mercoledì 12 novembre 2008

femrat muslimane feministe

Kongres i trete nderkombetar ne lidhje me Feminizmin Islamik.

http://www.webislam.com/?idt=11290
Perktheu nga Spanjishtja: Vajada Keçi Manjani

Do te zgjas kater dite, nga data 24 gjer me date 27 tetor ne Barcelon te Spanjes. Diskutimet e pjesmarresve do te zhvillohen ne lidhje me opresionin qe femrat muslimane pesojne nen kontekstin e globalizimit.
Pak dit para nisjes se edicjonit te ri , jemi te interesuar te dime se cili eshte bilanci i kesaj levizjeje e cila nisi te behej e dukshme ne nivele nderkombetare rreth vitit 2005 fal Grupit Islam te Katalines (JIC) shoqate muslimane spanjolle. Interviste me zevendes presidenten Ndeye Andùjar.

Kete vit, shoqata juaj organizon edicjonin e trete te kongresit nderkombetar ne lidhje me feminizmin Islamik e cila do te mbahet nga data 24 gjer me date 27 tetor.
Ne vitin 2005, ne kongresin e pare , denoncuat interpretimet maskiliste te teksteve te shenjta, ne kete menyre, kjo, u paraqit si nje levizje per lirimin e femres muslimane ne nivel nderkombetar. Ne 2006 ne perfundim te edicjonit te dyte , theksohej vendi qe zen feminizmi islam si pjese perberese e feminizmit global. A mund te na thoni se si paraqitet sot ai?

Ndeye Andùjar: Eshte nje pergjigje e nderlikuar, per arsye se na duhet te analizojme nje levizje qe eshte ne zhvillim e siper. Eshte e veshtire te japesh nje pergjigje te thjeshte per kete, kjo per faktin se kemi te bejme me realitete dhe histori te ndryshme qe paraqesin karakteristika te veçanta per se cilin vend. Prandaj na duhet te japim nje pergjigje qe te ket lidhe me kontekstin ku zhvillohet ky Kongres. Por ne te njejten kohe ne te gjithe boten eshte pare e nevojshme te pretendohet nje zbatim i sakte i fes dhe te hedhim tutje çdo diskriminim qe ekziston si i tille, pa baza fetare.
Kundrejt kesaj levizje jane drejtuar shume kritika. Thone se behet fjale per nje levizje te influencuar nga feminizmi perendimor, pretendojn se kjo nuk eshte diçka qe e ka burimin nga islami, dhe gjithashtu nuk eshte pjese e tradites fetare muslimane... Ketu po flasim per kend veshtrimin e atyre muslimaneve qe nuk jane ne dakord me qellimet dhe as me punen e kesaj levizjeje.
Por ne fakt eshte krejt e kunderta, Levizja Feministe Islame ka lindur ne vendet me shumice muslimane si Irani dhe Egjipti, apo ne vende si Malaizia apo te tjera, te tilla si ato te Afrikes jugore ashtu sikurse ne gjeneratat e reja te muslimaneve ne Perendim, ne Evrop dhe Amerike.
Nje gje eshte e qarte ne te gjithe boten, se : femrat vuajne nga diskriminimi dhe padrejtesia. Atehere pra, te kerkojme strategjite me te mira per te arritur ne barazine gjinore.
Qe prej shfaqjes se Feminizmit Islamik, kemi verejtur se ai eshte kuptuar ne dy menyra te ndryshme nga vendet me shumicen e popullsise muslimane:
Menyra pare ka te beje me Feminizmin “Perendimor”, i cili nder parimet e saj ka lirin dhe pretendimin e barazise se te drejtave midis gjinive, dhe kjo mendohet se eshte e mundur vetem duke mbajtur fen menjane. Si i tille eshte nje perceptim laik dhe anti fetar, por jo te gjitha levizjet ne kete fushe jane te tilla. Ky vizjon e paraqet Islamin si nje fe maskiliste, dhe pretendon se per deri sa femrat te mos e lene menjane fen ato gjithmone do te perceptohen si inferiore, me te gjitha stereotipet dhe paragjykimet qe shoqerojne femren muslimane ne shoqerite e sotme.
Aspekti i dyte eshte ai i Feminizmit Arab. Edhe kjo pike ka varjantet e saja, pra nuk behet fjale per nje pozicjon homogjen. Kjo rryme e Feminizmit Arab pretendon te theksoj vleren e larte e te qenurit arabo- musliman dhe denon influencen perendimore ne shoqerine arabe por ne te njejten kohe perkon me feminizmin antifetar qe cekem me lart ,pra, mbi vizjonin e Islamit si fe patriarkale.
Ndersa feminizmi Islamik qe ne promovojme, e ka burimin dhe bazat e tij ne lidhje me ceshtjen e lirimit te femres dhe denimin e fenomenit te perceptimit te fes si misogjene maskiliste , pikerisht duke marre burimin nga tekstet e shenjta. Koncepte keto te cilat jane pjese e pa ndashme e feminizmit global. Etiketa qe e shoqeron ,pra, “Islamik” na lejon qe ta kontekstualizojme. Eshte e mundur qe te pajtojme fen, te drejtat e femrave dhe barazin ndermjet burrit dhe gruas. Ne brendesi te te ciles ka nje shumllojshmeri ndjeshmerish dhe perceptimesh.

Pavaresisht ketyre ndryshimeve qe ekzistojne, perse ky kongres e trajton ne veçanti Feminizmit Islamik ?

N.A : Kjo varet nga menyra se si ne e kuptojme termin “Feminizem Islamik”. Qe prej kongresit te pare, shume musliman ne Evrope menduan se kjo ishte nje risi negative , se feminizmi ne Islam nuk ka egzistuar kurre me pare, se kjo ishte diçka e huaj per Islamin… Kemi ndegjuar komente teper agresive, por mbas nje perjudhe kohore mjaft te shkurter, duke perfshire edhe ato te cilet ishin kundervete ne menyre radikale, e pranuan pak e nga pak kete koncept. Aktualisht shume musliman pranojne faktin se Islami mbron barazine gjinore. Problemi qendron ne strumentalizimin qe i behet kesaj levizje, ky eshte nje rrezik qe mund te paraqitet edhe ne te ardhmen. Disa femra muslimane e perdorin çeshtjen e Feminizmit Islamik, por nuk kan te njejtin kend veshtrim per kete çeshtje dhe nuk mbajne nje qendrim ne perputhje me te. Me duhet te pranoj se kjo paraqitet te jete menyra me e efektshme per ta shkaterruar kete levizje

Çfar duhet te themi ne lidhje me kete?
N.A: Aty ku nuk mbrohet barazia gjinore aty nuk ka feminizem!
Disa gra e perdorin kete shprehje , sepse pohojn se mbron poziten qe Islami i ka dhene femres. Por ketu behet fjal per nje devijim te “Feminizmit Islamik”, dhe ky eshte rreziku. Nuk behet fjal per te qenurit nje femer muslimane, ketu behet fjale per Feminizmin Islamik si nje force me vete. Ketu verghe te kete pak konfuzion; Feminizmi Islamik ndryshon nga Feminizmi Islamist, nese mund ta quaj keshtu. Per shembull, ne Egjipt , kohet e fudit disa femra japin Fetva, dhe kjo eshte nje revolucjon sepse , pa pritmas ,femrak kane nje opinjon te kualifikuar dhe te pranuar publikisht ne lidhje me fen, por per çudi ajo çka ato thone ne keto fetva eshte shume konservatore. Ne kete rast nuk kemi Feminizem Islamik,sepse ajo çka me te vertet ka rendesi eshte çeshtja qe trajtohet ne fjalimet e tyre. Edhe nje burre mund te jete nje Feminist Islamik, sepse ne kete rast nuk eshte e rendesishme se kush flet prej tyre burr apo grua , e rendesishme eshte ajo çka thuhet dhe mbrohet ne ate fjalim.

Pra, ju beni nje dallim midis Feminizmit Islamik dhe Feminizmit Islamist ?

Nga kend veshtrimit im, Feminizmi Islamik nuk eshte nje feminizem. Ne çdo rast, nuk ka ne te nje koncept barazie totale ne te gjitha fushat e jetes: shpirteror, politik, economik, social… Nese flasim per komplementaritet dhe nese pranojme se rregullat jane te vendosura sipas gjinise, kjo mund te themi se eshte feminizem siç e kupton Feminizmi Islamik.
Por ne pergjithesi po iepen sqarime, debatet vazhdojne te shtohen gjithnje e me shume, dhe kufijte midis tyre jane me pak te venitura. Ne aspektin lokal, neper shoqata, femrat bashkohen me njera-tjetren, flasin dhe diskutojne, aty mundohen te organizojne projekte te ndryshme. Kjo mundeson qe ceshtja te ece perpara, edhe pse ka mosmarreveshje. Eshte e qarte qe ka nje mori kend veshtrimesh, por neve na duhet te punojme se bashku, duke perfshire ne pjesmarrje edhe persona te cilat kane kend-veshtrime me teper konservatore , fetar ose jo, keto do te na mundesojne te ecim perpara.

Kongresi i cili do te inaugurohet sot do te perqendrohet ne situatat e shtypjes ne te cilat vuajne femrat muslimane sot ne kontekstin e globalizimit.
Konkretisht, cilat jane keto situata opresioni dhe ne ç’menyre mundet t’i pergjigjet Feminizmi Islamik ketyre problemeve?

N.A: Kjo problematik paraqet dy aspekte te ndryshme: nga njera ane qendron neo liberalizmi me pa barazite socjale , ekonomike dhe politike qe ajo shkakton; dhe nga ana tjeter, aspekti politik me fondamentalizmin qe ai mbart, keto te dyja ushqejne njera tjetren.
Pjesemaresit vine nga te gjitha anet e globit, ky fakt eshte shume domethenes per arsye se ne kete menyre do te nund te formojme nje vizjon gjithe perfshires rreth asaj çka po ngjan neper vendet e tjera.
Per publikun eshte mjaft interesante te kuptoi se cilat jane pasojat e fondamentalizmit dhe integralizmit ne shoqerite tona perendimote.
Nuk behet fjale vetem per nje vizjon lokal ,por per ate çka na lejon te kuptojme se ne çmenyre gjithçka eshte e nderlidhur ne kete bote e globalizuar tashme.
Nga njera ane mund te arrijme ne nje perfundim politik, por gjithashtu edhe ne nje ekonomik: Kritikat rreth neo liberalizmit dhe kapitalizmit te eger. Ne kete Kongres ka shume femra qe marin pjese ne levizjet e per bashketa ne lidhje me anti globalizimin. Ne fakt, çeshtjet me kryesore qe duhen paraqitur jane veprimet qe duhen ndermare per te bere te mundur qe femrat te marin pjese ne jeten ekonomike, dhe ne te njejten kohe te zhvillojme menyra te reja pune, organizime te reja per te mbijetuar ekonomikisht pa qene nevoja te robetohen duhe u kthyer ne skllave te kapitalizmit. Kohet e fundit jane duke u perhapur disa levizje shume interesante ne lidhje me menyrat e ndryshme se si grate mund te mblidhen per te bashkepunuar ne grupe apo edhe kooperativa, te tilla, arrijne te financojne projektet e tyre me mikro kredi… Ato thjeshte propozojne te mos jene te varura ekonomikisht perj burrave te tyre , te kene pavaresi financjare .
Vizjonet qe ne te gjithe se bashku propozojme ne keto kongrese, na bejne te kuptojme se edhe ne vende te tjera ka gra te cilat po mundohet te çojne per para çeshtje te ngjashme. Fal pjese marresve nga vende te ndryshme , ne mund te veshtrojme menyren se si nje çeshtje e cila i ka fillimet e saj ne nje vend mund te shtrihet edhe nen kontekstet e vendeve te tjera.

A kane pasur zhvillim ne praktike dy kongreset e me parshme?

N.A: çdo vend ka reagimin e tij te veçante i cili paraqitet ndryshe nga te tjeret.Per shembull ne Malaizi, shoqata Sisters in Islam ka zhvilluar nje starategji per te nderhyre ne çeshtjet qe kane te bejne me grate. Perdorin medjat e ndryshme per te mare pjese ne debate televisive prej te cilave me pare ishin te parjashtuara. Qellimi i tyre eshte te sensibilizojne popullaten. Ato kane mundur te influencojne ne jeten politike nepermjet paditjeve medjatike, gjithashtu kane arritur te bejne te mundur dhe ndryshimin e disa ligjeve.
Ne Nigeri shoqata Baobab, lufton kunder lapidimit te femrave. Ato ne vend qe te vendosin veten ne vendin e “mbrojtesve te te drejtave te njeriut” , -argumentim ky i perendimoreve i cili ne kete rast prodhon nje efekt ktrejt te kundert-, kane mbledhur nje grup avokatesh dhe specjalistesh te cilet kerkojne argumente ne jurisprudencen islamike per te treguar se eshte me mire falja sesa denimi… Keto jane perparime te cilat nuk kane te bejne drejt pet drejte me kongresin tone por jane levizje qe zhvillohen paralelisht me te.

Veme re se prania e meshkujve ne kongres eshte e kufizuar , ato jane vetem tre pjestar meshkuj. A eshte kjo nje vendim vullnetar i tyre? A mendoni se feminizmi islamik ne fillim duhet te ndertohet pa pranine e meshkujve?

N.A: Sigurisht qe meshkujt zen nje vend te rendesishem ne feminizmin islamik. Drejtuesi i kongresit ne kete rast eshte nje burre. Ne nuk perqendrohemi ne nje feminizem vetem ndermjet femrave, edhe nje mashkull mund te jete nje feminist! Por duhet te kemi parasysh qe neve na nevoitet nje mark, nje tribune ne te cilen grate te mund te te shprehen . Nese do te kishte nje pjesmarrje te madhe meshkujsh ne fund do te gjendeshim ne nje situate te veçante, ne ate rast do te ishin burrat qe do i trajtonin problemet e grave ne vend te tyre. Eshte e nevojshme qe te jete nje moment dedikuar shprehjes se lire te grave. Ne fakt ideali do te ishte mesatarja, nje pjese ku grate te flisnin vete per perçeshtjet e tyre dhe gjysma tjeter te jen meshkuj qe marin pjese ne feminizmin islamik. Por me thene te drejten nuk ka shume specjalist ne kete fushe.

Ne rend te dyte, mendoj se nuk eshte e lehte per meshkujt te pranojne publikisht pjesmarrjen e tyre ne rradhet e feministeve islamik pa pasur rrezikun se nje dite do te gjenden vetem ne kete rruge. Perfshi ketu dhe ulemat me liberal detyrohen te ndryshojne qendrimet e tyre per arsye se pesojne presjone te ndryshme. Edhe pse ne rreth e tyre te ngushte ato mbajne nje qendrim te hapur lidhur me feminizmin islamik , e kan te veshtire ta mbrojne publikisht ate sepse ne shumicen e rasteve behet fjale per shoqeri patriarkale.
Sido qofte kjo nuk eshte nje zgjedhje e jona, do te na pelqente qe te kishte nje pjesmarrje akoma me te madhe te meshkujve ne kete levizje. Nga ana tjeter eshte interesante te veresh se publiku mashkullor ka ardhur duke u shtuar here e me shume ne kongreset tona. Kete vit mund ta vertetojme per here te trete kete fakt. Ne vitin 2005 kishte nje pjesmarrje te madhe te femrave dhe paraqiteshin vetem disa meshkuj. Ne vitin 2006 te pakten nje e treta ishin meshkuj. Kete vit do te shohim nese do te perseritet apo jo ky fenomen. Gjithashtu eshte interesante te veshtrosh vemendjen ne rritje edhe tek meshkujt. Ky nuk paraqitet te jete nje debat vetem ne mes femrave, por eshte nje çeshtje qe i perket te gjithe shoqerise.

Nessun commento: