithe pjesmaresit; ajo e mesimit te fese islame ne shollat e ciklit te ulet dhe te sistemit 8 – vjecar, ku ne cdo klase qe kishte nje numer nga 7 e siper nxenesish musliman, keta kishin te drejte te kerkonin nje mesues te fese islame. Arritje kjo qe vertet na gezoi te gjithe dhe gjithashtu na beri optimist. Me pas u shkembyen pyetje e pergjigje me vellane per te marre sa me shume eksperience nga pervoja e tyre.
Ø Laurent Ibra, i cili ishte anetar i kryesis se Unionit te qendrave islame shqiptare ne Gjermani. Edhe vellai na foli per eksperiencen ne Gjermani, per arritjet e tyre atje dhe per prespektiven e islamit ne Gjermani, gjithashtu edhe per vleren e bashkimit dhe te dashurise mes njeri tjetrit si vellzer ne nje fe.
Ketu mbyllet dhe takimi per diten e pare.

DITA E DYTE – e djele 12/04/2009
Ø Dr. Sabahudin Jashari
Dita e dyte hapet perseri me nje ligjerate te hoxhes se nderuar Dr. Sabahudin Jashari i cili na foli per universalitetin e fese islame, pra per gjeresine e saj dhe gjitheperfshirjen e te gjitha fushave te jetes ne te. Ketu theksoi rendesine e perhapjes se fese islame, ku theksoi qe pas vdekjes se Profetit te fundit Muhamed s.a.v.s, pergjegjesi e perhapjes se fese islame bie mbi secilin musliman. Theksoi shfrytezimin e hapesirave te krijuara, por edhe kur nuk ka hapesira duhet qe ne duke levizur ti krijojme keto hapesira. Keshilloi te shfrytezonim takimet me njerezit dhe mos te largoheshim prej tyre, sepse ata jane jobesimtare apo gje tjeter. Na permendi praktiken e Profetit s.a.v.s. i cili deshironte te futej ne popull dhe t’u fliste atyre. Na kujtoi si Profeti s.a.v.s ne kohen e fillimit te islamit vinte dhe falej ne Qabe edhe pse ne te ekzistonin 360 idhuj dhe shume idhujtar qe i luteshin ketyre idhujve. Kjo nuk e pengoi Profetin s.a.v.s qe te dilte e ta komunikonte fene njerezve dhe t’u bente te ditur atyre se ka dhe nje lloj adhurimi tjeter pervec atij te idhujve, qe ishte ai me frytdhenesi dhe me i vlefshmi, pra adhurimi ndaj All-llahut xh.sh. Hoxha i nderuar na theksoi se per ne nuk duhet te jete problem qe njerezit nuk e pranojne Islamin, se njerezit e kundershtojne Islamin, pasi keshtu ka keshilluar All-llahu xh.sh Profetin s.a.v.s dhe na permendi ajetin Kur’anor ku All-llahu xh.sh keshillon Profetin s.a.v.s qe te mos brengoset se njerezit nuk e pranojne islamin, por e kundershojne ate, pasi ti je vetem perkujtues. Nga kjo marrim shembull dhe ne per te thirur ne Islam me durim e dituri, te ftojme njerezit ne rruge te drejte. Ne lidhje me thirjen ne Islam hoxha i nderuar na pershkroi pak dhe cilesite e thiresit ne Islam, te cilat jane: qartesia e mesazhit, mos paragjykimi i njerezve, te jete shembull per te tjeret, te sillet me kulture dhe me edukate, dialogu ne formen me te mire etj.
Ketu e mbylli hoxha ligjeraten e tij dhe pas saj i ftoi pjesmarresit te bejne pyetje te ndryshme qe hoxha i pergjigjej.
Mbasi mbaroi ligjerata pjesemaresit u lane te lire dhe pasi hengren dreken shkuan te qehtesohen...

Ø Dr. Olsi Jazexhi
Ne mbas dreke u fal namazi dhe me pas filloi ligjerata me referuesin Olsi Jazexhi, i cili eshte duke mbrojtur doktoraturen ne fushen e historise ne Firenze, Itali.
Dr. Olsi Jazexhi mbajti nje ligjerate me objekt “lojen” me identitetet e popullit shqiptar qe pas luftes se pare boterore, regjimit komunist deri ne ditet tona. I paraqiti pjesmarresve sekuenca nga filma shqiptare te pas luftes se dyte boterore e deri me sot, ku tregohej ne menyre te vazhdueshme fryma e sharjes se identitetit musliman shqipetar, si nje identitet i vene me dhune dhe si nje kob i zi per popullin shqiptar pasi i solli injorance e varferi. I ftuari e analizoi me fakte historike lojen me muslimanin shqiptar dhe fallsitetin e termit: “Feja e shqiptarit eshte shqiptaria”. Ai na tregoi me fakte historike komplotin kunder islamit dhe popullates muslimane ne Shqiperi, qe edhe pse ishte nje shumice arriti te manipulohet e nder vite te degradohet duke u paraqitur si nje prapambetje dhe si nje frenim i zhvillimit dhe integritetit te popullit shqipetar. Dr i nderuar na paraqiti me profesionalizem dhe me fakte konkrete historike si eshte hedhur balte mbi figura te ndritura musliamne te kombit shqiptar, te cilet bene histori dhe ndryshuan rrjedhen e rrezikshme qe po mundoheshin ta fusnin fuqite e medha pas luftes se pare boterore. Tregoi si keto figura me kohen u diskriminuan dhe iu paraqiten popullit si “anadollake”, te prapambetur dhe me keq akoma, si bashkepuntor te fashizmit e shitjes se identitetit te popullit shqiptar. Dr. Olsi Jazexhi vertetoi te kunderten dhe na paraqiti vlerat dhe sakrificat e verteta te ketyre figurave te pluhurosura nga propoganda te huaja dashakeqase dhe ato vendase komuniste te pas clirimit. Ketu e mbylli dhe ligjeraten e tij duke i bere pjesmaresit te impresionuar me lojen e krijuar nga historia dhe historianet servil e aspak profesional.
Me pas zhvillohet nje aktivitet sportiv ne ambjentet e fshatit turistik, ku luhen disa ndeshje futbolli me ekipe te krijuara ndermjet pjesmaresve, aktivitet ky qe i terhoqi te pranishmit dhe krijoi nje ambient clodhes dhe pak ndryshe.
Me vone pas ngrenjes se darkes dhe faljes se namazit te pranishmit u mblodhen perseri, por kesaj rradhe per te perfunduar kete takim 2 ditor.

Ø Z. Altin Braka
E merr fjalen presidenti i shoqates ALB FORUM TRENTO Z. Altin Braka i cili pasi i falenderon te pranishmit per pjesemarjen, i njofton per mundesine e deklarimit te 5/1000 duke filluar nga ky vit ,gjithashtu u kujtoi te pranishmeve per rendesine e mbledhjes se fondeve per keto shoqata ne menyre qe aktivitetet ne te ardhmen te jene me te shumta dhe me produktive.

Ø Dr. Sabahudin Jashari
Merr fjalen per here te fundit dhe Prof. Dr Sabahudin Jashari duke bere nje permbledhje te ketij takimi dhe duke i nxitur te pranishmit qe te vazhdojne me keto aktivitete. Me pas kalohet perseri ne disa pyetje/pergjigje me hoxhen e nderuar.

Ø Znj. Vajada Keci Manjani
Nje moment tjeter mbreslenes ishte dhe marrja a fjales permbyllese te motres sone Vajada e cila kujtoi pjesemaresit per rendesine e femres muslimane ne shoqeri, per rendesine e shkollimit te saj dhe gjithashtu permendi nje teme tjeter delikate ne lidhje me fushaten diskriminuese ndaj femres muslimane e cila po debohet nga istitucionet shkollore vetem se mban shami. Ketu motra theksoi si shteti shqiptar nga njera ane po perhap simbolin e nene Terezes “e cila perfaqeson nje figure fetare katolike dhe gjithashtu te mbuluar me shami” – tkekson folesja - neper institucione te ndryshme publike dhe nga ana tjeter ate diskriminuese ndaj femres muslimane. Vertet ishin fjale qe preken te gjithe pjesemaresit dhe qe na therrasin te reagojme me force intelektuale.

Ø Z. Doan Dani
Mbas fjales se motres e merr tani fjalen per mbylljen e ketij takimi perfundimisht, zv. Presidenti i U.A.M.I-it Z. Doan Dani, i cili dhe njhere falenderoi pjesmaresit dhe ne vecanti te ftuarit te cilet referuan ne keto dy dite dhe e deklaroi te mbyllur aktivitetin.



Me respekte


Dr. Alfred Aga Briken Bakalli
(president) (sekretar)

Nessun commento: