…Dashuria...
Fuqia e besimit
Fuqia e besimit tone, eshte Dashuria per Allahun, ky esht eshpirti i besimit. Nese ju nuk ndieni asnje lloj Dashurie per Allahun, atehere nuk keni besim. Eshte e pa mundur…
Shija e Besimit
Pa Dashuri nuk ka shije besimi. Ne çdo fe, Dashuria eshte forca kryesore. Atehere kur ju, do te dashuroni, do te rrespektoni, do te ndiqni… Nuk mund te ndiqni askend pa Dashuri…
Duaje Zotin tend
Mos u lut me qellim qe ti kerkosh Zotit tend nje hise me te madhe Xhenneti apo favoresh tokesore. Jo. Mundohu ta lirosh veten tende nga kjo deshire. Duaje Zotin tend dhe kerko prej Tij Kenaqesine e Tij Dashurine e Tij…
Zem Zem
A keni ndegjuar per burimin e Zem Zemit?
Edhe ne se te gjitha kombet te perdornin ujin e ketij burimi, ai nuk do te shterej. Eshte e pa mundur. E njejta gje ndodh edhe me zemrat, gje e cila eshte akoma me e rendesishme. Dashuria Hynore qe rrjedh ne zemrat e besimtareve eshte me se e mjaftueshme per zemrat e njerezve te te gjitha kombeve. Nese don Allahu- dhe ne shpresojme ne kete miresi te Zotit te Madherueshem- Dashuria Hynore do te mberrij ne te gjithe njerezimin duke e rigjalleruar ate.
Meshira e Allahut
Çdo gje qe i perket kesaj bote nuk esht e perjetshme, por ajo eshte vazhdimisht ne faza kalimtare. Keshtu, eshte normale qe sot te jem ketu duke ju drejtuar juve, ndersa te nesermen te jem gjetke. Mos u trishtoni nga kjo gjendje, sepse ne te vertete tranzicjoni eshte Meshire me te cilen Allahu ka begatuar njerezimin. As mos deshironi qe çastet e kendshme te zgjasin pergjithmone, sepse nuk do ishit ne gjendje te duronit qendrimin e saj kaq gjat, thjesht do te merziteshit.
Dijeni se mos- vazdueshmeria e çdo gjeje, eshte nje gjendje e deshirueshme, eshte nje celes per te arritur nje vleresim akoma me te thelle e me te madh te asaj gjendje. Te deshirosh realitetin shpirteror ne te cilin ke hasur ne nje pershtypje te caktuar eshte rruga per te arritur kete vleresim.
A mos valle ka ndonje kafshate me te shishme se ajo me te cilen hapim agjerimin?
Ndoshta kjo eshte arsya perse Allahu e ka krijuar boten keshtu siç eshte.
Shenjat e qiejve perseriten duke frymezuar shpirtrat tone. Djelli qe lind ndriçon ditet tona, dhe pikerisht kur tashme jemi gati duke u merzit me pranine e tij, ja ku ai terhiqet duke ia len vendin drites se bute te henes e cila na magjeps me format e saj te shumta: fillimisht na paraqitet si nje thelpi delikat, me pas ploteson formen e saj dale nga dale gjer sa terhiqet edhe ajo... Nese nuk do te terhiqej kurre, askush nuk do te ishte ne gjendje te vleresonte pafundesine e qiellit me yje.
Haxhiu I apasjonuar mund te kaloi shpate malesh me debore shkretetira te afsheta zbathur me duar e me gjunj per te arritur ne Meken e shenjte. Lotet pershkojne faqet e tij tek sa shtrengon derene esaj duke ia ofruar zemren dhe shpirtin Zotit te tij. Zoti ia ploteson deshirat me sekrete te zemres se tij ne perputhje me te gjithe ate mundim qe e pruri gjer aty duke vuajtur acarin e ftohte dhe diellin pervelues. Kjo aspirate e dergoi gjer ne Shtepine e Shenjte, prap, ky dedikim i haxhiut nuk do te plotesohej nese ai do te qendronte pergjithmone ne Meken e Shenjte. Do te plotesohej ne rast se haxhiu i munduar do te kthehej ne shtepine e tij me kujtimet e pasuruara nga haxhi i tij te cilat do ia frymezojne besimin e tij. Nese ai do te zgjidhte te qendronte ne Meke, do rrezikionte te kthehej dhe te behej i pa ndjeshem nga sikimi i Qabes, ashtu sikurse banoret e saj qe nuk kane pasur kurre Qaben si qellim te larget per te arritur, te cilet nuk kane kaluar shkretetira apo male per te arritur ne te, por qe ne te kundert kalojne ndoshta nga Xhamia e Shenjte si rruge me e shkurter per te shkuar ne pazar thjesht duke i heshur nje sy Qabes se Madhnushme…
Provat
I Gjithfuqishmi ia ka dhene Dashurine e Tij pasardhesve te Ademit (a.s) dhe ne iu pergjigjem Zotit tone duke thene : “Ne egzistojme vetem per Ty o Zoti jone”, ndersa I medherishmi , tha: “ Do t’ju ve ne prove, per t’ju ezaminuar te gjitheve dhe per te pare sa I vertete eshte pohimin tuaj per dashuri ndaj Meje”. Ne jeten e gjith se cilit ka prova, dhe duke ndenjur te durueshem ne perballjen ndaj tyre, do te mund te arrijme Dashurine e pa fund te Zotit tone.
Emri I te Dashurit
Te gjithe ato qe dashurojne dike, jane te lumtur tek sa permendin emrin e tij. Ne duam Allahun dhe kenaqemi tek sa perserisim emrin e Tij te Shenjte: Allah, Allah...
Mare nga libri : Amor/Love/ Amore
Autori: Nazim el Hakkani
Perktheu: Vajada Keçi Manjani
Nessun commento:
Posta un commento