Vijon…
Natyrshmeria e dashurise
Embelsia
Cila eshte menyra per ta bere me te embel jeten e njerezimit?
Embelsia buron prej dashurise. Sa me shume dashuri te japesh ne jete aq me e embel ajo do te jete ajo. Nese nuk jep dshuri, jeta jote do te shenderrohet ne diçka te rende dhe te ashper. Ai qe kurre nuk ndjen dashuri eshte njelloj si trungu i thate.
Kur dashuria mberrine ne natyre, ajo kthehet dhe mer ngjyren e gjelber. Dashuria pershkon lulet, dhe kalon tek frytet. Kur dsahuria mberrin tek to ne pranvere, ato nisin e buzeqeshin, keshtu qe tek sa marin dashuri e kthejne ate po me dashuri. A keni vene re se si njerezimi rend kah vegjetacjoni natyral, se si kendellet duke e pare dhe duke ja shijuar aromat? Natyra i jep dashuri njerezimit dhe njerezimi i a kthen ate natyres. Te tille marin kete dashuri nga Krijuesi i tyre,Ai i jep natyres prej dashurise se Tij, dhe ajo na e dhuron ne.
Ju jeni krijesa me e rendesishme, duhet te rrespektoni dashurine hynore me shume se çdo kush tjeter prej krijesave te Tij. Duhet te perhapni dasuhrine perreth jush! Gjithçka qe ju rrethon, kekon dashurine tuaj. Njerezimi eshte perfaqesuesi me i rendsishem i dashurise Qellore. Ju duhet te jeni burim dashurie, ujevara, perrenj lumenj dashurie, dete apo oqeane dashurie: A mundet nje njeri te jete nje oqean dashurie? Perse jo? Isai (a.s) solli me vete dashurine hynore. Shume njerez posedojne nje pjese te kesaj dashurie, por nuk e lejoje te rritet. Ato njerez te veçante te derguar prej Allahut, jane harruar nga njerezimi ne kembim, njerezit rendin pas nja dashurie pa kuptim, te perkoheshme zoologjike, nje nivel kafsheror te te dashuruarit.
Niveli kafsheror i dashurise, sjell me vete erresire, trishtim zili xhelozi ndjenja te mbrapshta dhe ferrin per te gjithe njerezine. Ne duhet te permiresohemi, te braktisim nivelin kafsheror te dashurise duke arritur keshtu nje dashuri fisnike, te larte dhe Hynore, te tille qe t’i perkas te Dashurit;
A mundt t’ja arrini?
Atehere , dashuria juaj do te jete me e embel se mjalti. Ju mund te konsumoni nje sasi te madhe mjalti, dhe ne fund do te thoni se nuk mundeni me! Do te vazhdonit te konsumonit akoma edhe nje sasi tjeter te ngjashme… po nese une ju them te konsumoni edhe nje sasi tjeter te tille ai per ju nuk do te kete me shijen e mjaltit, ai nuk do te ket me asnje lloj shije.
Shija e dashurise qe ne po kerkojme, nuk venitet ne heren e dyte te trete apo te katert qe e shijojme. Po kerkojme nje dashuri, qe kur begatoheni me te, kerkoni akoma e akoma me shume prej tij. Kjo e bejn jeten tuaj te embel!
Te dashuruarit kane jete te perjetshme. Ato arrijne Ate qe dashurojne. Ai pergatit nje bote te veçante per to, nje jete private. Aty ju do te qendroni si nje hije nder njerez, ndersa qenja juaj reale do te jete ne nje bote te veçante, krejt me vete. Asnje i huaj nuk do te mund te hyj ne te, kjo bote nuk do te kete te ngjashem. Gjithçka ne te jep dashuri te vertete dhe mer dashuri te vertete nepermjet jush, dhe ju, ne ate bote , do te jeni si nje ujevare dashurie.
Te gjithe Profete kane sjell rryma dashurie, por pjesa me e madhe e njerezve jan larguar prej tyre. E njejta gje ndodh sot me hoxhallaret, njerezit largohen nga keto burime dashurie, ato rendin pas nje jete te mjere. Cdo gje perreth jush mund t'ju japi dashuri, por ajo eshte e perkoheshme, dhe si e tille do te mbaroi shume shopejt, duke ju lene keshtu si nje trung i thare.
Nese nje person ushqehet me ndonje ushqim te kripur, do te kete nevoje per uje, do ta deshiroj ujin do ta dashuroi ate... Nese dikush jeton ne nje shkretetire do te kerkoj me ngulm uj per te pire, nese shkon per te fjetur, do te enderroi ujin, e kur te zgjohet do te rend nga nje burim ne tjetrin per te pire. Nese ju ndieni dashuri Hynore ne vetet tuaja, do te mund te arrini ne burimin e kesaj dashurie, ai do t'ju bej te shuani etjen nga prania e Tij hynore, jeta jote do te jete me e embla. Asnje prej mizorive te njerezve nuk do t'ju prek e nuk do ta largoi gjendjen e gezimit dhe kenaqesise ne te cilen ndodheni, asgje nuk do t'ju largoi nga kjo bote vetem juaja. Bota ne te cilen ne te gjithe ndodhemi eshte e hidhur; vetem dashuria Hynore, do t'ju transportoi ne nje bote private , te embel, te cilen nuk do t'u duhet ta ndani me askend, nje bote plot gezim, nje bote e mrekullueshme ne te cilen asgje nuk do te mund t'ju bej keq.
Si mund te arrijme ne ket bote?
Ju kerkoi tja kerkoni kete segret luleve, pemeve bimeve, ku valle e marin dashurine qe i gjelberon? Do t'ju flasin dhe do te thone se :" Na frymezohet ne muajt e shenjte, ne netet e shenjta, ne perjudhat e shenjta te dites dhe te nates. Eshte nje fryme Hynore e cila na ben te arrime ket embelsi, eshte nje dashuri Hynore."
Cdo lule çdo peme qendron zgjuar te gjithe naten, sidomos ne pjesen e fundit te saj, pjesen me te shtrenjte te nates: agimi. Ne ato moment mberrin nje ere sekrete e fryre prej engjejve, kjo dashuri pershkon te gjithe boten, dashuria Hynore mberrin me ate ere. O njerez, ju kendelleni me trupin tuaj gjer ne agim, e me pas flini. Trupi juaj i lodhur eshte si i vdekur tek sa flini, ju nuk jeni duke ja hapur zemren asaj fryme te shenjte qe zbret çdo nate. Jeni te dehur, jeni te lodhur, jeni te mbaruar! Keshtu qe dasuhria Hynore nuk ka asnje efekt mbi ju, nuk ju arrin kurre!
Cili eshte ilaçi?
Kujdesuni per ate dashuri Hynore, ne menyre qe te mos zhduket. Kujdesuni ashtu siç do te kujdeseshit per nje lule te çmuar. Keshtu kjo dashuri do t'ju udhezoi ne nje bote me plot embelsi, hare freski, paqe dhe dashuri...
Mare nga libri : Amor/ Love / Amore
Autori: Nazim el Hakkani
Nga Italishtja: Vajada Keçi Manjani
Nessun commento:
Posta un commento