RAPORTET E DHUNES*
Na kanë mësuar që në vogëli, se familja është djepi i qënies njeri. Ajo është qeliza më e çmuar e shoqërisë, e cila mund të shndërrohet në plagën më të madhe të saj. Ajo mund të jetë një strehë sigurie, por mund të kthehet dhe në një realitet vrasës, shpresa për të ardhmen apo makthi i saj. Vërejme se institucioni i familjes nuk mund të konceptohet veçmas nga inividi dhe i shkëputur prej tij. Kjo është krejtësisht e pa mundur. Prandaj, edhe familjet gjykohen nga pjestarët e saj, ndërsa shoqëritë, si një trup i vetëm nga qelizat e familjes që e përbëjë. Nëse e shohim në këtë aspekt makro, vërehet se është e pamundur të pretendohet një shoqëri e shëndoshë nëse nuk numërojmë mbrapsht nga hierarkia e perceptimeve; shoqëria që përbëhet nga familje, dhe familjet që përbëhen nga individë me principe të shëndosha. Në të tillë këndvështrim do të mund të reflektonim për sa i përket problemeve të individit, i cili reflektohen në familje e më pas në shoqëri. Plaga më e rëndë që ka karakterizuar historinë e njerëzimit shfaqet të jetë dhuna. Eksperienca e shoqqërive perëndimore për sa i përket dhunës në familje, ka çuar në përfundim se mënyra më mirë për ta luftuar këtë fenomen është ai i punës paraprake për ta parandaluar. Kontributi i shkollës në edukimin që në fëmijëri të brezave të ardhshëm shfaqet të jetë një nga zgjidhjet më shpresëdhënëse. Të punuarit me brezat e rinj në mënyrë edukuese, do të jetë një nga elementet më të fortë parandalues të fenomenit, dhe jo vetëm, por pritet që të kontribuojë në masë të ndjeshme në uljen e tij. Të paktën ky është një nga frontet kryesore në të cilat po punon perëndimi sot.
Duke parë shkallën e zhvillimit ekonomik të perëndimit, në pamje të parë të vjen të mendosh se ai e ka zgjidhur problemin e familjes së shëndoshë me anë të civilizimit të femrës, futjes në punë të saj, barazisë së mundësive për punësim dhe zhvillim midis dy gjinive, si dhe një lënie në liri totale dhe të pa kontrrolluar të të rinjve që të eksplorojnë botën dhe të luftojnë për aspiratat e tyre karrieriste. Kjo tabllo i nënshtrohet një prove të rëndë atëherë kur statistikat shtetërore, apo edhe ato të agjencive prestigjoze të vendeve më të zhvilluara perëndimore analizojnë plagën më të rëndë të shoqërisë që ështeë ai i dhunës në familje. Do të ishte utopi dhe mos njohje e thellë e realitetit të mendoje se, shoqëritë e zhvilluara perëndimre zotërojnë imunitet nga fenomenet negative të tyre vetëm për faktin se janë të zhvilluar ekonomikisht.
Një nga gabimet më të mëdha, të cilat ajo haptazi i bën, është dhe paragjykimi i thellë si dhe strumentalizimi karshi zgjidhjeve që feja Islame i ka dhënë këtyre problematikave. Ajo, refuzon çfarëdo lloj zgjidhje nga një fe të cilën e konsideron si shtypëse të grave dhe shndrrimin e tyre në sferën më të dobët të shoqërisë, dhe kjo, gjithmonë sipas mbrojtësve të emancipimit të pa kufi të femrës.
Ky demonizim i Islamit në mendësinë perëndimore të qytetëruar, paraqitet të jetë një nga gënjeshtrat dhe mashtrimet më të përhapura që egzistojnë sot e kesaj dite. Po ne, çfarë argumenti mund të paraqesim ndaj këtyre istrumentalizimeve? A na mjafton të kemi argumente Kur ’anore dhe profetike se feja jonë nuk është e tillë? Se Islami është i përkryer dhe nuk e lejon aspak konkretizimin e kësaj lloj imagjinate perverse.
Shumë pak prej perëndimoreve dinë se feja jonë ka një karakter të theksuar parandalues. Dhe në një farë mënyre, e tillë shprehet në formën e edukatës, të cilën secili prej nesh e merr që në vogëli ose pse jo, edhe në periudhën pas konvertimit, atëherë kur përvëtesohen normat morale te islamit. Edukimi dhe përvetësimi i moralit Isalm, çon në krijimin e familjeve ideale në të gjitha aspektet. Po a mjafton egzistenca e normave të arta fetare pa praktikimin konkret të tyre? Egzistenca e një morie normash, të cilat tutelojnë shtresat më të dobëta dhe të pambrojtura të shoqërisë. Të tilla janë
një “ fener i artë ndriçues” për shpresën se familjet muslimane vërtetë do t’i ofrijnë shoqërisë perëndimore atë çka më shumë duket se po ia vuan mungesën, Familjen e Shëndoshë.
Nuk mund të egzistojë dhuna brenda kësaj shoqërie, sepse si e tillë do të binte në kundërshtim me esencën e saj paqësore, e cila me përpjekjet individuale të gjithsecilit e çon atë në përkryerje. Nuk do të mund të egzistonte dhuna atëherë kur prindërit t’i edukonin fëmijët duke i porositur se bamirësia dhe respekti ndaj prindërve vjen menjëherë pas respektit dhe bindjes ndaj Allahut të Madhërishëm; “Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim); silluni mirë me prindërit...” (EnNisa,36) dhe mbi të gjitha, kur familja ndërtohet duke pasur parasysh shumë qartë hadithin e Profetit (a.s) “Vërtet Allahu e do butësinë në çdo gjë.”
Gjithashtu thotë:“Nuk ka vend ku futet butësia vetëm se e zbukuron atë, dhe nuk ka vend që largohet vetëm se e shëmton atë.” Kush nuk do ta deshironte afrimin me këtë ideal të Islamit.
Në këtë këndvështrim, është i qartë qëndrimi se nëse praktikimi i sinqertë i Islamit dhe edukimi i brezave me butësinë e tij, nuk do të çonte kurrë në formimin dhe përhapjen e fenomeneve negative dhe të dhunshme në shoqëri. Shumë dimensione të fesë Islame, vërehen në marrdhëniet burrë-grua, nënë- fëmijë, motër–vëlla, si dhe çdo lloj raporti që e përfshin jetën e njeriut, dhe nuk ka raport për të cilin tëmos bëj kërkesë për marrdhënie paqësore.
Po ku qëndron problemi i egzistencës së problematikave kaq të thella, sa që në sytë e të tjerëve, shoqëria Islame demonizohet si shembulli më i largët që duhet menjanuar!?
Në këtë aspekt, shoqëritë muslimane kanë një karakteristikë të veçantë nga shoqëritë e tjera të hapura ; se parimi i “ummetit islam” i kalon kufijtë e personales, ai nuk lejon veçimin dhe indiferencën e ndonjë fenomeni. Pikërisht, të perceptuarit e unitetit të muslimanëve si “nje trup i vetëm i cili po të vuaj një pjesë e tij-vuan i gjithë trupi”, na bën të mendojme realisht një shoqëri të përkryer, një shoqëri, e cila i përmbushte nevojat që individët kanë për njëri-tjetrin. Për ushtrimin e dhunës në familje, shoqëria islame jo vetem që ofron ndjeshmërinë e nevojshme për perceptimin e këtij fenomeni si negativ, por ofron edhe zgjidhje të natyrshme dhe ideale për kurimin e tij. Nuk do të ishte e tepërt të përmendje se vetëm fjala Islam do të thotë Paqe. Në këtë mënyrë, nëse në mesin e shoqërisë islame ekziston ky fenomen, atëherë me të drejtë ai perceptohet si problem i të gjithë shoqërisë në të gjitha nivelet. Kjo sepse, feja jonë i jep një rëndësi të madhe mirëqënies personale të individit si hallkë kryesore e shoqërisë. Në mirëqënien e individit vërehet mirëqënia e shoqërisë në tërësi. Sipas kësaj, në një familje ku ushtrohet dhunë, nuk vuan vetën individi por të gjithë të afërmit qe e rrethojnë duke krijuar kështu një plage të padukshme në shoqërim, e cila e gërryen atë pa reshtur nga brenda. Këto elemente të studiuara nga sociologjia moderne, Krijuesi ynë na i ka servirur në formë udhëzimi që para 14 shekujsh me anë të fesë së përkryer, e cila ka valencë si në raport me individin në veçanti, ashtu edhe me shoqërinë në përgjithësi. Shumë kush prej nesh, do ta argumentonte këtë aspekt me largimin e individëve nga këto rregulla të arta fetare, të cilat udhëheqin marrëdhëniet ndërnjerëzore të sipër përmendura, dhe unë do të bashkohesha me këtë mendim. Do të shtoja se duhet të kemi kujdes, sepse nuk mjafton vetëm përthithja konkrete e rregullores fetare të paqes, por të punohet në përpjekjen e kthimit të tyre në tradita, të cilave me kalimin e kohës u humbet sensi i tyre fillestar nëse nuk ushqehet me konceptet fetare nga të cilat ato marrin origjinën. Kjo për shkak se, në të kundërtën do të kthehet si shembulli i shumë prej shoqërive të vendeve arabe, të cilat një mori rregullash fetare i kanë kthyer në tradita të shoqërisë ku jetojnë, që për fat te keq, verehet se sapo përballen me një kulturë tjetër janë ato më të lehtat për t’u asimiluar dhe humbur.
Vajada Keçi (Manjani)
Brescia, Itali
(Botuar ne revisten “Familja”, janar 2010)
1 commento:
MashaAllah moter, te lumte mendja dhe dora. Shume shkrim i bukur! Allahu ta shtofte aftesine per te shkruar e kuptuar gjerat si duhet dhe shfrytezimin e tyre per fene Islame.
Posta un commento