Nuk ma merte mendja se do ta thoja, por ja, sot ishte dita e tretë e marshimeve në forme proteste në Brescia. Ne jemi mësuar, nje herë dhe mjaft, një herë dhe na duket sikur e kemi shlyer veten nga përgjegjësia para Allahut për atë çka në largësi mund të bëjmë. Brënda pak ditësh me mira vetë dolën në shesh për të thënë fjalën e tyre, herën e parë nuk i dëgjoi kush, ishin pak, herën e dytë që dolën njerëzve u bëri çudi, po kto çfar bëjn këtu përse ulërasin?! Sot ishte hera e tretë që u zhvillua marshimi, o Zot, rrugët plot, njerëzit ndaleshin na ndëgjonin e kishte prej atyre që bashkoheshin me ne. Italianët, ku po u intereson atyre se përse vuajn muslimanët, por jo, sot marshimi nisi me pak dhe përfundoi me shumë plot vërtet plot ishin rrugët.
Ngjarje: Një natë më parë më telefonon shoqa për tu konsultuar: Në xhami kanë mbledhur aq shumë lekë për në Gaza saqë nuk kanë ku ti çojnë! Kjo në plot kuptimin e fjalës nuk kan si ti çojnë më sakt! Gratë më të varfëra kanë dorëzuar florinjt e fejesave apo martesave të tyre . Shumë lekë meillaf, po Gaza është e izoluar, shoqatat organizmat institucjonet nuk dërgojnë dot as ndihma materjale as ndihma financjare (përmënd anijet me ndihma të sulmuara). Objektivisht atje nuk shkon gjë dot nga ne, përveç duave dhe zërit tonë: " Me Zemër me shpirt jemi me ty o Gaza" të paktën kështu ulëritej sot në gjysmën e botës.
Përbërja: Shumë shumë gra, burra të rinj dhe fëmij me prindërit e tyre, dhe më pas ajo çka ishte më e bukura: shumë qytetar italian, në fakt u tha se marshimin e kishin organizuar shoqatat italiane si Cgl , rifondazione etj. Nuk doja ta thoja, por Rifondacjone është shoqatë komuniste, urreja të qëndroja në të njëjtin vënd me to e urreja (ndoshta nga refleksi i së shkuarës së Shqipërisë)! Po kur i ndegjoja tek sa bërtisnin më shumë se ne *Palestina Libera* etj etj ktheja kokën e i shihja e hutuar: po këto përse !?
Ja dita e sotme, kthehesh në shtëpi pa zë, me premtimin që na bën se së shpejti do të organizohen protesta të tjera të ngjashme! Sa keq o Zot, inshAllah nuk është më nevoja, inshAlla ndalet masakta.
Nessun commento:
Posta un commento