Ne kuvendin e trete te shiqiptareve muslimane ne itali, paraqitet nje klime e mrekullueshme dhe e hareshme. Prania e dy prej hoxhallareve teolog me te dashur per shqiptaret musliman ne trevat e shqiperise kosoves e maqedonise beri te mundur nje klime te arte vellazerore midis te pranishmeve. Ngazellimi hareja dhe dashuria per hir te Allahut ndihej ne ajer. Nje mbingarkim i mjedisit me adhurim dhe perkushtim veç per hir te Tij na mikelonte zemrat dhe na i mbushte syte me ndriçim permallimi. Vendi dukes si i mbushur plot me melek ndersa fytyrat e besimtareve ndriçonin nga dashuria per hir te Allahut. Çdokush deshironte ta mbushte shpirtin e tij me iman, te rimbushte depot e besimit me dashuri per Allahun, me fjale qe buronin prej dy nga burrat me te bereqetshem ne thirrjen e zemrave per Xhennet! Allah e Elhamdulilah ishin dhikri qe buzet belbezonin tek sa prej vesheve dhe prej syve vinte fjala qe vadiste zemrat me fuqi te re adhurimi. Allah Elhamdulilah qe na e mundesove kete takim, Allah elhamdulilah qe na bashkove veç per hir Tend nga vende te largeta larg nga vendi jone. Askush nuk ngopej me fjalet e tyre, askush nuk mendonte se minutat do te iknin aq shpejt dhe se Alfredi do te shpallte me mallengjim fundin e takimin, dhe ne fakt askush nuk iu besonte vesheve kur ai na dha selamin e pershendetjes, kur na ftoi te takoheshim serisht ne Kuvendin e ardhshem. Çdokush pyeste: “pse a mbaroi??” ai takim ishte teper i natyrshem teper i bukur per ti ardhur fundi. Hoxhallaret na mahniten me elokuencen e tyre dhe me largpamesine, me forcen e besimit dhe qendrueshmerise qe shumices prej nesh u ishte venitur. Prej fjaleve te tyre prej gjesteve te tyre vereje nje vendosmeri e cila trasmetohej gjer ne zemer te te pranishmeve duke i ri kujtuar ate force dhe qendrueshmeri qe besimtari duhet te kete ne fene e drejte. Ate force te cilen nuk ka monotoni studimi apo pune prej se ciles te na largoje. Shumekush prej nesh kish vite qe nuk kish degjuar nje ligjerate drejte per se drejti nga nje hoxhe. Ata te cilet puna apo studimi, xhamite e munguara dhe mbledhjet e pakta mes muslimaneve u kishin bere te harronin shijen e embel te ligjerates se nje hoxhe. Kuvendi i uamit mes pemesh e gjelberimi, mes jodit te detit Adriatik percillte ate harmoni shpirterore dhe ngazellim te perbashket te cilen gjithsecili kuptonte se na kish perfshire se bashku. Simbas meje, ajo çka na ngrohte zemrat ishte Rahmeti i Allahut qe kishte shperndare mbi ne. Ai Rahmet e ajo Meshire ishte perhapur e ndihej ne ajer ne çdo frymemarrje. Dukej sikur se bashku me 210 muslimanet e mbledhur ne kete kuvend te ishin edhe 21'000 engjej qe i shoqeronin e i perkedhelnin e i mbulonin me krahet e tyre. Allahu Ekber, ska fjale per te pershkruar dashurine per hir te Allahut, Meshiren e Tij dhe embelsin qe ndien nje zemer kur rreh veç per Krijuesin e saj. Allah Elhamdulilah! Kuvendi i Uami-t kete vit ishte i mrekullueshem, O Allah, na e shto bereqetin me miresite e Tua. Ti je Zoti jone e ne jemi roberit e Tu! Shtoje dashurine per hir Tend ne zemrat tona, dhe forcoje ummetin Islam kudo qe ndodhet. Allahume izzel islami uel muslimin!
Vajada
Nessun commento:
Posta un commento