venerdì 14 novembre 2008

Me i dashur se njeriu i dashur

Me i dashur se njeriu me i dashur,namazi.


E din, s’mund te jetoj me dot pa ty.
Ne perberesit e gjakut tim tashme je dhe ti.
Nuk mund te pershkruaj dashurine qe ndjej kur ne mendje me kalon emri yt,çdo çast.
Lum dita qe te njohta.
Imagjinoj rikujtoj perjetoj lumturine ne momentet qe qetesohem kur jam me ty.
Dhe ja, sekretet e papershkrueshme marin trajten e heshtjes,me sigurine e plote qe ti tashme i din.
Dashuri e pandashme, embelsi e papershkrueshme
Ah çfar durate me ka bere Zoti im me ty.
Sapo te kujtoj buzeqesh lehtshem ,çfar ndjej veç Krijuesi e din.
Doja te te thoja qe me mungon,me ka mar malli shume per ty,po ti e din,e pret qe une te vij e une dua te vij,e gjithme do te vij,prandaj te kam.
Trupi im te ngrihet nga shtrati, te ndez driten te lag gjymtyret e te ve ballin ne sexhde!At’here kur askush nuk me sheh.Sa me ka mar malli per ty.Shpirti po me shperthen nga trishtimi,perqendrimi i tij eshte bere aq i larte e i rende,si gur qe me peshon nga brenda e lotet marin e rrjedhin nga syte.
Ti je shpetimi im ,je qetesia ime ,si mund te jem e plote kur nuk te kam,si mund te kem gezim kur nuk je me mua sepse kur kam gezim e ti nuk je,shpirti im nuk gezon,te betohem sepse ate e ploteson veçti.
Te kam thene,po ti e din,mua nuk me interesonje pikellimet ne jete sepse je forca ime me e madhe ,je siguria dhe trimeria imeqe me ty ngul kembet fort ne toke e hedh hapin e sigurt.At’here kur balli im eshte ne sexhde,prej teje mar force.Drite e syve e me shume se aq.Shpetim i zemres e me shum se aq.Te ka m thene qe te dua,te kam thene qe kam nevoje per ty,me ty do ta kaloj kete jete,me ty do te ringjallem perball Krijuesit tim,do te te mbaj per dore ne diten e gjykimit..stolia ime...shpetimi im.
Te lutem behu deshmitar i sinqeritetit tim,thuaji Krijuesit qe une u fala,behu misherim i bindjes sime thuaji Krijuesit qe une u fala...Ti besoj ty lutjet e mia dorezoja Krijuesit tim,Ai nuk eshte larg,e ti je me mua.

Nessun commento: