Çdo send ka një histori të vetën, shpesh përfaqëson një kujtim, një imazh.
Edhe sendit më të vogël të paktën një përkujdesje iu është kushtuar.
Vështrova një ditë një palë atlete, ishin akoma të bardha borë, me tre viza jeshile që shkëlqenin, të lidhura fjongo, simbas shijes delikate të një vajze. Dukej që atë ditë ishin veshur për herë të parë, ndoshta kishin qënë dhuratë ditlindje, apo thjesht një përkujdesje nga nëna apo babai, mbase gjyshja, ndoshta...
Të lagura, atë ditë binte shi, shumë shi, i furishëm ish, sikur breshëri kokërr madh i shkrirë në avujt që ngrihen lart tek sa ai bie posht, në tokë. Përplasej fort mbi gjithçka, duke formuar përreth një zhurmë shurdhuese, gati gati qetësuese të atyre britmave dhe ulërimave që më rrethonin, atë natë, atë çast. Unë shikoja atletet, ato atlete që më tërhoqën aq shumë vëmëndjen, më bën të heshtja për një çast dënesën time edhe pse lotët nuk reshtnin së garuari me shiun, ndala, fiksoja atletet.
Shiu binte me rebesh, pa pushim, njerëzit endeshin në panik, dhe ai tym i errët, o Zot , ai tym i zi nuk pyeste për gjithë atë dhëmbie ai ishte si vetë dhëmbia, për mua bota kish ndaluar, asnjë muskul nuk lëvizte, ay sytë, frymëmarrja ish ngadalësuar, atë çast kish ndalur edhe loti. Sa çudi, ku shkoi gjithë ajo dhëmbie, nga erdhi kjo pausë e shkurtër qetësie, si mund ta quaj të tillë?
Ajo atlete a bardhe me tri viza jeshile që shkëlqenim, e mbështetur anash mbi një pellg me gjak, aty , afër dyerve të shkëlyera të makinave rrinte e bardhë dhe e re mbi atë pellg me gjak. Unë mendoja për këpucën, dukej sikur sapo ishte blerë, priste të jetonte edhe ajo disa vite në këtë jetë si gjitha të tjerat. Tashmë nuk mund t’a bënte më, trupu i pronares së vogël dergjej aty i copëtuar i hedhur tutje përzier me gjak e me shi. S’kish kohë njeri të merrej me trupin e vdekur të një fëmije kur mund të shpëtonte të tjerët, fundja, ishte atletja e saj që i bënte shoqëri , atletja e saj e lagur me gjak e me shi. Qajta përsëri, atë sekond tek sa mëndja ime ndaloi botën. Më pas renda të ndihmoja trupat e tjerë që ende kishin frymë të leshonin klithma dhëmbjeje dëshpërimi dhe kërkese për ndihmë. Kjo histori nuk gjen fundin.
Nessun commento:
Posta un commento