Ndalohet ne mendje nje kujtim,nje premtim i harruar.
Ku jetojme ? Ne nje mjedis te huaj jemi te huaj.
Nje i urte pat thene se njeriu eshte bere prej dheut ku do te varroset,s’ka rendesi se ku ka lindur,rendesi ka ku do te vdese,me cilin dhe do te behesh nje.Kujt i jep rendesi ne kete jete,kujt drite i gezohesh?çfar te ben te buzeqeshesh me gaz?Ja ulur ne nje erresire…te kujtoj.
Diten kur do te varrosesh te premtoi se nuk do te qesh,te pata thene.Te premtoi se mendja ime do te perqendrohet vetem tek ty.Sa grade te eshte ftohur trrupi,sa e zbehte je bere e sa je nxire.
Te premtoj,do te ulem ne nje cep e do te te kujtoj,buzeqeshjen tendo do kujtoj,e do te shoh rreth e rrotull meje se kush po buzeqesh sot.Aty do ta dua heshtjen mu sikur ti je heshtur tashme.
Çfar po mendon?Po kujton jeten tende ,aty i mbuluar me qefin?Dhe une jeten tende po kujtoi.Jam ulur ketu ne nje cep qe premtimin te ta mbaj qe at’here kur i fika dritta gjendjes tende te ti ngjaj.
A thua brenda meje s’ka me ndjenja ,e menda t’me jet e mpire,ndoshta zemra me ka plasu ashtu siç te plasi ty ! Nuk ndiej gje,nuk ndiej gje dhimbje,sa çudi..Qe kur te pash te fikur e te tjeret te qanin me oii,une buzeqesha siç te pata premtuar.Kur te mbaja doren tende ende te ngrohte e ne vesh te kujtoja:-Kurajo zemer,pas pak do te vij engjelli do te te mar shpirtin,te kujtohet si te pata thene?Shpirtin do te ta mbledhin,e engjej te tjere do ta çojne lart ne qiej.
Me sy buzeqeshes me pohoje e lusje Zotin dhembjet te te mbaronin,ja mbaruan, ketu.
Ah shpresoj motera ime te te ken mbaruar dhembjet ketu.
Naten e mbremshme ndenjem prap bashke,e ti prap me buzeqeshje,teksa mbi qefinin tend te perserisja suret qe te premtova ato qe aq shume i doje ti,i kishe aq per zemer.
Buzeqeshje kur te thoja,-Motra ime muslimane!,nuk ta kish thene njeri me pare,e di.
Jam ulur te te kujtoj,siç te pata premtuar.
Roja jote u bera siç te pata premtuar,te mos vajtonte kush mbi koken tende,ai qe mendjen do ta shkrinte me dhembjen.
Motra ime,nuk te lava dot une, ballin me ere te mire nuk ta leva une.Sa i ftohte ishte bere balli yt kur e putha per here te fundit,poshte tij kane rrjedhur shume lot per dashurine ndaj Zotit tone,me kujtohet...
Te premtoja dhurata kur te ishe ne boten e varrit,ti do t’i njihje qe ishin te miat,ato sure do te te dergoja,pikerisht ato qe doje ti.
Te dyja do te takohemi perseri ne ate fushe te gjer ne ate dite te veshtire.
Jam ulur ketu ne nje cep,per Zotin po mbaj premtimin.
Nessun commento:
Posta un commento