| Nuk di perse e lash kaq gjat pershkrimin e nje ngjarjeje te rendesinshme qe tashme iku. Ndoshta te shkruash te tregosh, per dike qe i del nga zemra, eshte e veshtire,pikerisht sepse varet nga zemra.Thone se çka del nga zemra hyn ne zemer,dhe mua veç kjo me pelqen e me terheq. Te paraqiturit perpara Zotit me zemer te paster. Ka dite qe po mendoja per ate vizite,per arsye se me la mbresa ,po kronikat nuk me pelqejne.Nuk me pelqejne kronikat perveç nese ne te ka ndjenje, dhe per ne te pranishmit ndjenja kish plot. Reflektime qe te duhen kohe per t’i perpunuar e arritur gjer ne shprehjen e tyre.Duhen fjalet e sakta se fjala mban pergjegjesi. Udhetimet e gjata me makine gjithmone me kane pelqyer,per arsye se me le kohe per meditim,me kohen qe nuk ka frena ne ditet e sotme duket qart qe po vien dita fundit. Nuk kisha se çfar tjeter te mendoja tek sa kalonim me makine rruget e Italise.Nje udhetim i lodhshem i gjat qe behej me shtysen per hir te Allahut me kalimin e kilometrave po shenderohej i kendshem dhe i frikshem ne te njejten kohe.I frikshem tek sa makina merte kthesat e maleve pertej Trentos,kur dikush tha se kishim arritur ne dolomite. « Dolomite »,gjithmon me ka magjepsur ky emer, me vinin ne mendje lloj lloj legjendash qe i shpikja aty per aty e perfytyroja hartat e gjeografise ne 8-vjeçare atìhere kur enderroja t’i vizitoja.Me magjepsen keto rilieve,male shkembor qe ngriheshin lart si thika te mprehura qe çanin qiellin. Me kishte dhuruar makinen fotografike ate dite e une lozja me te shkrepurat e saj sa andej kendej si femi. Nuk ishim mesuar me shi ato dit,kjo vinte nga gradet e para te te nxehtit qe ne qytetin tim pervelonte.Edhe pse kishim porositur njeri tjetrin te vishesim trrashe s’na e merte mendja se do te binte debore e shkrire ne shi,posht bente aq vapè. Nuk di se çprisja ate dite,deshira per te ndenjur te gjithe bashke ishte shume e forte,verejta qe te njejten deshire e ndanin dhe te tjere,me erdh keq per nje vellaun tone,ai nuk erdhi,kish pak dit qe kish ardh nga Shqiperia nuk u organizuam dot ndersa Olsi me familjen kish ardh nga Firence, edhe ne me familjet kishim ardh nga Brescia, njera me larg se tjetra,Trento esht shume larg. Tek sa me shihte ghith entuziazem u ndie i detyruar te vinte e te me shoqeronte gjer ne Trento,ishte aq larg, per te qe kish punuar gjith javes ne vape e diell nuk ishte e lehte,ndryshe nga une nuk i pelqejne udhetimet e gjata.Kur me tha se dhe Fredi vinte nga turni i 3-te pyesja veten se perse jemi nis!çfar na shtynte wallahi?!Rasti ishte shume domethenes po nuk na prekte drejt perdrejte ,te pakten ne pamje te parè.Perkundrazi,ai na prekte te gjitheve ne vete dhe ne familjet tona ne te tashmen e ne te ardhmen,ka shume per te menduar... Arritem shume larg trentos, dolomitet afroheshin e debora nuk ishte shume e pranishme,ditet e para te veres se nxehte…Pak e pyeta veten se çdo te gjeja aty,mjaftonte te isha me motrat e mia muslimane e te ishte kjo per hir te Allahut,isha me Eglèn.Nuk e di po Allahu na jep dashuri te forte per hir te Tij,ElhamduLilah. Mbarimi i vitit shkollor nga femijet shqiptar te familjeve muslimane,ne Itali. Kur isha ne medrese,njoha moshatare te mia ne Berat,edhe atje ka nje medrese mjaft te kendshme qe gjithmon e kujtoj me perzemersi.Ndenjem shume pak bashke por me kane lene vertet shume mbresa sidomos mbasi i ritakova disa ketu,sa çudi. Vajza medreseje… Tek sa kthehesha kisha ne mendje njeren prej tyre me nje femi te bukur ne krahe,e kam si fotografi te stampuar ne mendje,nuk e heq dot.Ishim ne Shqiperi,ne moshe fare te re,me nje jete perpara,e kujt ja merte mendja se do te lindim e rrisnim femi ,ne Itali ! Kush donte t’u largonte prej vendit te tij,o Zot,sa i forte eshte rrizku.Atje lart ne dolomite femijet e familjeve muslimane shqiptare po rriten,po shkollohen ,po marin Islam,nen pamjen e shkembenjve te Italise !Feja nuk ka vend te caktuar,feja jon nuk ka dhè te caktuar feja eshte per te gjithe token e per çdo vend qe Allahu ka krijuar e qe jan krijesat besimtare te cilat e bartin fene. Nuk eshte me i mire Arabi nga jo Arabi e nuk eshte me i mire Shqipetari ne Shqiperi nga Shqipetari jasht saj po me i miri esht ai me i devotshmi,e Allahu i ka dhene hapesire besimtarit te praktikoj fen e Tij,se Allahu mbikqyr çdo vend e Allahu sundon çdo vend. Burrat, ne nje ane te salles se madhe me dukeshin si ato pleqt’ e motçem Shqiptare te cilet te ulurr rijne e bisedojne me njeri tjetrin per gjera me rentesi, per fè e atdhe per histori e per te ardhmen.Ja nje grup i fort thoja me mendje, e do te jemi me te sukseshmit nese jemi besimtar.Feja jone eshte feja e suksesit ne te 2ja botrat,Allahu na dhente sukses! Amin Tek sa ktheheshim Beni heshtte,per çfar meditonte,nuk e di… |
venerdì 14 novembre 2008
Trento dhe pikat e shiut
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento