mercoledì 16 giugno 2010

Njolla mbi dysheme

Natyrisht që ekziston një vakum jo i pa përfillshëm midis njeriur që do të dëshironim të ishim, njeriut që jemi, dhe fundja atij që të tjerët mendojnë për ne se jemi.
Ndoshta nga thellimet e shtuara midis ketyre dimensjoneve, njashtu edhe mblidhen e mpleksen konfliktet e brëndshme tek njeriu. Njeriu nuk rresht kurrë së ndryshuari. Ose jo. Ajo çka përpiqemi të pretendojmë nga vetvetja nuk është e vogël. Matja e vazhdueshme dhe konstante e vëndit që zë dhe vëndit që pretendon se duhet të zësh. Krahasime të vazhdueshme të cilat të bëjnë të harrosh atë që ke, vlerësimin dhe shtrëngimin fort të saj. Shqyrtimi konstant i të metave dhe përpjekja për t’i mbuluar ato, me realitet apo fiktivitet ne mendjen tende apo ne mjedisin me gjer rreth teje. Dëshira për të imponuar qoftë edhe para kohe personalitetin si një të vetëm, ndërkohë që vazhdon proçesi i zgjedhjes brënda në vetvete se cilën prej karakteristikave duhet të paraqesësh dhe theksosh më së tepërmi. Ëndërrimet dhe fanatizmat për disa gjëra të bëjnë të mendosh dhe të nisësh të shqyrtosh mundësinë se diçka është ndërprerë me kaq. Subjektivizmi i mbizotëruar për vite me rradhe i lë vëndin përpjekjeve konkrete dhe të llogatirura me gjakftohtësi. Ëndrat, kupton, që nuk të përkasin më, edhe pse je e vetëdijshme se gjer më sot të janë plotësuar me përpikmëri, por kuptohet, largimi nga disa gjëra të çon në ftohtësi dhe nën vlerësim, ndaj dhe realizimi i ëndrave ftohet dhe bëhet kallkan, e shoqëruar me shijen e hidhur të asaj çka mund të kish qënë në rast se...

Parapëlqen të përfytyrosh gjëndjen sikur të mos kish ndryshuar nga ajo çka dikur ka qën më e mira, edhe pse ditët e arta tashmë janë përzënë me kohë. Përpjekjet e mëdha diplomatike marrin dhenë tek sa vetëdijësimi për realitetin vjen e rritet, nga ku rrjedh edhe lënia pas dore dhe si pasojë humbia e plotë.
Malli për diçka që e ke patur por që je lodhur së kërkuari rikthimin. Hamëndësimi se dikush ka atë që të takonte. Vuajtje, për arsye se e din që të takonte dhe vetë e le të hikë, tash e kërkon me ngulm, ngul dembel, neglizhent, përtac dhe qaraman. I aftë vetëm te të kërkoi atë që analizat e brëndshme pretendojnë se ka humbur, të marë në dorë pseudo përpjekjen për t’ë bërë gjithçka që ajo t’i kthehet mbrapsh: “ E posa të vërej prej jush besim të sinqertë , Ai do t’ju kthej atë që u është marrë nga ju e edhe më të mirë” . Zgjidhja hynore vjen, dhe bashkë me të e sakta analizë e cila tregon shkakun e pësimit, vlerës se humbur


16.06.2010
pas Privatos
shume kohe me parë

Nessun commento: