domenica 19 ottobre 2008

Hedhje pa parashut, nga realiteti posht







Ish nje kohe qe çdo gje qe shihja e beja pa ndjenje, sikur çka te kisha brenda te mos egzistonte. Ajo kohe kaloi, por me dukete se po rikthehet prap, perderisa jam duke e kujtuar.

Ajo kohe, mbaj mend, i kisha vene trurit nje anestezi shume te fuqishme.

Mendoj se nuk ka dhembje me te madhe se vetedijshmeria. Te dish qe po vuan. Ta perceptosh dhembjen e ta quash ate me emrin e saj. Kurse si at’here e si ne keto momoente trurit im ka leshuar lengje per te rikrijuar anestezine e dhembjes, perseri.
Jam ne rregull, jam mire se po te isha e vetedijshme do te kisha vdekur nga dhembja. Po me mire do kish qene, mah? Ose ndoshta jo, gjithsesi, kur anestesia te ket kaluar (dhe dihet qe ajo nuk zgjat shume) nuk do te kete me gje ne trupin tim qe te mos dhemb, pra simbas meje me mire te qe te vdisja tani tek sa jam ne anestezi. Po nejse nuk varet prej meje. Gjithçka kalon, eshte e kote ta kerkosh vdekjen se ajo eshte e vetmja qe nuk vonohet ne takimin me ty, ne mos sot neser.

Nessun commento: