Njerezit kur bashkohen ngrihen ne qiell ndersa pikat e shiut kur bashkohen perplasen ne toke…
Kur avujt e nxehte mbulojne njeri tjetrin,bashkohen here lehtshem here vrrullshem dhurojne gjithe qenien e tyre per te lindur rrèke shiu, se bashku ashtu te qendrojne sa te kene jete.
Avuj te ngrohte,te pa ditur se ku po shkojne e se nga ku jane nisur.
Dikush nga nje siperfaqe e lemuar oqeani, dikush nga balli i djersitur i nje gruaje shtatzene, dikush nga lotet e ndonje femije qe po jep shpirt .Dine vetem te avullojne,kjo eshte jeta e tyre monotone.
Ne qiell shef shume te tilla,aq te imta te pa njohura,pa identitet.
Te dorezuar e lene veten te terhiqen lart ne qiell,pa fuqi per te lavizur,nuk e komandojne dot veten,sikur jeta tyre nuk ka kuptim,sa gjera nuk dine.
Sa me shume te ngjiten lart ne qiej aq me shume takohen me njera tjetren.Ne anonimat tregojne historite e tyre te dhembshme,historite e tyre te gezuara dhe ato pa histori heshtin.Aty rruges, njifen se nga vijne ne çbote kane jetuar e kuptojne se edhe pse jane larguar ata,bota me siguri nuk ka ndryshuar.Sa pishman u pat mbetur ai pasivitet po ato mund te kthehen!
E kthehen, te kete here te bashkuar te tere, te dalin nga anonimati,te bashkohen e te fuqishem te ndryshojne diçka.Ti tregojme botes se kush jan ,ta ringjallin ate e me pas bota do te njoh,do te kuptoj,do te ndryshoj...
Te bertasin ulerasin ne nje ze te gjithe mbase do t’i ndegjojne!
-Ejani te bashkohemi te biem vrrullshem permbi bote!
Rreke shiu te disiplinuara si ne rreshtat e ushtrive,te lindura te bashkuara plot kurajo e eufori,kalojne skajet e qiellit !Formojne shkrepetimen bubullimen formojne shiun edhe bresherin bien mbi bote pa pushim.Te bertasin ulerasin keshtu do t’i ndegjojne!
Erdhi çasti i shume pritur merni forca miqt e mi pergatituni se perpara eshte toka dhe pak ja dhe pak… heshtje.
Ne fakt ndryshoi gjithçka... bota hapi çadren.
Nessun commento:
Posta un commento