
Duke hecur rrugës, e perqëndroj shikimin mbi një stendë të kuqe. Sipër në të ishin të shkruara fraza rreklamash tashmë të bëra krejtësisht të pa lexueshme nga grisjet e shumta që kishin marrë ato ditë. Shtresat e letrave të posterave elektoral krijonin më tepër ndjesinë e shkatërrimit dhe rrëmujës së një fushate të egër partiake. Dikush kishte grisur një ditë më parë posterin e kandidatit të seksionit pranë lagjes ku banoj dhe kishte vendosur të zhubravitur mbi siperfaqen e stendës një tjetër fytyrë kandidati me një tjetër zlogan tashmë të njëjtë me të tjerat. Unë mbeta aty përballë duke e vështruar me vëmëndje sipërfaqen e telës e gati sa nuk u neverita nga buzëqeshja e shtirur e kandidatit për kryetar bashkie. “Shpresoj të mos fitoj ky -thash më vehte-se më pas çdo gjë do të katandiset për më keq. Fundja, unë nuk do të rri gjat në këtë vënd, le të bëj çtë dojë”. Eca përpara e pas disa hapash mora kthesen që të çonte për tek rrugica e pallatiti tim. Edhe ai prej disa kohësh tashmë kishte rënë preh e luftes së posterave. Gjithmonë pyesja veten se kur ishte momenti që i zëvëndësonin, se në ç’ore vinin pjesëtarët e një partie për t’i heq ato të partisë tjetër e kur vinin këto për t’i hequr të tyret, a mos vallë takoheshin ndonjëherë me njëri-tjetrin? Tek sa imagjinoja skena zënkash cubërie partiake hyra në shkallët e pallatit duke u gjëndur heshturazi në shtëpi. Si gjithmonë, nxitoja për t’u zhveshur duke mos ditur se çka të hiqja më përpara: gishtat e këmbëve largonin sandalet, gishtat e duarve largonin spilat, mbas disa sekondash e gjeja veten me flokë të liruara e me rrobat e shtëpisë. Mbas një freskimi të shpejtë me ujë të ftohtë zhytesha e çliruar në krevatin tim të rehatshëm. Ajo dhomë nuk kishte tjetër përveç se një krevat e një skrivani, aq më mjaftonte. Gjdo gjë ngadalësonte përreth meje, ndërsa për brënda nxitimi më gërryente. Nuk dija çka të bëja më përpara, mendoja për drkën e cila duhet të ishte gati, për shkrimet e mia që më prisnin në kompiuter për mailat që më duhet të lexoja urgjentisht, për nepsin që me kish kapluar ndaj asaj kajsisë që ishte në frigorifer, duhet të lexoja ende librin që shkarikova dje nga interneti, ende artikulli për përkthim, më priste skadenca e materjalit për botim, redaktimi i librit po më tërhiqte, telefonata në sekretari duhej bërë me urgjencë, provimi po më priste mbas 2 ditësh e provat për programin televiziv do te zhvilloheshin në mbrëmje para se të shkonim për të ngrënë darkë ndërsa letrat për t’u postuar gjëndeshin të grumbulluara përmbi tavolinë! Ohh, nuk po mundesha më të mendoja! U ula në krevat me duar mbi koke e heshtur për disa sekonda me rradhë. Si herët e tjera në kësi rastesh mbingarkese, vendosa të bëja një listë me të gjitha punët e rëndësishme që më prisnin në bazë të rendit kohor dhe urgjencës së tyre. Mbas shkrimit me detaje të gjithë punëve që më prisnin, nis të përgatis menjëherë qumështin e ftohtë me nescafé dhe përfundoj kajsinë time të shumëpritur. Shijoja relaksin sikur çdo punë që më priste, tashmë e renditur në letër, të ishte e sistemuar dhe e renditur edhe në mëndjen time. Renditja e tyre më largoi çdo kaos dhe panik që me ishte krijuar, e qetësia e pushimit me kaploi. Veranda freskonte vapën e mesditës me anë të rrymës se ajrit që shtriheshe përgjat siperfaqes së saj pa pushim. Kodra e ndodhur përballë të frymezonte freski nga vetë ngjyra jeshile e pemëve të larta që përshkruante sipërfaqen e saj. Gjelbërimi për shkak të pranverës së sapo kaluar ishte akoma më i fuqishëm. Provoja të imagjinoja sikur mbas saj të ishte deti i cili gjëmon me dallgët e tij mi shkëmbinj, por vapa pickuese me kujtonte se ndodhesha në atë qytet të rrethuar nga malet. Ajo shije më trasportoi në kujtimet e qeta të tetëvjeçares kur me shikimin e lodhur nga vëmëndja e stërzgjatur nga mesimi në klasë, përtej dritares vështroja “kallmin” e Durrësit pas se cilit gjëmonte deti Adriatik. Djemt e klasës më rrëfenin se në atë kodër kishin zbuluar tynele të ndërtuara që në kohë të pushtimit të Italisë dhe Enveri kishte urdheruar të shfrytëzoheshin për qëllime militare.. Mbas gotës së frapésë vëndin e kishin zënë “lulet e diellit” që mami mi kish dërguar simbas porosise që nga hera e fundit që kish ardhur për rinovim dokumentash. U ndieva e kënaqur, e tek sa lulet e diellit nuk po mbaroni, unë nuk po dia të reshtja së ngrëni. Më duhet gjithmonë një forcë e madhe për ti dhënë fund nepsit tim, edhe pse ky i fundit nuk ndikonte aspak në atë shëndoshje që nëna shpresonte prej meje. Përtej verandës zërat e studenteve në oborr sikur më zgjuan dëshirën time për të zbritur e për t’ja nisur studimit serisht. Mbledh rrobat e hedhura mbi krevat e nisem të rivishem për të dalë. Kësaj rradhe me një përtesë më të madhe se zelli me të cilin u pata zhveshur në të hyrë. Mbath përsëri sandallet, e kërkoj nëpër dhomë se ku i kam hedhur spilat e shamisë. Asnjë hërë nuk i gjej në vënd ato të shkreta spila e gjithmonë më humb nga një nëpër dhomë. Buzëqesh me imazhin që më krijohet në mëndje tek sa i kërkoj nëpër çimento, ndoshta ndonjë dite duke u ulur diku do të më ngulen në trup mua apo dikujt tjetër. Zgjedh ngjyrën e shamisë më të përshtatshme e pasi e vendos mbi kokë, mbyll dhomën e zbres në sallë të studimit.
Qershor, 2010
vajada
Nessun commento:
Posta un commento