mercoledì 14 gennaio 2009

Flete nga ditari i dhembjes

Tek sa numri i të vdekurve në Gaza rritet, Muhamed Ali një avokat dhe kërkues mediatik për Oxfam i cili jeton në Gaza City , është duke mbajtur një ditar në lidhje me ndjenjat dhe eksperjencën e tij.

Natën e mirë e dashura ime, shihemi në botën tjetër...

Sot u takova me njerëz jasht spitalit Shifa në Gaza City. Nuk mund tu besoja historive që isha duke ndëgjuar.
Një burr i moshuar më tha se ishte duke u verbuar. Gjëndja a tij diabetike ishte duke u rënduar dhe i nevoitej mjekim i shpejtë në mënyrë që të mos humbiste shikimin. Ai u nxorr përjasht; nuk ishte në gjëndje aq të rëndë në krahasim me njerëzit që mbushnin plot koridoret e spitalit ndersa doktorrët nuk mjaftoninpër t-u kujdesur edhe për të.

Ekipet mjekësor nuk mjaftojnë; mjekët janë duke punuar me turne 24 orëshe, nuk mjaftojnë krevatet, paisjet mjekësore, apo ilaçet për t-i bërë ball kësaj krize humanitare.
Jam duke ndegjuar shumë ngjarje për njerëz të bllokuar nën rrënoja- ndërsa ambulancat nuk janë në gjëndje ti arrijnë ato, kështu që ato presin të vdesin.

Tek sa isha jasht, një burr më kapi dhe më pyeti nëse unë mund ta ndihmoja të laja xhenazet.
Një tjetër më pyeti nëse unë punoja për ndonjë organizatë humanitare, përpara se të mund të përgjigjesha ai pa nga qelli dhe bërtiti: “Ku është humaniteti!!!”

Gjëndja ka arritur një pikë aq tragjike saqë mjekët herë pas here përballem me dilema të tilla si: - të trajtojnë më parë fëminë të cilin është duke vdekur nga rrjedhjet e gjakut apo atë i cili ka plagë traumatike në kokë.

Tek sa mjekët përballen me kësi dilemash çdo minut, disa politica vazhdojnë debatet nëse jemi duke u përballur me nje krizë humanitare apo jo.

Që kur nisi sulmi i Izraelit mbi Gaza, askush nuk ka mar ndonjë rrogë dhe zor se ndokush ka mundur të shkoi në punë. Shumë njerëz janë të varur nga prodhimi agrar për të pasur për të ngrënë, teksa popullsia e Gazës mban shpresat tek to për furnizime me prodhime bujqësore; kjo ngase bllokada dhe embargo zor se lejojnë ndonjë gjë të hyj brënda.
Askush prej fermerëve nuk do të shkoi në tokat e tyre këto dit. Ashtu si të gjithë ne, edhe për to frika se mos vriten tek sa dalin prej shtëpive të tyre është e njejt me atë të të qëndruarit në shtëpi.
Çmimet e gjërave të nevojshme janë duke u rritur dita ditës, tek sa vazhdojnë të pakësohen.
Qirinjt zor se gjënden më; gjërat më të nevojshme këto dit, na duhet të rrezistojmë edhe pa to përderisa prerja e energjisë elektrike ka shumë që vazhdon. Nisëm të përdorim elektrikët e dorës ,por edhe bateritë e tyre u harxhuan dhe gjëkundi nuk gjen më të tilla.

I njëjti planet, gjihë të ndryshme.

Çdo orë, imazhe të shpejta nga e gjithë bota shfaqen në ekranet e televizioneve tona. Kur tek ne ka drita, unë i shoh këto skena të njerëzve që kënaqen, dhe pyes veten, cili është ndryshimi midis atyre dhe mua? Përse jetët tona janë ndryshe edhe pse ne jetojmë në të njëjtin planet?
Çuditem, a po e bëjnë këta njerëz të njëjtën pyetje vetes si unë, tek sa shohin tmerrin e përhapur në Gaza?
Pushtimi e çoi Gazën në gjëndjen e një mungese të tej skajshme ushqimesh; ne kemi pasur për të ngrëne veç aq sa mjaftonte për ta mbajtur veten gjallë, por jo mjaftueshëm sa për të thënë që po jetojmë normalisht, dhe tani kjo…

Nëse unë ja dal t-i mbijetoi këtij konflikti, menjëherë do të larghe prej këtu sapo të mundem. Nuk do të doja që fëmijët e mi të rriten në një situatë të tillë, te shtypur nga pushtimi, të mesuar me zërin e aereoplaneve jet F-16, të pa mundur për të lën vëndin nëse kanë nevoj për ndonjë trajtim që mund t-u shpëtoi jetën.

Kjo nuk është një tragjedi natyrore siç ishte Tcunami; kjo eshte një tragjedi e bërë nga njeriu, e cila thellohet herë e më shumë ndersa bota rrin e vështron.

Numri i të vdekurve sa vjen e rritet, unë dhe bashkëshortja ime i kalojmë këto ditë dike pritur turnin tonë.

Tani, në këto orët e vona të natës duke u përpjekur të na kap gjumi i them asaj: “ Natën e mirë e dashura ime, shihemi në botën tjetër.”

Marë nga AL jazeera
Nga Anglishtja Vajada Keçi Manjani
http://english.aljazeera.net/focus/war_on_gaza/2009/01/200911115531127445.html

Nessun commento: