martedì 20 aprile 2010

Departamenti i Gruas-UAMI

Ne takimin e III-te UAMI-t te mbajtur ne datat 3-4-5 prill 2010 ne Lignano Sabbiadoro (UDINE), per here te pare u zhvillua nje program nga seksioni i gruas se kesaj shoqate.
Fale punes dhe ndihmes se disa vajzave lindi seksioni i gruas se shoqates se U.A.M.I-t i cili çel nje dritare te re bashkepunimi midis femrave muslimane me banim ne Itali. Ai synon te forcoje marredheniet midis tyre per te sjelle nje kontribut te suksesshem si ne shoqerine shqiptare muslimane ashtu edhe ne ate jo muslimane. Grupi i formuar po rritet mbi nje bashkepunim optimist dhe te vullnetshem ne nje klime te karakterizuar nga plot ide ambicioze per te ardhmen. Si fryt i pare i ketij bashkpunimi u mundesua mbajtja e nje koference me teme qendrore “Roli i dijes ne jeten e femres mulslimane”.
Nen drejtimin e programit nga Adelajda Domi (specialiste ne fushen e Ekonomise) mori fjalen Anita Braka - e diplomuar ne Sociologji ne Universitetin e Trentos, pergjegjese e seksionit te gruas ne xhamine e Pergines (Trento) e cila u referoi te pranishmeve temen mbi rolin e femrave muslimane ne perçimin e dijes pergjate historise Islame. Ajo permendi shembuj te nderuar si Aisha - gruaja e Pejgamberit a.s, si njera prej perçuesve me te medha te haditheve mbi jeten e profetit a.s si dhe gra te tjera muslimane te cilat kane luajtur nje rol te rendesishem si ne zhvillimin ashtu edhe ne ruajtjen e dijeve fetare e shkencore. Fale eksperiences ne relacionin e saj ajo theksoi rendesine e rolit qe gruaja muslimane luan ne shoqerine aktuale.
Me pas e mori fjalen Vajada Keçi Manjani publicisjte dhe studentje ne Fakultetin e Ekonomise ne Universitetin e Brescias. Nen vazhden e temes se takimit e cila ishte e perqendruar mbi rolin e dijes ne jeten e femres muslimane, analizoi pergjegjesine konkrete te femres muslimane ne ditet e sotme ne kete rruge kaq fisnike “-kjo pergjegjesi reflektohet ne interesin per studim si dhe kultivim te dashurise per dijen tek vetvetja, femijet dhe tek familja muslimane”-ishin fjalet e saj. Nje vend te veçante ne kete fjalim zuri dhe rendesia e interesimit te muslimanit ne lemi te ndryshme te dijes ne menyre qe te perftohet nje zhvillimin i gjith anshem i shoqerise islame, keshtu dhe femra muslimane duhet te japi kontributin e saj ne pervetesimin si dhe specializimin ne to.
Ndersa Adriana Berisha, studente ne Shkenca Komunikimi ne qytetin e Bergamos, u perqendrua ne analizen e nje gjuhe te zgjedhur komunikimi midis motrave muslimane dhe jo vetem. Relacioni i saj shpjegonte qarte konkretizimin ne ditet e sotme te haditheve profetike te cilat na nxisin per nje etike komunikimi frytedhenese dhe ideale midis njerezve ne pergjithesi e muslimaneve ne veçanti. Eshte komunikimi i thjeshte dhe i paster qe con ne nje bashkepunim te arrire, i cili trasmeton ate cka Islami mbart ne vetvete; Paqe e Tolerance.
E spikatur ishte dhe nderhyrja e Englantina Xhekes, e specializuar ne Administrim-biznes ne Universitetin e Brescias , e cila ne menyre mjaft efektive preku nje nerv te lene zbuluar ne jeten e perditshme te gjithesecilit prej nesh. Ajo analizoi ne menyre mjaft te qarte ndikimin qe televisioni ne pergjithesi ka mbi zhvillimin psikologjik dhe intelektual tek femijet duke analizuar ne vecanti efektet negative manipuluese qe reklamat shkaktojne tek kjo grupmoshe. Nderhyrja e saj u shoqerua edhe nga nje video ilustruese e cila shpjegonte qarte studimet e fundit mbi kete fenomen, duke shpresuar ne sensibilizimin dhe ndergjegjesimin e te pranishmeve mbi kete teme ku shpesh here neglizhohet .
Ne fund te ketij takimi ish nxeneset e Medresese “Mustafa Varoshi” ( Durres), Fjoralba Vrami dhe Vajada Keçi nxiten disa momente çlodhese ne salle duke perkujtuar melodite e disa ilahive.
Falenderojme te gjithe pjesmarreset dhe organizueset per mbeshtetjen dhe gatishmerine e treguar qe organizime te tilla te jene edhe me te shpeshta ne realitetin tone!

Nessun commento: