Gjuha e folur, është thjesht një tingull i cili venitet në ajër, i përbër nga një mori fjalësh me renditje të pa kthyeshme e cila rrjedh si një vijë drejt dëgjuesit. Simbas Omerit (Autorit të Iliadës dhe Odisesë) fjalët janë pjesë përbërëse e një shigjete e cila është drejtuar drejt një shënjestre të përcaktuar. Kjo karakteristikë e saj e materjalizon duke i dhënë një fuqi konkrete në jetën e njeriut. Ajo del si subjekt që paraqitet veç një çast të caktuar i cili nuk mund të ndalet, apo të eleminohet mbasi është thënë. Ky element i njohur mirë nga kultuart e lashta edhe sot paraqitet të jetë thelbësor në mbarëvajtjen e çështjeve të komuniteteve që ndajnë interesa të përbashkëta. Në origjinë të komunikimit njerëzor, fjala paraqitet të jetë forma fillestare e artit duke qënë nga vete natyra istiktive për njeriun, kështu, levrimi i saj në dimensionin e pastër të zërit është mjaft tërheqëse për vetë atë, si një nga rrugët për të arritur qëllimet e tij primare. Në këtë mënyrë ajo është e aftë të rregullojë lidhjen me realitetin që e rrethon, dhe të kthehet në një mjet mjaft të dobishëm për mbarëvajtjen e jetës. Shumë element jane ato që e karakterizojnë suksesin si në jetën e përditshme ashtu edhe në momente të veçanta të saj, ndër të cilat dhe kultura individuale e cila është shfaqja e shumë atributeve dhe sjelljeve personale edukativo-arsimore. Ajo duket në barazpeshë me brëndësinë dhe të fshehtat e personit apo personazhit që shpreh me anë të gjuhës apo të mimikës. Pragmatizimi i komunikimit është një dimensjon i ndërlikuar: efekti që përftohet prej tij, nuk mvaret vetem nga ajo që dëshirohet të përçohet tek ndëgjuesi, por edhe nga mënyra e të përçuarit të këtij mesazhi, nga lidhjet që kanë bashkëbiseduesit, nga konteksti i bisedës si dhe nga shumë faktor të tjerë. Një shprehje fytyre, një lëvizje dore, një nënqeshje e pa kontrolluar, mund të modifikojë në mënyre drastike kuptimin që dëshirohet ti ipet një mesazhi verbal. Është në natyrën njerëzore që së pari të ndalet në pamjen e jashtme fizike për të kategorizuar apriori një individ, kjo për shkak se modelet e veshjes si dhe qëndrimi i tij flasin para se të flas gjuha. Shoqërite shekullare në të shumtën e rasteve vënë në qëndër të rregullimit të marëdhënieve ndër njerëzore (përfshi këtu edhe mardhëniet e punës) aspektin fizik si dhe paraqitjen e jashtme. Ambjenti që na rrethon, është i tejmbushur me informacione, kështu që, natyrshëm lindin stereotipe dhe formate model me anë të të cilave mëndja e njeriut ka nevojë të klasifikojë personazhe të ndryshëm për ti bërë ball këti vërshimi të informacionit dhe alternativave nga të gjitha anët. Kjo tendencë standartizuese është automatike tek shumica e njerëzve, si sjellja më e frytshme në situata të tilla kaotike. Por, ky lloj reagimi paraqitet të jetë dhe i dëmshëm për shkak se sjell përgjithësime të cilat janë negative për individin në veçanti dhë për shoqërinë në përgjithësi. Kështu, shoqëria jonë, në çdo ambjent vuan nga formimi i stereotipeve dhe paragjykimeve, të cilat na jane imponuar edhe nga shkaqet e sipër përmëndura. E njëjta situatë vlen edhe për mjedisin e punës në të cilin pranohen si të mirëqën modele tashme shabllon si për figurën femërore ashtu dhe për atë mashkullore (natyrish në grada të ndryshem nga njëri-tjetri), shpesh herë dhe duke penalizuar të parën si domozdoshmëri për të qënë të sukseshme të pasurit e karakteristikave të kukullës Barbi, pra në këtë rast mbizotëron komunikimi fizik dhe jo ai verbal.
Simbas Stefano Cialdini, në vlerësimin e një personi, ne nuk marim të gjitha të dhënat që kemi në dispozicion për të, por istiktivisht përzgjedhim vetëm një element të veçuar dhe tejet përfaqësues, dhe shpesh herë ky element duket se është pikërisht pamja e jashtme. Kështu, gjuha dhe komunikimi mund të jenë një mjet mjaft i frytshëm për të mënjanuar stereotipin e krijuar ndaj një personi të bazuar fillimisht vetëm mbi pamjen. Kjo për shkak se me anë të komunikimit verbal, në një mënyrë apo në tjetrën personi tregon vetveten dhe brëndësinë e tij përtej paraqitjes. Në këtë mënyrë do të evitohen dhe gabimet në vlerësim që lindin pikërisht nga kategorizime fiktive dhe paragjykuese.
Aftësia e mirë e komunikimit është thelbësor për suksesin e çdo individi, përmirësimi i saj shpie në suksese në punë dhe në jetën personale. Ajo duhet të perceptohet si një aftësi profesionale që mund të mësohet dhe të përdoret për avantazhe në fusha të caktuara. Në këtë mënyrë dhe kultura e komunikimit mund të kthehet në një art më vehte i përdorshëm për dobitë individuale apo kolektive. Studiues si McLuhan dhe Ong, e kanë parë artin e komunikimit në optiken e rezultatit që përftohet nga praktikimi i sakte i tij. Kështu, komunikimi kthehet jo më në aftësinë e përçimit të një mesazi por në përçimin e tij në mënyrë të tillë që personit të cilit i drejtohemi të sillet ashtu siç ne dëshirojmë. Ky aspekt ja vlen të shqyrtohet më thellësisht për sa kohë që na mundëson të përmiresojmë drastikisht mardhëniet e interesave ndër njerëzore.
***
Komunikimi në vetvete është një proçes i vështirë, ndërsa në punë është akoma më i vështirë. Pasi puna të përball me persona të ndryshëm, dhe kjo padyshim e vështirëson ate pasi nuk mund të përdoret një komunikim standart me të gjithë dhe jo të gjithë arrijnë të kuptojnë mesazhin që përpiqesh të përçosh.
Kur flasim për komunikim, nuk mund të rrim pa përmëndur mardhëniet e punës: vënd i cili ka për qëllim arritjen e objektivave profesjonal, paraqitet të jetë një nga sektorët ku ai përdoret më gjërësisht, kjo edhe sepse kemi të bëjmë me interesa jetik si puna dhe biznesi që rregullojnë mbarevajtjen ekonomike familjare dhe shoqërore. Kështu, dhe sociolog të ndryshëm janë përqëndruar në zhvillimin teorik të marëdhënieve të komunikimit në abjentin e punës. Në përditshmërinë e çdo lloj pune, kemi të bëjmë me një mori individësh të ndryshëm: që nga shefi, klienti, publiku, furnizuesi etj. Me to perballemi personalisht ballë përballë, ose me mjetet e ndryshme të komunikimit si telefoni apo interneti. Është e pa mohueshme se komunikimi është element qëndror në aktivitetin e punës. Është element icili na mundëson të njihemi tek të tjerët si dhe të ndikojmë në ambjentin që na rrethon. Të kemi lidhje me to, ti bëjmë me dije për nevojat tona, për aftësitë tona si dhe për ate çka mund të ofrojmë. Sigurisht, që një gjë e tillë do të ndodhte në botën ideale dhe teorike, por për sa i përket botës reale, e vërteta është se në të krijohen konflikte, keqkuptime të cilat sa më shumë të kalojë koha aq mue shumë ndikojnë në natyrën e ndjesive dhe peceptimeve tona në punë duke ndikuar në përmbushjen tonë profesjonale si dhe drejtë përdrejtë dhe në rezultatet e përftuara prej saj.
Më duhet të vë në dukje në këtë pikë se çdo vënd ka rregullat e tij. Hapi i parë drejt suksesit është pa dyshim njohja e tyre, pra, kujt duhet ti drejtohemi, si duhet ti drejtohemi, për çfarë duhet ti drejtohemi dhe cilat janë gjërat që duhet evituar për të mos krijuar bezdi dhe konflikt. Komunikimi i mire pra, është fryt i njohjes, durimit dhe kuptimit të rregullave në një ambjent të caktuar, kjo të ndihmon të mënjanosh si dhe të parandalosh situatat e pa këndshme në të. Njohja e vetvetes si dhe e aftesive komunikuese të gjithesecilit, çon në zgjedhjen e një modeli, i cili i përshtatet objektivave si dhe situatave të veçanta. Nuk egziston një rregull i përgjithshëm për të gjithë individët, për sa i përket mënyrës se si i përballojnë situatat e ndryshme, por ai ndryshon nga personi në person, e rëndësishme është në fakt që të arrihet ekuilibri, energjia dhe harmonia e brëndshme për sa i përket asaj çka don të thuash, dhe të thenurit e saj në mënyrën më të mirë.
Në çdo marëdhënie interesi në jetën profesjonale, është pa dyshim e rëndësishme që kur të komunikohet diçka të jemi efikas në dhënien e mesazhit në mënyrën sa më të saktë dhe të qartë për të evituar keqkuptimet që çojnë në konflikt, pikërisht në një botë ku mbizotëron interesi i ngushtë profesjonal. Në këtë mënyrë duhen mënjanuar disa faktor që të çojne në nje komunikim të varfër dhe si të tilla duhet të shmangen me çdo kusht. Së pari mund të përmendim përçimin e një mesazhi të pa qartë- në çfarëdo konteksti te komunikimit bëhet, ajo duhet të bëhet duke qene i sigurtë se mesazhi është i qartë dhe përcjillet pa ndonjë keqkuptim.
Së dyti, është mirë te mënjanohet mbingarkimi i mesazhit me stërhollime dhe stër zgjatje – kjo pikë i referohet dhënies së shumë informacioneve; një gjë e tillë duhet të shmanget, sepse do të çonte në huti por dhe në përçim jo efektiv të mesazhit. Së treti, është mjaft me rëndësi dhe koha e dërgesës - do të thotë se të komunikuarit në një kohë kur degjuesi nuk paraqet vëmëndje në bisedë, do ta bënte përçimin e mesazhit të paefektshëm. Komunikim lehtëson ndërtimin e marrëdhënieve ndërmjet njerëzve dhe shmang ndonjë mosmarrëveshje apo keqkuptim. Suksesi brenda një organizate shpesh herë bëhet i mundur nëpërmjet komunikimit efektiv në të gjitha nivelet e saj, duke filluar nga punonjësit e thjeshtë e gjer në gradat e drejtursve. Jashtë punës, ai është njëlloj i rëndesishëm, do të isguronte marëdhënie ndërnjerëzore më efektive dhe për pasojë do të siguronte një mënyrë jetese më të shëndetshme.
Vajada Keçi Manjani
Revista "Familja" (prill '10)
Nessun commento:
Posta un commento