Po ju paraqesim ekskluzivisht 11 rregullat që duhet të ndjek gazetaria e cila meret me çeshtjet e Lindjes së Mesme
http://www.infopal.it/leggi.php?id=8214&PHPSESSID=cf90da912fa8c6bb4ab2df89b24f8c67
Po ju paraqesim , rregullat e gazetarisë që secili prej jush duhet të mbaj në mendje tek sa sheh Lajmet e Darkës apo tek sa është duke lexuar gazetën në mëngjes.Kjo do t’ju ndihmoi te kuptoni më qartë.
Rregulli numër 1: Në Lindjen e Mesme janë gjithmonë Arabët ata që sulmojnë të parët, dhe është Izraeli ai që duhet të mbrohet prej tyre. Raprezalja e Izraelit është gjithmonë e arsyetuar.
Rregulli numër 2: Arabët, Palestinezët, Libanezët nuk kanë të drejtë të godasin civilët : kjo është terrorrizëm.
Rregulli numër 3: Izraeli ka të drejte të godas civil Arab : kjo është vet mbrojtje...
Rregulli numër 4: Kur Izraeli massakron një numër të madh civilësh, fuqitë perëndimore bëjnë thirrje për moderim të dhunës. Kjo mer emrin “ Reagim i komunitetit nder kombëtar”
Rregulli numët 5: Palestinezët dhe Libanezët nuk kanë të drejtë të kapin rob ushtarak izraeljan, edhe nëse numri i tyre nuk i kalon 3 ushtarë.
Rregulla numër 6 : Izraelitët kanë të drejtë të rrëmbejnë sa të dëshirojnë prej palestinezëve ( për momentin numërohen rreth 10000 të burgosur , 300 prej të cilëve nën moshën madhore). Izraelitët nuk kan asnjë limit , atyre nuk u duhet të paraqesin asnjë provë për fajësinë e të burgosurve. Mjafton që të shqiptojnë fjalen magjike : “terrorist” .
Rregulli numër 7: Kur përmëndni “Hezbollah”, duhet të shoqërohet gjithmon me shprehjen : “ të mbështetur nga Siria dhe Irani”.
Rregulla numër 8 : Kur të përmëndet Izraeli nuk duhet të dalë kurrë shprehja: “ të mbështetur nga Amerika, Italia dhe Bashkimi Europian” sepse kjo mund të bëj të kuptohet që po bëhet fjalë për një konflikt me përmasa jo të barabarta.
Rregulla numër 9 : Të mos flitet kurrë për “ zona të pushtuara”, për rezolutat e OKB, as për cënimin e të drejtave ndër kombëtare, për Konventën e Gjenevës etj. Kjo rrezikon të turbulloi teleshikuesit apo degjuesit e radios.
Rregulla numër 10 : Izraelitët flasin Italisht më mirë se Arabët, kjo është arsya përse u ipet gjithmonë fjala atzre, në këtë mënyrë mund i shpjegojnë më qartë rregullat e sipër përmëndura ( nga 1 gjer tek 9).
Rregulli numër 11 : Nëse nuk jeni në dakord me këto rregulla apo nëse jeni të mendimit se ato favorizojnë njëren prej palëve në konflikt për kundër tjetrës...atëherë dijeni se ju jeni antisemit të rrezikshëm. Nga Italishtja : Vajada K.M
Nessun commento:
Posta un commento