domenica 18 aprile 2010

Shkrim qe deshiroj të më mbetet ne kujtesë

Vitore Stefa Leka


Ne nje nga ditet e bukura te fillimit te prillit, ne qytetin turistik Lignano Sabbiadoro(Udine) per dy dite rresht u zhvillua takimi i UAMIT (Unioni i Shqiptareve Musliman ne Itali).
Ne takimin e UAMI-t nuk kishte vetem Musliman por dhe pjesemarres te religjioneve te tjere , gje qe tregon se cfar thesaresh ka kultura njerezore. Qe te gjitha fete predikojne mes te tjerave dhe tolerancen , miresine, dashurine njerezore, meshiren dhe devocionin per te tjere ne emrin e ZOTIT.
Keshtu kane qene fete qe ne zanafillen e tyre, qe ne daljen ne skene te profeteve, megjithate njerezimi ka provuar ne kurrizin e tij shpaten e kryqtareve dhe jataganin sic provon sot perplasjet fetare ne Irlande, Spanje e vende te ndryshme te Afrikes , deri te aktet terroriste qe behen ne emer te Kuranit , duke i'u kundervene Atij ne menyre skandaloze.

Kultura po i afron njerezit gjithnje e me shume ne rrugen e Zotit, sic predikojne librat e shenjte dhe kleriket e kulturuar si dhe percuesit e vertet te fjales se Zotit nga te trija fete kryesore.
Takimi ne fjale, u zhvillua ne ambjentet e Hotel Getur ne datat 3-4 prill. Pervec pjesmarresve te shumte nga gjithe qytetet e Italise, nuk munguan dhe mysafire te rralle ardhur nga Kosova dhe Maqedonia, si Dr. Shefqet Krasniqi dhe Zekirja Bajrami, Imam ne xhamine kryesore te Shkupit. Nuk munguan dhe perfaqesues te shoqates se Palestines (Giovani Europei per la Palestina - GEP) me perfaqesues Dr. Taned Demaj si dhe perfaqesues te GMI (Giovani Muslumani d'Italia) dhe Scouts Musulmani te cilen e prezantoi Jasin Baradey.


Fjalen e hapjes se konvenjos e mbajti kryetari i UAMI-t Dr. Alfred Aga dhe menjehere pas tij , foli per rendesine dhe qellimin e krijimit te UAMI-t Hamza Roberto Piccardo, gazetar, publiciste dhe poet. Eshte nga Imperia, i kthyer ne fene islame 30 vjet me pare, Hamza Piccardo vec disa librave dhe perkthimeve te ndryshme fetare ne Italishte, ka perkthyer librin e shenjte te Kur'ani-t po ne Italishte. Ndersa njihem me kete fakt , zmera ime fluturon pertej adriatikut, ne Atdheun tim te shtrenjte ku ka ndodhur gjeja me spetakolare qe ka ngjare ndonjehere ne historine e perhapjes se ketij LIBRI te Shenjte te muslimaneve. Askund tjeter nuk ka ngjare sic ka ndodhur ne gjirin e popullit tim, per te cilin rreh kjo zemra ime prej emigranti. Pra, ka qene nje Kristjan ai qe e ka perkthyer Kur'ani-n ne gjuehn shqipe. Ilo Mitko Qafzezi nga Korca. Per fat thuajse asnjeri nga pjesemarresit nuk e dinte nje fakt te ketille domethenes qe vjen nga nje popull aq i bukur si populli qe me ka lindur dhe mua.
Ne ligjeraten e tyre, Shefqet Krasniqi dhe Zekrija Bajrami u perqandruan me shume ne lidhje me vllazerimin qe meson feja islame mes njerezve. Te respekti qe duhet pasur per fete e tjera dhe kerkuan qe femijte e lindur qe po rriten ketej, duhet pa tjeter te mesohen me gjuhen e nenes si dhe rinia qe ishte e shumte ne salle, sa me shume te shkollohej e te mesonte profesjone e tituj shkencore te ndryshem. Ne salle pothuaj gjithe te rinjte si dhe femrat, ishin neper fakultete, apo nje pjese e tyre mbaruar ato me tituj doktore apo doktoresha, psh Alfred Aga , kryetar i UAMI-T ka mabruar dhe eshte specializuar si otorino dhe punon ne nje nga spitalet kryesore te qytetit te Breshies, ku dhe jeton. Po keshtu zonja Vajada Keci, qe eshte njekohesishte dhe antare e kryesise se UAMI-te eshte diplomuar ne Ekonomi, si dhe zonja Anita Braka , banuese dhe e ardhur nga qyteti i Trentos , e diplomuar ne sociologji. Me diploma dhe tituj ishin pothuaj gjithe folesit dhe perfaqsuesit e shoqatave pjsmarrese apo Xhamive.
Ajo qe me la mbresa te pa shlyshme eshte mirkuptimi , solidariteti dhe harmonia e ketyre vellezerve dhe motrave dhe pse shume nga ata takoheshin per here te pare ne kete kuvend. Per te ftuarit tregohej nje kujdes i vecant dhe respekt i pakufishem nga te gjithe e jo vetem nga njerezit, qe kishin caktuar organizatoret. Pershtypje te jashtezakoneshme me la dhe komunikimi ne mes bashkeshorteve te ardhur nga rrethet me familjet e tyre si dhe me femijte. Nuk pash ndonje diferencim apo stakim te femres nga meshkujt. Perkundrazi! pash respektin qe i behej ne plane te pare femres. Ne nje bisede te lire me disa gra me shami (gra qe jane diplomuar ne fakultete te ndryshme, bile dy nga ato kishin mbaruar masterin) me thane qe, s'ka qene detyrim as nga burri as nga familjaret tane dhe nga askush tjeter. “Shume perflitet per pune te shamive po pse nuk perflitet per shamite qe mbajne murgeshat? pse nuk perflitet qe shami kane perdorur gjyshet tona muslimane po dhe te feve te tjera. Kjo eshte nje deshire e zgjedhur nga vet ne. Shamia nuk na ka penguar te realizojme enderat tona per shkolle e dije, si dhe per cdo deshire tjeter"
Ne daten 4 prill, departamenti i gruas se UAMI-t zhvilloi programin e tyre te cilin e hapi studentja Adelajda Domi.
Anita Braka zhvilloi temen "femra muslimane dhe kontributi i saj ne shoqeri", Vajada Keçi Manjani, ligjeroi temen "rendesia e diturise e te studiuarit ", ndersa Adriana Berisha, studente ne shkencat e telekomunikacionit, zhvilloi temen "Bashkesia ose puna ne grup si celes i sukseseve".
Englantina Xheka e specializuar ne ekonomi, foli per “marketigun dhe reklamat ne boten e femijeve". Te gjitha temat u konkretizuan nepermjet ekranit te maxiscerm-it.



Me te drejte lind pyetja per te gjithe: Po pse lindi nevoja qe te formohej UAMI dhe c'eshte UAMI?
Unioni i Shqiptareve Musliman ne Itali u formua ne mars te vitit 2009 nga shoqata, xhami dhe individe, me prejardhje nga Kosova, Shqiperia, Shqiptar te Maqedonise. Te gjithe jane banues ne krahina te ndryshme te Italise dhe synimi i tyre eshte qe ti vij ne ndihme te gjithe muslimaneve shqipfoles ne ruajtjen e indetitetit Islam dhe tok me te, edhe indetitetit kombetar.

UAMI lindi si nevoje e kohes per te nxitur dhe kultivuar njohjen , ndihmen reciproke, koordinimin dhe bashkepunimin midis muslimaneve shqiptarne Itali. Per here te pare u krijua nje perfaqesim i ndenje i komunitetit musliman ne nivel nacional dhe kjo ne perputhshmeri te plote me rregullat dhe ligjet e shtetit Italian. Nje vit qe nga krijimi, UAMI ka perfaqsuesit e vet ne 25 qytete te ndryshme te Italise. Unioni synon te zhvilloj aktivitete ne dobi sociale ne ruajtjen e indetitetit kulturor dhe fetar, promovimin dhe integrimin ne shoqeri, solidaritet dhe bashkejetes harmonike. Organizon shpesh konferenca, takime, seminare mbi dialogun nderkulturor dhe nderfetar, mbi edukimin qytetar dhe kulturen e legalitetit. Organizon kurse fetare, kulturore, ligjore, gjuhesore dhe sociale. Zhvillon manifestime kulturore, spoortive dhe turistike. Realizon projekte bamiresie ne favor te shtresave te dobta, vecanrishte ne vend-lindje si dhe ku paraqiten situata emirgjence.

Nga aktivitetet kryesore Islame te zhvilluara ne vitet e fundit ne Itali, eshte kuvendi nacional vjetor, ku ftohen Imam dhe intelektual te ndryshem nga vend-lindja apo Italia. Nje aktivitet qe ka pasur shume jehone dhe sukses ka qene koncerti i pervjetorit te pavaresise se Kosoves i organizuar ne Trento ne bashkepunim me "Forumin Alb trentino "(Xhamia shqiptare ne Pergine) ku morren pjes artiste te njohur si Reshat Arbana dhe Adem Ramadani. Me rastin e Kurban bajramit 2009, UAMi organizoi nje tjeter takim me program kulturor-festive ne ambjentet e qendres studentore Breshia . Permbytjet e fundit ne veri te shqiperise UAMi ju pergjegj me gadishmeri dhe ndjeshmeri te plote, duke ndermarr nje fushate mbledhjeej ndihmash humantira ne Itali dhe shperndarjen e tyre direkt ne menyre transparente.

Ne takimin qe u zhvillua ne Ligniano sabbiadoro me 3-4 prill , u prezantuan shoqatat e meposhtem, te cilat aderojne ne Union:
Forum Alb Trentino me kryetar zotin Altin Braka. Shoqata e Shqiptareve Musliman ne Grossetto (Toscana), sekretar Durim Mema. ASIAM - shoqata per integrimin e shqiptareve ne Milano me kryetar zotin Fillim Terzija. Shoqata "Muslimani di Piacenza”, kryetar zoti Arjan kajashi. Qendra kulturore Islamike Emanet ne Trevizo, kryetar zoti Avni Juskovski. Si dhe shoqata shqiptare ne Firenze me kryetar zotin Flamur Kerri.
populli shqiptar gjate rezistences se tij , ka pesuar papushim goditje te gjithefareshme dhe, nga ana tjeter, ai ka marr masa gjithefareshme per te ruajtur indetitetin e tij. Fushata e konvertimeve fetare qe u pat vene re ne jo pak shqiptar, kryesishte ne Kosove apo dhe ne Shqiperi ka ndodhur ne kohen kur dhe orekset aneksioniste te kundershtareve te vjeter te shqiptareve po rriteshin nene pretekstin se "Europa nuk e do muslimanizmin" . Kushedi se sa cinovnik apo politikane u perpoqen te luanin politiken e fondamentalisteve greke apo me tej per te detyruar shqiptaret e varfer te nderojne fene e tyre, pjes dhe e indetitetit te tyre. Ne te vertet Evropa e qytetrimit, as nuk e ka e as do ta ket kete kompleks antidemokratik, qe don te thote shkelje me te dyja kembet dhe brutalisht te drejten njerezore, per te cilen, sakrifikuan shume shqiptar . Eshte shteti Italian qe jo vetem e lejoi nje takim te ketille dhe krijoi kushtet sa me te pershtateshme por, per me teper , kjo menyre e te vepruarit , e zbukuroi akoma me teper demokracine e ketij vendi . Deri sa shqiptaret besojne fene, ajo u duhet respektuar. Deri sa ata jane 70% Islam dhe kjo e drejte duhet respektuar ne emer te indetitetit te tij.


Te gjithe pjesmarresit ne kete kuvend e ndjen veten akoma me shqiptar se sa kur jane te shkeputur menjane, ndryre ne hallet e veta. A nuk duhet dorovitur me dashuri nje takim i tille, qofte dhe se paku, vetem per kete?

Nessun commento: