Risitë që solli Islami në të drejtat e gruas
Simbas islamit burri dhe gruaja kanë të njëjtat të drejta për edukim dhe arsimim.
Në agim të Islamit ndryshoi krejtësisht perceptimi i të drejtave që gëzonte një grua, ai i dha zë asaj për të kërkuar atë çka ligjshmërisht i përkiste, në të njëjtën kohë i paisi me një liri të pa parë ndonjë herë.
Historia është plot me shëmbuj se si gratë trajtoheshin si qytetare të dorës së dytë, herë dhe si pronë private të cilës i mungonin madje edhe të drejtat themelore. Përgjat shekujve, në qytetërime si ai i Egjiptit, Romës dhe Greqisë së lashtë të cilat mund të numërohen si civilizimet më të zhvilluara të epokave të tyre, femrat vareshin për gjithçka nga vullneti i burrave të tyre.
Filozofët antik grek besonin se femrat ishin të afta për emocjone të thella por kishin një mëndje të dobët dhe të kufizuar, për këtë arsye duhet që t’i mbronin prej vetes së tyre. Gratë ndaheshin në bashkëshorte dhe gra që mbaheshin vetëm për marëdhënie jasht martesore. Të parave u duhej të sillnin në jetë trashëgimtarët e bashkëshortit, ndërsa të dytat ishin thjesht mjet kënaqësie për meshkujt.
Në Romën e lashtë, mendohej se femrat ishin, për sa i përket inteligjencës, në një gradë pak më të lartë se ajo e fëmijëve. Nuk kishin të drejtën e trashëgimisë dhe as të drejtën e pronësisë. Bashkëshortja ishte pronë materjale e burrit të saj prej të cilës ai mund edhe të arrinte përfitime materjale. Baballarët apo bashkëshortët e tyre kishin të drejtë ti shisnin ato kujt të deshironin. Bashkeshortet trajtoheshin si objekte dhe u jepeshin në trashëgim djalit të madh (nëse ajo nuk ishte e ëma).
Në Egjiptin e lashtë të gjitha të mirat materiale të burrit, ndër të cilat numëroheshin edhe bashkëshortet e tij, varroseshin me të. Femra varrosej në mënyrë që burri të shoqërohej nga një qënjie delikate dhe e përhershme në botën e përtejme.
Në shkrimet e hinduve, një “ femër e mirë” përshkruhej si një qënie “ fjalet, trupi dhe mëndja e së cilës qëndronin në një gjëndje nënshtrimi”, me pak fjalë, në pozicjon të ulët dhe pa mundur të bëj asgjë. Një nga praktikat më të përhapura tek praktikantët Hindu ishte dhe praktika Sati, praktikë sipas së cilës femrat të cilave u vdes i shoqi duheshin të vdisnin edhe ato në turrën e drruve në të cilën trupi i tij do të digjej.
Teorikisht kjo praktikë duhet të kishte qënë vullnetare, por dëshmitë historike na tregojne qartë se këto femra detyroheshin me dhunë për t'u sakrifikuar në këtë mënyrë. Në 1987 u regjitstrua një sakrificë e detyruar Sati në rajonin indian të Rajasthan.
Në Britaninë e Madhe, e drejta për pronësi femrës nuk ju garantua gjer në vitet e fundit të shekullit XIX.Në disa vende arabe, akoma sot nuk iu është garantuar e drejta e votës gjinisë femërore.
Në agim të Islamit
Profeti Muhamed (a.s) e quante lindjen e një femre si një bekim nga Zoti, dhe si një shenjë e përkujdesjes Hynore ndaj prindërve të të sapo lindurës. Profeti (a.s) ia puthte dorën vajzës se tij dhe quante atë si një dhuratë Hynore. Ai (a.s) thoshte se dashuria prindërore veçanërisht për sa i përket bijave, ishte një mjet për t'ju afruar Zotit.
Kur'ani i përshkruan vajzat si një bekim dhe si një simbol i amanetit të Zotit. Prindërit kanë për detyrë të kujdesen për këtë amanet që iu është dhënë, ndërsa lumturia e fëmijëve është përmëndur si një nga kushtet për të hyrë në Xhennet. Për më tepër, simbas Islamit, vështrimi në fytyrën e nënës konsiderohet si një nga mënyrat e pastrimeve prej gjynaheve.
Duke pasur parasysh faktin që egzistojnë shumë diferenca midis femrës edhe mashkullit, Kur'ani na tregon se mëshira është i vetmi kriter i superjoritetit midis njëri-tjetrit, dhe jo gjinia.
Një nga ligjet e para që u paraqit në ndihmë të femrës në Islam ishte ndalesa e varrosjes së vajzave të gjalla, veprim ky që ishte e normës në shumë rajonë të arabisë para-Islamike.
Kjo praktikë u dënua si e jashtë ligjshme dhe imorale. Ligjet e reja ndalonin abuzimet ndaj femrave, të cilat gjer më atë kohë kishin qënë një karakteristikë e kulturës së më parshme.
E drejta për arsimim nuk është e njëjtë në shumë prej shoqërive aktuale, por simbas Islamit femrat dhe meshkujt kanë të njëjtën të drejtë për të qënë të arsimuar. E bija e Profetit (a.s) nën mbikqyrjen e babait të saj dhe të bashkëshortit të saj, jo vetëm që u kthye në një femër të ditur, por gjithashtu në një mësuese për femrat e tjera. Mësimet e saj studjohen edhe sot e kësaj dite nga eruditet e Islamit.
Mendimi se ajo çka një grua posedon është prona e burrit të saj ka qënë e përbashkët ndër popujt që kanë përshkuar hishtorinë. Pronësia është një e drejtë që iu është mohuar femrës në shumë kultura. Pa dyshim që në Islam, femrat kanë të drejtën e posedimit të të mirave materjale ndërsa bashkëshortët e tyre nuk kanë asnjë të drejtë të ndërhynë në to. Hadixha ishte një ndër femrat më të pasura në gadishullin arabik kur Profeti (a.s) u martua me të. Si bashkëshorte e tij, ajo vullnetarisht ja vuri në dispozicjon atij të gjithë pasurinë e saj, për ta përdorur atë në mënyrë që të fuqizohej Islami.
Në Islam, një bashkëshort e ka për detyrë që ti krijoj kushte të përshtatshme për jetesë bashkëshortes së tij, të paktën të jenë të njëjta me kushtet që ajo kishte në shtëpinë e prindërve të saj. Simbas islamit, një femër nuk mund të detyrohet të punojë ne shtëpinë e bashkëshortiti të saj, madje mund edhe të kërkoi para në këmbim të shërbimeve që ajo realizon në të.
Gjithashtu në Isalm, gjëndet se femrat dhe meshkujt nuk kanë dallime për sa i përket të drejtës për të punuar. Femra duhet të çojë përpara aktivitete socjale dhe është e lirë të zgjedhë profesjonin e saj.
Natyrisht që në Islam, një femër ka plotësisht të drejtë të zgjedhë bashkëshortin e saj, ndërsa prindërit vetëm mund të japin këshilla për sa i përket zgjedhjes së tij, pra nuk mund ta detyrojnë atë në zgjedhje. Ligji Islam nuk bie aspak në dakord me martesat e detyruara.
Profeti (a.s) i pat anulluar martesat e kryera pa pëlqimin e femrës si dhe pa lejen e saj.
Islami na vë në dukje se ekziston nje marrëdhënie e ngushtë midis një burri dhe bashkëshortes së tij, marrëdhënie kjo, në të cilën që të dyja apalët janë të barabarta në vëmëndjen që njëri duhet ti kushtoi tjetrit, dhe kjo, pa dyshim që është një gjë e rëndësishme për forcimin e familjes. Pra kjo është mënyra për të zhvilluar një jetë të shëndetshme dhe më të mirë.
Njëra prej të drejtave fillestare që Islami i dha si mashkullit ashtu edhe femrës, është ajo e të dhënint të kontributit të barabartë në vendimarrjet me karakter socjal, siç mund të jetë në ketë rast e drejta e votës. Të gjithë inkurajohen të marin pjesë në këtë obligim socjal të rëndësishëm.
E vërteta rreth pikëpamjes se Isalmit për këto çështje, pa fatëkeqësisht që ka qënë keq interpretuar prej qeverive, korporatave individëve nga e gjithë bota. Kjo mund të jetë si pasojë e injorancës apo mungesës së të kuptuarit apo në rastin më të keq dhe negativ, kjo eshte bere me qellimin e vetëdijshëm për të fallsifikuar mësimet Islame. Për disa, injoranca është shëndërruar në armën më të mirë për kontrollin e masave, ndaj dhe mungesa e informacjoneve vjen në ndihmë të atyre që kërkojnë të pengojnë popullaritetin në rritje të fesë.
Marrë nga: http://www.webislam.com/?idt=11170
Nga spanjishtja: Vajada Keçi Manjani
Nessun commento:
Posta un commento